Jump to content

E mira dhe e keqja/24

Nga Wikibooks

A është ‘vepër e shëmtuar’,

krijimi i personit me aftësi të kufizuar


Faqe 23
faqe
- 24 -

Faqe 25
Tani të shohim se çfarë statusi i kap personat me aftësi të kufizuar. Le të marrim në konsideratë personat, të cilët kanë lindur të verbër, të çalë, të paralizuar në këmbë, apo diku tjetër. Krijimi i njerëzve të tillë, a nuk duhet të konsiderohet si një vepër e shëmtuar?

Atyre, të cilëve bëjnë pyetje të tilla, iu themi: ju nuk kuptoni asgjë nga urtësia e All-llahut xh.sh.. Kemi shumë gjëra, shumë më të mëdha se këto, që sikur të ndodhte që ato të përplaseshin, do të ndodhnin katastrofa të madhe. Sikur dielli të përplasej me planetet, ose p.sh. sikur ai të eksplodonte, do të shkatërrohej i tërë universi. Për këtë arsye, themi se krijesat e Zotit janë të krijuara në formën më të përsosur, dhe me një precizitet shumë të lartë. Ato nuk shmangen nga preciziteti i tyre për asnjë sekondë të vetme.

Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh., në Kuranin Kerim:

" لا الشمس ينبغي لها أن تدرك القمر ولا اليل سابق النهار و كل في فلك يسبحون "
“(është caktuar që) Dielli, mos t’a arrijë hënën, e as nata t’a parakalojë ditën; të gjithë lundrojnë nëpër univers (secila nëpër orbitën e vet).” [1]

Këtë gjithësi, All-llahu xh.sh. e krijoi si një sistem të përsosur, dhe të përkryer. Në këtë univers ekziston edhe jeta në tokë, e cila nuk përjashtohet nga ky sistem i përsosur, përderisa është brenda universit. Jetë njerëzore është ngritur mbi bazën e individit, fisit, kombit dhe bashkësive (ummeteve). Brenda tyre, ekziston një përqindje shumë e vogël njerëzish, që është prekur apo që vuan nga mungesa e disa aftësive normale, sikurse i kanë të tjerët. Disa nuk janë në gjendje të flasin, disa të tjerë nuk mund të lëvizin. Nëse këta i krahasojmë me të tjerët që janë normalë, do t’a shonim që ata dallojnë dhe ndryshojnë, por ne nuk e dimë arsyen absolute të ekzistencës së këtij ndryshimi. Por ne këtu, mund të paraqesim dy qëllime, që All-llahu xh.sh. dëshiroi të na i tregojë.

Qëllimi i parë, ka të bëjë me sprovimin e begative që All-llahu xh.sh.na ka dhuruar. Nëse dikush takon një njeri të verbër dhe e dëgjon atë duke thënë: Falënderoj All-llahun xh.sh. i cili më shpëtoi prej shumë gjërave, prej të cilave janë duke u sprovuar krijesat e Tij[2] , atëherë ai e ndien se edhe pse njeriu që ka përpara është i verbër, ai e falënderon All-llahun për mirësitë e tjera që i ka dhënë, dhe kështu, këtij njeriu i jepet mundësia të pendohet prej mëkateve, duke ju falenderuar begatisë së tij, që nuk i mungon asgjë.

Kështu është edhe me personin e paralizuar, i cili nuk ka mundësi të lëvizë. Ai shërben si një shembull sprove për njeriun e shëndoshë. All-llahu e sprovon nëse ai do të kthehet apo jo drejt qiellit, duke i ngritur duart lart dhe duke thënë: Të faleminderit o Zot, që më krijove të aftë që të mund të lëviz. Por, nëse gjatë jetës tënde, nuk sheh askënd me të meta fizike, a do të të ishte kujtuar një falënderim i tillë ndaj All-llahut, që të ka begatuar me gjithë këto aftësi të mrekullueshme fizike? Sigurisht që jo. Sepse, në këtë jetë dinamike, do t’a kishe harruar këtë lloj mirësie. All-llahu të ka dhuruar ty plot mirësi, dhe kështu do të të shtohet imani kur të dalin parasysh këta njerëz, pasi ata do t’i përkujtojnë begatitë dhe do të të kthjellin për t’a falënderuar Atë.

Qëllimi i dytë ka të bëjë me vetë fizikun tonë. Me këtë, i Lartësuari, sikur do të na thotë se ogranet, të cilat i kemi, nuk funksionojnë me dëshirën tonë njerëzore, por ato funksionojnë dhe i nënshtrohen urdhërit të All-llahut për të vepruar.

Ti thua se ‘unë shoh me sytë e mi’. Por, All-llahu të ka dërguar shembuj, që të bindesh se edhe të tjerët kanë sy, por nuk shohin, derisa ty të bëhet e qartë se ti sheh me Fuqinë e All-llahut xh.sh. që ia ka dhënë syrit tënd cilësinë e të pamurit.

Ti, gjithashtu, thua se je duke ecur me këmbët e tua. Për këtë arsye, i Lartësuari të ka dërguar shembuj, për të të dëshmuar se njeriu i paralizuar i ka këmbët, por nuk ecën dot. Kjo, gjithashtu, është bërë me qëllim që ti t’a kuptosh se je duke ecur me Fuqinë e All-llahut xh.sh., që u ka dhënë këmbëve të tua mundësinë e lëvizjes.

Referencat
  1. Kur’an, 36 / 40
  2. Kur i verbëri e ndien veten se është i privilegjuar nga All-llahu, sepse ai nuk po sprovohet sikurse janë duke u sprovuar ata që nuk janë të verbër. D.m.th. Nuk mëkaton syri e atij që nuk sheh, ashtu siç mëkaton syri i atij që sheh.(kom. i përkthyesit).

Faqe 23
faqe
- 24 -

Faqe 25