Mënyra dëftore Koha e tashme
|
Unë |
jam |
Ne |
jemi
|
Ti |
je |
Ju |
jeni
|
Ai, ajo |
është |
Ata, ato |
janë
|
Shembuj fjalish me foljen jam
- A.
- Këtu janë një burrë, një grua dhe dy fëmijë.
- Burri është shqiptar.
- Gruaja nuk është shqiptare.
- Fëmijët janë shqiptarë.
- B.
- Këtu jemi në Shqipëri.
- Shqipëria është vend ballkanik.
- Dielli është i nxehtë.
- Shqiptarët janë besnik.
- C.
- Mirëdita, zotëri. Si jeni?
- Jam shumë mirë. Faleminderit. Po ju?
- Nuk jam shumë mirë sot.
- Ç.
- Ku janë fëmijët? / Fëmijët, ku janë?
- Dy janë këtu dhe dy janë në Durrës.
- A janë të kënaqur ata? Po, janë shumë të kënaqur. Durrësi është qytet i bukur.
- D.
- A është në shtëpi Agimi?
- Jo, ai nuk është këtu. Sot është në shkollë.
- Po Iliri dhe Miranda, a janë aty?
- Jo as ata nuk janë këtu, janë jashtë.
- Mirë, mirupafshim!
- Dh. Përgjigjuni pyetjeve (Shembulli Miri dhe Beni janë shqiptarë.)
- Çfarë janë Miri dhe Beni? (shqiptarë).
- Çfarë janë Pino dhe Xhino? (italianë).
- Çfarë janë Sergei dhe Aljosha? (rusë).
- Çfarë janë Pjeri dhe Zhani? (francezë).
- Çfarë janë Enri dhe Xhimi? (amerikanë).
- E. Përgjigjuni pyetjeve sipas shembujve të dhënë:
- (Ju) jeni i huaj? Po, jam i huaj. Jam francez. Jo, nuk jam francez, jam gjerman.
- (Ju) jeni italian?
- (Ju) jeni gjermane?
- (Ju) jeni zvicerane?
- (Ju) jeni rus?
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje[redakto]
- A.
- Ç'ditë është sot?
- Sot është e hënë.
- Po nesër ç'ditë është?
- Nesër është e martë.
- Po masnesër?
- Pasnesër është e mërkurë. / E mërkurë.
- Ç'dit ishte dje?
- Dje ishte e diel.
- Po pardje ç'ditë ishte?
- Pardje ishte e premte.
- B.
- Sot është ditë pune.
- Nesër është ditë pushimi.
- Pse ç'është nesër?
- Nesër është e shtunë. Pasnesër është e diel.
- E shtuna dhe e diela janë ditë pushimi.
- C.
- Si është koha sot?
- Sot është kohë e mirë/e keqe. Sot është vapë (ngricë).
- Sot është ditë pranverë/verë/vjeshte/dimer.
- Sot është ditë me shi/borë/erë/mjegull.
- Ç.
- Pranvera është e freskët. Vera është e nxehtë. Vjeshta është me shira dhe me erë. Dimri është i ftohtë, me borë, akull e ngrica.
Ditët e javës
|
Stinët e vitit
|
E hënë |
E premtë |
Pranvera
|
E matë |
E shtunë |
Vera
|
E mërkurë |
E diel |
Vjeshta
|
E enjte |
|
Dimri
|
|