Jump to content

Gjuha jonë/Paranjohuri/0

Nga Wikibooks

Alfabeti i gjuhës shqipe

[redakto]

Gjuha shqipe shkruhet me alfabetin latin. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja latine të thjeshta ose të kombinuara për të paraqitur vlerat fonetike të 36 fonemave.

Alfabeti i shqipes ka shkronja të mëdha e të vogla, shtypi dhe dore:

Tabela 1.

Gjuha letrare shqipe ka 7 fonema zanore, që përfaqësohen nga 7 shkronja të thjeshta (a, o, u, y, i, e, ë) dhe 29 fonema bashkëtingëllore, që përfaqësohen nga po aq shkronja latine të thjeshta ose dyshe (bigrame), si më poshtë : b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr,s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh

==Shenjat e pikësimit==futja kot

Shenjat e pikësimit
Simboli Shenja Simboli Shenja
. pikë ... tri pika
, presje " " thonjëza
; pikëpresje ( ) kllapa
? pikëpyetje [ ] kllapa katrore
! pikëçuditje - vizë lidhëse
: dy pika ' apostrof
***: tre yje

Zanoret

[redakto]

Shqipja letrare ka vetëm zanore gojore. Nuk ka anore hundore dhe nuk dallohen në të shkruar zanore të gjata e të shkruar.

a [a]: ai, ajo.
o [o]: kos, po, jo.
u [u]: burrë, ju, bukë.
y [y]: yll, ky, aty.
i [i]: im, ime, mirë.
e [e]: erë, atdhe, emër.
ë []: është, hënë, asgjë.
Shënim
Fonema ë e shqipes letrare i përjegjet tingullit ët toskërishtes {është, zë, nëna, mëzi} dhe zanores a hundore të gegërishtes (asht, za, nana, mazi).

Bashkëtingëlloret

[redakto]

Shumica e bashkëtingëlloreve janë shkronja latine të thjeshta, ose dyshe (bigrame) të përshtatura për disa fonema të shqipes që mungojnë në gjuhët neolatine.

b [b]: baba, bori i bukur.
c [ts]: ca, copë, mace.
ç []: çifteli, çantë, çelës.
d [d]: dardhë, dash, det.
dh []: dhe, dhjetë, i bardhë.
f []: familje, faqe, fëmijë.
g []: gisht, gojë, gotë.
gj []: gjashtë, i gjatë, gjel.
h []: ha, hundë, hyj.
j []: jam, javë, jo.
k []: ka, kalë, kosovar.
l []: laj, lek, lexoj.
ll []: (shqiptohet si anglisht hill): llafazan, llambë, llullë.
m []: mace, maçok, mal.
n []: natë, nesër, nisem.
nj []: një, njeri, njoh.
p []: pallat, peshk, po.
q []: qafë, qen, qofte.
r []: radio, raki, e re.
rr []: rresht, rreth, rrush.
s []: sa, student, sy.
sh []: shqip, shat, shami.
t []: taksi, tetëdhjetë, top.
th []: thanë, thembër, thes.
v []: valle, vonë, vajzë.
x []: xixë, nxënës, i nxirë.
xh []: xhaketë, xham, vaixhe.
z []: zakon, zemër, zero.
zh []: zhavorr, zhurmë, zharpinë.

Drejtshqiptimi dhe drejtshkrimi

[redakto]

gjuha shqipe

ka si parim themelor të drejtshkrimit parimin fonetik, sipas të cilit fjalët shkruhen ashtu si shqiptohen dhe anasjelltas. Ky parim zbatohet në pjesën më të madhe të fjalëve, si edhe emrat e përveçëm të njerzëve e të vendeve, qofshin shqiptarë, qofshin të huaj. e vetmja zanore që shkruhet edhe në disa raste ku, në fakt, nuk shqiptohet është ë fundore, si :punë, pjesë, fjalë, shkollë, shkallë, rrugë, kam dalë, kam vjelë, kam sjellë, kam mbjellë,, si dhe në disa pozicione në gji të fjalës: pjesëmarrës, arkëtar, këmbëshpejtë, argëtim, anëtarësi, mirësi etj.


Mbi këtë bazë shkruhet sipas shqiptimit që kanë, në gjuhën prej nga merren, edhe fjalët e huazuara nga gjuhët tjera, si edhe emrat e vendeve e të njerëzve, si: Diana, Ilada, Beriloz, Diogjen, Etiopi, Hesiodi, Violetë, Jemen, Jalta, Jerusalem, Jordani, Azerbaixhan, Bajron, Bajkal, Hajne, Kajro, Lajpcig, Tajlandë, Versajë, Xhamajkë, Bejrut, Cejlon, Marsej, Rio de Zhanejro, Gëte, Bethoven, Zhan Zhak Ruso, Shiler, Shopen, Shtajnbek, Vagner, Shekspir, Nju-Jork, Uashington, Uollstrit, Uilson, Sharl dë Gol, Çarli Çaplin' etj. .

Theksi

[redakto]

Në gjuhën shqipe të shkruar nuk përdoret asnjë lloj theksi. Si rregull, shumica e fjalëve të shqipes e kanë theksin në rrokjen e parafundit (paroksitone): arë, urë, erë, orë, dorë, derë, darë, punë, fjalë, shkollë, shkallë, hënë, nënë, të holla, të gjata, të lashta, të kuqe, ishull, faqe, sipërfaqe, këmbë, këngë, shkop, dardhë, mollë.


Një numrë fjalësh janë me theks fundor (oksitone), por ato janë të pakta dhe theksimi i tyre fundor del nga konteksti, pa qenë nevoja për ndonjë shenjë të veçantë: fe, rrufe, be, shtëpi, çati, parti, rini, liri, lmturi, bukuri, dashuri, dituri, egërsi, trimëri, si dhe disa fjalë me origjinë nga turqishtja, si: baba, kala, hata, bela, bakllava, penxhere, tenxhere, xhami, minare etj.

Ka edhe sasi fjalësh me theksin në rrokjen e dytë para fundit (proparoksitone), si: flutura, petulla, vetulla, shpatulla, kumbulla, vjedhurazi, fshehurazi, rishtazi.

Shënim
Një numër i kufizuar fjalësh kanë formë fonetike të njëjtë (identike) dhe dallohen vetëm nga theksi. Në këto raste, për të mos shkaktuar keqkuptime, mund të përdoret edhe shenja e theksit, si p.sh.: bári dhe barí, drejtóri dhe drejtorí, minístri dhe ministrí, stóli dhe stolí, kálli dhe kallí.

< -1
faqe
- 0 -

1 >
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
Gjuha jonë
Shkalla I-rë
kapitullin: Paranjohuri
Alfabeti i gjuhës shqipe
Shenjat e pikësimit
Zanoret
Bashkëtingëlloret
Drejtshqiptimi dhe drejtshktimi
Theksi
Përshëndetje
Numërimi nga 1 - 10
Disa fjalë dhe fjali të thjeshta
Fjalë dhe forma fjalësh
Njëjës dhe shumës
Fjalë dhe forma gramatikore
Përemra
Çfarë ka në klasë?
Fjala një si nyjë
Numërorët
Dialog
Vende, popuj, gjuhë
Mbaresat e trajtës së shquar
Mbiemrat që tregojnë ngjyra
Ditët e javës, muajt dhe stinët e vitit
Dialog
Sa është ora?
Vaktet e ditës
Ora e Elionit
Dialog
Folja ndihmëse jam
Sot, nesër, pasnesër, dje, pardje
Emra farefisnie
Për t'u njohur me shokë dhe miq
Biseda të zakonshme
Dialog
Pjesët e trupit
Trupi i njeriu
Modele fjalish me pjesët e trupit
Forma pohore, pyetëse dhe mohore e foljes jam
Si je?
Ku je? Ku jeni? Ku janë?
Kush je ti, kush është ai (ajo)?

< -1
faqe
- 0 -

1 >