Dita ka 24 (njëzet e katër) orë.
Ora ka 60 (gjashtëdhjetë) minuta.
Minuta ka 60 sekonda.
|
|
Sa është ora? Tani është ora tetë. ose Është ora tetë.
|
Sa është ora? ose Sa e keni orën, zotëri (zonjë)? Ora është tetë e njëzet. ose Tetë e njëzet.
|
|
|
Sa është ora, ju lutem? Ora është tetë e një çerek.
|
Sa është ora, Beni? Ora është dhjetë pa dhjetë minuta. ose Dhjetë pa dhjetë.
|
|
|
Sa do të jetë ora vallë? Ora po shkon dymbëdhjetë, është plotë dymbëdhjetë pa një minutë.
|
Sa është ora vallë? Ora është dymbëdhjetë plot. ose mesditë.
|
Vini re!
|
dymbëdhjetë e ditës ose mesditë,
|
dymbëdhjetë e natës ose mesnatë.
|
Sa është ora tani?
|
|
|
Ora është dy pas mesnate ose Dy e natës.
|
Ora është katër e mëngjesit.
|
Vaktet e ditës janë: mëngjesi, dreka, darka.
Në mëngjes (ora gjashtë deri në orën dhjetë) përshëndetja është: mirëmëngjesi
Nga ora dhjetë deri në orën gjashtë pas dreke përshëndetja është: mirëdita ose tungjatjeta (kur takohemi) dhe ditën e mirë! (kur largohemi).
Nga ora 12 deri në orën 14 ose 15 (kur largohemi) përshëndetja është: drekën e mirë!
Në mbrëmje përshëndetja është: mirëmbrëma! (kur takohemi) dhe natën e mirë! (kur largohemi).
Elioni bleu një orë dore të re. Ora e Elionit është e rrumbullakët. Ajo ka një fushë të bardhë dhe tre akrepa: akrepin e vogël që tregon orët, akrepin e madh që tregon minutat dhe një akrep shumë të vogël, i cili tregon sekondat.
Ka disa lloje orësh: orë muri, orë tryeze, orë dore etj.. Orët e dorës për burra janë më të mëdha se orët e dorës për gra. Ora e qytetit. Orë me zile. Pra, ka orë muri, orë tryeze, orë dore për burra, orë dore për gra. Kur ora nuk shkon mirë, shpiem tek orëndreqësi.
Vini re:
|
- orë > orar
- Ora është në rregull.
- Ora nuk është në rregull.
- Ora shkon përpara.
|
- orari i punës, orari zyrtar.
- Ora shkon mirë.
- Ora nuk shkon mirë.
- Ora mbetet prapa.
|
Modele përdorimi:
Pas një ore. Pas disa orësh. Orë e çast. Orë e pa orë. Ora e mësimit. Orë për orë. Një orë e më parë. Tetë orë pune.
|
- Nëna : Kur fillon mësimi?
- Djali: Mësimi fillon në orën tetë të mëngjesit.
- Nëna : Kur niset treni? ose Në ç'orë niset treni?
- Djali: Treni niset në orën shtatë e pesë.
- Nëna : Në ç'orë arrin në Durrës?
- Djali: Treni arrin në Durrës në orën tetë e pesë.
- Nëna : Për sa orë arrin treni në Pogradec?
- Djali: Në Pogradec treni arrin pas pesë orësh.
- Nëna : Sa orë zgjatë puna?
- Djali: Puna zgjatë tetë orë.
- Nëna : Në ç'orë hapen zyrat? ose Në ç'orë fillon puna?
- Djali: Zyrat hapen në orën tetë. ose Puna fillon në orën tetë.
- Nëna : Dhe në ç'orë mbyllen?
- Djali: Zyrat mbyllen në orën tre pas dreke (ose në orën pesëmbëdhjetë)
|