Jump to content

E mira dhe e keqja/25

Nga Wikibooks

Fillimi i mohimit


Faqe 24
faqe
- 25 -

Faqe 26
All-llahu i Lartësuar, gjithmonë dëshiron t’a largojë mashtrimin nga njeriu. Sepse mashtrimi është fillimi i mohimit të All-llahut xh.sh. Kur njeriu mashtrohet, mendon se ai nuk ka nevojë për All-llahu xh.sh.. Kur ai të ketë arritur në këtë shkallë të të menduarit, ai nuk e ndien veten se duhet t’a respektojë dhe të kërkojë pëlqimin e Tij! Në fakt, pse t’a ndiejë atë nevojë, kur ai mendon se është në gjendje të bëjë atë, që ai dëshiron t’a bëjë.

I Lartësuari dëshiron, nga Mëshira e Tij, t’i mbrojë robërit e Tij nga mashtrimi, dhe kush largohet nga All-llahu xh.sh., Ai ia përkujton se gjuha nuk është në gjendje të flasë pa lejen e Tij, syri nuk mund të shohë pa lejen e Tij, dhe gjithashtu edhe këmbët nuk mund të ecin pa lejen e Tij.

Me këto janë marrë shumë shkolla filozofike, të cilat janë përpjekur t’a shpjegojnë këtë Fuqi të All-llahut. Njëra, prej këtyre shkollave, thotë: Fuqinë e të Madhërishmit nuk e vërteton askush, përveçse qëndrueshmëria, e cila mbështetet në sistemin e organizuar dhe shumë preciz, që nuk tronditet për asnjë sekondë.

Një shkollë tjetër thotë: universi, të cilin e ka krijuar All-llahu xh.sh., nuk mund të jetë ndryshe nga ai që është, sepse ai mbështetet në një precizitet dhe lidhshmëri zinxhirore të mahnitshme. Kjo është një lëvizje që ka një mekanizim të Lartë. All-llahu qëndron mbi të, dhe bën zëvendësime dhe ndryshime si të dëshirojë Ai vetë. Vullneti i All-llahut xh.sh., nuk mund të kushtëzohet me ligje dhe rregulla të tjera. Lëvizjet mekanike dhe mosndryshimet, në njërën anë, tregojnë se universi mbështetet në themele të shëndosha, kurse ndryshimet, nga ana tjetër, tregojnë prezencën e Fuqisë së All-llahut xh.sh. në univers.

Edhe pse teori të kundërta, All-llahu xh.sh. është Ai, i Cili ka krijuar edhe njërën edhe tjetrën. Krijoi precizitetin për universin e sipërm, ndërsa krijoi ndryshimet për universin e ulët. Këtë, Lartëmadhëria e Tij e bëri për të dëshmuar se, në të, ka precizitet në krijim dhe njëkohësisht të Shfaqë Fuqinë eTij, të dyja së bashku.

Për këtë arsye, të gjithë këta, që i shohim me aftësi të kufizuar (apo handikapatë), janë pak në përqindje. Këto na japin argumentin e Shpalosjes së Fuqisë së All-llahut në univers, se Ai krijon çka të dëshirojë dhe se çdo gjë mbështetet në vullnetin e All-llahut të Lartësuar. Nëse dëshiron Ai të krijojë diçka e krijon atë, e nëse nuk dëshiron, nuk e krijon atë.

Disa njerëz mund të pyesin: cili është faji i tyre që vuajnë? Këtyre njerëzve iu themi: All-llahu xh.sh. ua plotëson atyre mirësitë, duke u dhënë dhunti të tjera shtesë dhe, me to, i bën të barabartë me ata normalët. Atyre iu jep fuqi jo të zakonshme, duke ua plotësuar mungesën, nga e cila vuajnë. Atyre, gjithashtu, ua hap zemrat me krijesat e tjera, dhe i bën të tjerët të kujdesen, duke i siguruar të gjithë. Për këtë thuhet: Secili që posedon mangësi, ka një fuqi tjetër mahnitëse. Sepse këtyre, All-llahu xh.sh., iu jep fuqi për t’a plotësuar vetveten. I bën të dallueshëm në disa gjëra, që normalët nuk janë në gjendje t’i bëjnë.

Shembuj të këtillë kemi shumtë...p.sh. Timur Lengu, njihet në mbarë botën për luftërat dhe betejat e tij, e ai në fakt ka qenë i çalë. Edhe pse e kishte këtë mangësi, ai kishte një ushtri që ishte shembull, për të gjithë komandantët normalë, sepse ai i mundi dhe i mposhti të gjithë ata që ishin normalë.



Faqe 24
faqe
- 25 -

Faqe 26