Jump to content

E mira dhe e keqja/23

Nga Wikibooks

Gjërat që mendja e njeriut s’i kupton


Faqe 22
faqe
- 23 -

Faqe 24
Tani le të shohim gjërat që mendja njeriut nuk i kupton. Disa njerëz thonë: Nëse All-llahu i Lartëmadhëruar e ka ndaluar mishin e derrit, atëherë pse e krijoi atë?

Kjo është një pyetje e cekët, që buron nga mendja jobesimtare. All-llahu xh.sh. është Ai, që krijoi çdo gjë në univers, dhe gjithçka që Ai krijoi, e kryen detyrën e vet, pa marrë parasysh, a është kjo gjë në dijeninë tonë, apo jo.

Kush u ka thënë njerëzve, se derri është krijuar për t’a ngrënë mishin e tij? Ndoshta, All-llahu e ka krijuar atë, për t’i pastruar plehërat nga biliarda mikrobe që kanë. Kështu ndihmon në mosshtimin dhe shpërndarjen e tyre, në mënyrë që njeriu të mos t’a pësojë dhe të mos vuajë shumë. Përderisa All-llahu, e ka ndaluar mishin e tij, Ai e ka krijuar atë për diçka tjetër, e jo për ngrënien e mishit të tij.

Dikush tjetër pyet: pse Zoti i krijoi gjarpërinjtë, akrepat, kafshët e egra etj.,të cilat e frikësojnë dhe e shqetësojnë njeriun?

Atij i themi se: ti nuk je duke e kuptuar qëllimin e krijimit të këtyre krijesave. Ato ekzistojnë në tokë (univers) për të treguar dhe dëshmuar Fuqinë e All-llahut xh.sh. në botë. All-llahu nënshtroi në shërbim të njeriut shumë kafshë, duke na dhuruar shumë të mira prej tyre, krahas edhe kënaqësive të tjera, që ato na japin. Porse njeriu nuk e di, dhe nuk do ta kuptojë kurrë, pse All-llahu i Lartëmadhëruar disa prej kafshëve i bëri t’i nënshtrohen dhe t’i përulen fuqisë së tij, ndërsa disa të kafshë të tjera i bëri që të mos i nënshtrohen forcës së njeriut.

Shohim se si një fëmijë i vogël kalëron një deve të madhe! Sikur deves, rastësisht, t’i tekej t’a shqelmonte fëmijën, do t’a mbyste atë në vend. Por ja që, deveja i nënshtrohet plotësisht fëmijës. Ai e nget atë si të dojë, e detyron të ecë, kur dhe nga të dëshirojë ai, gjithashtu ai i jep për të ngrënë kur të dëshirojë.

Disa njerëz mendojnë se është një gjë normale që fëmja t’a bëjë këtë sepse ka mundësi për t’a bërë, por e vërteta është se deveja i nënshtrohet fëmijës nëpërmjet urdhërit dhe Fuqisë së All-llahut xh.sh. Ai ka bërë që deveja t’i bindet dhe t’i përulet çdokujt prej qenieve njerëzore, kur ato t’a urdhërojnë atë.

Por nuk është kështu p.sh. me gjarpërin dhe me akrepin. Këto gjallesa janë më të vogla në krahasim me deven, plus kësaj janë edhe më të pafuqishme se ajo. Por, nëse mundohemi t’i përvetësojmë, ose të kërkojmë prej tyre të na nënshtrohen, ato do të refuzojnë dhe ne nuk do të mundemi t’i komandojmë, sepse ato nuk janë urdhëruar për të na u nënshtruar ne. Sikur të ishte se gjallesat do t’i nënshtroheshin vullnetit të njeriut, atëherë ai, së pari, do të kërkonte t’i nënshtroheshin gjallesat më të dobëta dhe më të vogla, siç janë insektet. Por, All-llahu këto nuk ia nënshtroi vullnetit njerëzor.

Përderisa, gjendja është kjo që është, ne duhet t’a kuptojmë se mundësitë tona janë të pakta dhe të kufizuara. Ne, me këto mundësi që kemi, nuk jemi në gjendje që të nështrojmë me forcën tonë ndonjë gjallesë. Prandaj, duhet t’a respektojmë dhe t’i jemi mirënjohës Atij, që na mundësoi që disa kafshë të caktuara të jenë në shërbimin tonë, që prej disave të marrim mishin, qumështin, apo pjesë të tjera, si lëkurën, leshin, puplat, gëzofin, etj. Ne, sado forcë të madhe që të kemi, nuk do të arrinim kurrë që të nënshtronim askënd, pa Fuqinë e All-llahut xh.sh.

Le të shqyrtojmë tani, sëmundjet e ndryshme të cilat e prekin njeriun. Në to, vërtet, kemi urtësi, por njeriu nuk i njeh dhe nuk i kupton këto urtësi. All-llahu xh.sh. me këto sëmundje, dëshiron që t’ua bëjë me dije mizorëve në rruzullin tokësor, që të mos tentojnë t’a mashtrojnë vetveten, me forcën dhe pushtetin që u ka dhënë Ai. All-llahu i Lartëmadhëruar, atyre iu thotë se forca juaj është zero, sepse sikur të dëshironte, Ai do t’iu shfaroste nga faqja e dheut, me anën e disa mikroorganizmave (bakterieve), të cilat vërtet janë mikroskopike, por janë shumë precize. Syri i njeriut nuk i sheh ato, megjithatë ato kanë fuqi shkatërrimtare, dhe e bëjnë njeriun të mos ketë mundësi të lëvizë fare. Ato i bëjnë njerëzit të dergjen në shtrat dhe të mos mund të ngrihen dot në këmbë.

Jo vetëm kaq, por ato i shkaktojnë njeriut edhe dhembje shumë të mëdha. Njeriu, këto gjallesa, nuk duhet t’i neglizhojë, sepse forca, mundësia dhe mendjemadhësia e tij nuk vlejnë fare, përpara këyre mikroorganizmave. Ai duhet t’a kuptojë se, këtu ka të bëjë me Fuqinë e All-llahut të Lartëmadhëruar. Le të mos harrojë, se një ditë të afërme do të takohet me Zotin e tij, dhe duhet t’a ketë paraysh se atë ditë do të merret në pyetje. Atë ditë, nuk do të ketë me vete as fuqi, as privilegje, as mundësi e as ndihmuesit e tij, që i ka pasur në këtë botë. Atë ditë, All-llahu xh.sh., e ka cilësuar si vijon :

" يوم تبلي السرائر فماله من قوة و لا ناصر"
“Në ditën kur fshehtësitë do të shpalosen; njeriu nuk do të ketë as forcë, e as ndihmues.”[1]

Disa sëmundje, duken qartë se janë sinjale të drejtësisë së All-llahut xh.sh. Ai, i cili e tepron në ushqim, ai ka marrë më tepër se sa i takon nga ushqimi i begatisë së përgjithshme. Prandaj, All-llahu xh.sh., dikujt prej njerëzve, të cilët e kanë tepruar në ushqim gjatë së jetës së tyre, iu dërgon ndonjë sëmundje, me anën e së cilës ia ndalon ushqimin e tepruar. Për t’ia përkujtuar atij, se ai, për disa vite me rradhë, ka marrë më tepër ushqim, se sa i ka takuar, dhe kështu i kompesohet në vitet që i kanë ngelur me ushqim të racionalizuar.

P.sh. ata të cilët kanë ngrënë ëmbëlsira të shumta, për disa vite me radhë, sëmuren nga sëmundja e sheqerit, dhe kështu atyre ju ndalohet nga mjekët të hanë më shumë se gjysmën e ëmbëlsirës së servuar. Nëse arrin një shkallë të përkeqësimit të tepërt të sëmundjes së sheqerit, ndoshta, të tillit do t’i i ndalohet të hajë edhe bukën e bardhë, ose do t’i lejohen vetëm copëza të vogla buke. Por, mund të ndodhë që t’i ndalohen edhe shumë artikuj të tjerë ushqimorë, me përjashtim të bukës së zezë ose të thekrës, edhe pse më herët, ai ishte nga ata, që i përbuzte këto bukë, dhe kështu ai do të vazhdojë t’i kalojë vitet e mbetura të tij, deri në përfundimin e jetës në këtë botë.

Për këtë arsye, All-llahu i Lartëmadhëruar, thotë:

" و كلوا واشربوا و لا تسرفوا انه لا يحب المسرفين"
“...dhe hani e pini, por mos e teproni, sepse Ai nuk i do ata që e teprojnë.”[2]

Përderisa All-llahu xh.sh., na ka urdhëruar që t’a mbajmë drejtësinë, ndërsa del dikush dhe nuk i përmbahet kësaj drejtësie, atëherë, ai do të përjetojë atë që nuk e dëshiron, pasi ai i ka thyer rregullat e drejtësisë.

Ai, i cili e tepron p.sh. duke mos fjetur gjatë natës, ai do t’a ç’rregullojë shëndetin. Kështu, me kalimin e kohës, për shkak të përkeqësimit të shëndetit, ai do të kalojë në një gjendje, prej së cilës nuk do të mund të ngrihet prej shtratit. Ndoshta, dëshira e drejtësisë së All-llahu xh.sh, është që ai t’a plotësojë dhe kompesojë gjumin e pabërë, nëpërmjet sëmundjeve. I Lartësuari, në një hadith Kudsij thotë[3]:

" ان الله عز و جل يقول يوم القيامة:

يا ابن أدم. مرضت فلم تعدني . قال يا رب, و كيف أعودك و أنت رب العالمين؟ قال : أما علمت أن عبدي فلانا مرض فلم تعده . أما علمت انك لو عدته لوجدتني عنده؟

يا ابن أدم . استطعمتك فلم تطعمنيز قال : يا رب . و كيف أطعمك و انت رب العالمين؟ قال : أما علمت أنه أستطعمك عبدي فلان فلم فلا تطعمه؟ أما علمت أنك لو أطعمته لوجدت ذلك عندي؟

يا ابن أدم. استسقيتك فلم تسقني . قال : يا رب, كيف أسقيك و أنت رب العلمين؟ قال : استسقاك عبدي فلان فلم تسقه . أما انك لو سقيته لوجدته ذلك عندي.

Vërtet, All-llahu xh.sh., në Ditën e Gjykimit, do të thotë :

O bir i Ademit: U sëmura, por ti nuk më vizitove.
(Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si të të vizitoja unë, kur Ti je Zoti i botëve?
(All-llahu do të) Thotë: Kur ti e kuptove se robi im, filani, ishte sëmurë, pse nuk e vizitove? A nuk e dije se po t’a vizitoje atë, do të më gjeje Mua aty, pranë tij!
O bir i Ademit: Të kam ushqyer, pse nuk më ushqeve?
(Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si mund të të ushqeja unë, kur Ti je Zoti i botëve?
(All-llahu do të) Thotë: Kur ti e dije se të ka kërkuar të ushqyer robi im, filani, atëherë pse ti nuk e ushqeve atë? Sikur t’a dije dhe t’a ushqeje atë, do t’a gjeje atë tek Unë!
O bir i Ademit: T’a kam larguar etjen, pse nuk m’a largove edhe ti atë?
(Njeriu) Do të përgjigjet: O Zoti im; si mund të t’a largoja unë Ty etjen, kur Ti je Zoti i botëve?
(All-llahu do të) Thotë: Të ka kërkuar largimin e etjes robi im, filani, ndërsa ti nuk e shërbeve atë me ujë. Sikur t’a shërbeje me ujë, do t’a gjeje atë tek Unë!

Çdo i sëmurë është afër All-llahut xh.sh., ai stimulohet me anë të sëmundjes së tij, sepse kjo sëmundje do t’ia lehtësojë dënimet në ahiret. Atij do t’i lehtësohet për aq, sa ka duruar dhembjet gjatë sëmundjes së tij. Kjo duhet të kuptohet si një privilegj, sepse është një shpagim shumë i madh. Faktin, që është i stimuluar nga All-llahu i Lartëmadhëruar, njeriu duhet t’a pranojë me kënaqësi, ashtu siç çdo i sëmurë i pranon me kënaqësi shërbimet e dikujt në këtë botë. Edhe këtyre shërbyesve, qofshin ata, familjarët e tij apo jo, do t’iu shpaguhet mundi i përpjekjeve të tyre, për t’ia kthyer forcën e humbur të afërmit të tyre, nga sëmundja që e ka kapluar.

Referencat
  1. Kur’an, 86 / 9-10
  2. Kur’an, 7 / 31- Sipas përkthimit të Dr. Feti Mehdiut
  3. Hadith Kudsij – janë fjalët e All-llahut të shprehura prej Muhammedt s.a.v.s., e jo të thëna në Kur’an...

Faqe 22
faqe
- 23 -

Faqe 24