Jump to content

E mira dhe e keqja/18

Nga Wikibooks

E mira absolute


Faqe 17
faqe
- 18 -

Faqe 19
Nëse dëshirojmë të veprojmë për hir të së mirës, (duhet t’a dimë se) e mira e vërtetë vjen vetëm prej All-llahut të Lartësaur. Ajo, që vjen prej Tij, mbetet dhe nuk zhduket. Ajo vetëm rritet, dhe asesi nuk pakësohet. Pra zhvillohet dhe nuk zvogëlohet. Çdo gjë, që është në botë, zvogëlohet me përjashtim të mirës, që vjen prej All-llahut xh.sh., sepse ajo gjithnjë shkon duke u shumëfishuar.

Një shembull thotë: Pasuria është shërbëtor i mirë, ndërsa zotëriu është i lig. Pra, nëse arrin të kesh pasuri, arrin që të realizosh shumë gjëra, ndonëse jo të gjitha. Nëse atë e vë në shërbimin tënd, mund të blesh me të çfarë të duash, dhe çfarë të shijon. Por, nëse ti, e konsideron atë si zotëruesin tënd, atëherë ti do t’a grumbulloje atë. Ti nuk ke qëllim tjetër, përveç ambicies për të grumbulluar sa më shumë pasuri, ngado që të vijë ajo, qoftë nga rruga e hallallit, qoftë nga e haramit.

Këtë e bën, sepse je bërë rob i pasurisë. Prej saj nuk ke kurrfarë dobie, por përkundrazi, ajo të ka burgosur dhe të ka ndaluar të shijosh ato që dëshiron, sepse ke frikë se mos po të shpenzohet ajo (pasuria). Gjithashtu, pasurinë nuk e përjeton, sepse dëshira e madhe për të, nuk të lejon që ajo të ikë nga ti (të të dalë nga duart).

Duhet t’a kesh parasysh, se pasuria nuk është risku yt i drejtëpërdrejtë. Ajo është risku yt, por në mënyrë të tërthortë. Ti, me të, blen gjëra, por të gjitha ato që i blen nuk i përdor, sepse ti nuk ke dobi të drejtëpërdrejtë. Për ta sqaruar këtë le të marrim si shembull ushqimin. Le të supozojmë se ti ke dy kodra, njërën me flori dhe tjetrën me argjend, ndërkohë që ti je i uritur dhe i etur. A do të mund të ushqehesh prej kodrës me flori? A do të mund të pish prej kodrës me argjend? Sigurisht që jo. Sikur të vijë një njeri me një bidon me ujë, dhe të kërkojë prej teje gjysmën e kodrës me flori, (në këmbim të një gote me ujë), ndërkohë që ti je duke vdekur nga etja, a nuk do t’ia jepje gjysmën e pasurisë? Ndërsa tjetri sjell ushqim, ndërkohë që ti je duke vdekur nga uria, dhe të kërkon gjysmën e kodrës me argjend. A nuk do t’ia jepje? Sigurisht që po.

Pra, çdo gjë që njeriu e përjeton në këtë botë, dhe e mbështet në programin e All-llahut do të ishte e mirë, dhe çdo gjë që e largon prej këtij programi, do të ishte e keqe. Nëse e përdor pasurinë për t’i ndihmuar të varfërit, të gjorët, jetimët, apo për vepra të mira bamirësie, kjo do të ishte e mirë, por nëse e përdor atë për shkatërrimin e njerëzimit, kjo do të ishte e keqe, ose pasuri e pavlerë. Nëse e shpenzon pasurinë për të evituar tiraninë, ose për të pastruar të keqen mes njerëzve, dhe gjykon me drejtësi, kjo do të ishte e mirë. Por, nëse e përdor atë për të rritur vuajtjet e njerëzve, apo për të ushtruar mizori, apo perversitet, kjo do të ishte e keqe. Nëse e kalon jetën me vepra fisnike e të ndershme, kjo do të ishte e mirë, ndërsa nëse e përdor për t’iu shkaktuar dhembje dhe armiqësi njerëzve, kjo do të ishte e keqe.

Kështu pra, nuk kemi të kuptuar absolut të gjësendeve. Por, secila gjë, vlen aq, sa dhe si e shfrytëzon. Nëse e përdor për të keq, siç thamë më sipër, ajo do të llogaritet si mjet i së keqes në univers.



Faqe 17
faqe
- 18 -

Faqe 19