E mira dhe e keqja/17
Çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Para se të fillojmë të flasim për të mirën dhe të keqen, e shoh të domoshme të paraqes se çfarë është e mira dhe çfarë është e keqja, sepse njerëzit kanë opinione të ndryshme për to. E mira është ajo, e cila të përcjell deri tek qëllimi, që nuk ka më të mirë pas tij. Njeriu lind në këtë botë, pastaj fillon e rritet, më pas mbaron shkollën fillore, të mesmen, dhe mbase e mbaron edhe fakultetin, magjistraturën, doktoraturën dhe, në një formë apo në një tjetër, e jeton jetën e vet në këtë botë dhe më në fund edhe vdes. Pastaj ringjallet, dhe nëse ishte i mirë në këtë botë, do të hyjë në xhennet. Kjo, në tërësi, është begatia e përhershme dhe, pas kësaj, nuk ka gjë. Pra, pas xhennetit nuk ka asgjë më tutje, këtu përfundon e mira.
Pra, destinacioni ose qëllimi i kësaj jete është të arrijmë deri tek begatia e përhershme-xhenneti. Këtë qëllim nuk e arrijmë dot, përveçse atëherë kur i kemi peshuar dëshirat me programin e All-llahut xh.sh. Vetëm atëherë kemi arritur deri tek e mira e vërtetë, pas së cilës nuk ekziston diçka tjetër më e mirë se ajo. Ndërsa e keqja, sipas nesh, është çdo gjë që përplaset me dëshirat e egos (nefsit). Çdo gjë që na shijon dhe që e kërkojmë, por që nuk arrijmë që t’a realizojmë, apo nuk arrin që të ndodhë, (gjithçka që bëhet shkak për t’ i penguar ato) ne e konsiderojmë të keqe. Ne ëndërronim dhe shpresonim se do të ndodhte ajo gjë, por ndodhi diçka, që ajo u pengua prej nesh. Nëse je p.sh. tregëtar, dhe të paraqitet shansi për të bërë një kontratë, prej së cilës mendon se do të arrish fitime të mëdha, por ndodh, që për arsye të ndryshme, të ndërrohen çmimet në treg, dhe në vend se të fitosh, ti do të pësosh humbje. Duke qenë në këtë situatë, ti mendon se kjo ishte një e keqe e madhe për ty. Gjithashtu, t’a zemë se je duke kërkuar punë, por “fatkeqësisht” punët u sollën në mënyrë të tillë, që t’i nuk arrin të punësohesh aty ku dëshiron. Edhe këtë, njeriu e konsideron të keqe. Ose, sikur të të ishte dhënë rasti të kaloje në një pozitë më të mirë, apo pushtet më të lartë, por punët rrjedhin ashtu, që ti nuk mund t’a zesh atë pozitë. Edhe këtë, gjithashtu, ti do t’a konsideroje të keqe. Nga kjo kuptohet se e keqja dhe tradita njerëzore ndeshen midis dëshirave, pasioneve dhe epsheve. Pa marrë parasysh, nëse kanë qëlluar rastësisht të ishin në përputhje me programin e All-llahut, ose nuk kanë qëlluar. Njeriu kur shfaq dëshirë të arrijë deri tek qëllimi i tij, ai domosdo, duhet të planifikojë mënyrën se si do të arrijë deri tek ajo dëshirë, gjë që atij do t’i marrë kohë dhe mund. Ta zemë se dikush synon (ka qëllim), p.sh. të ketë sukses në provim. Për këtë arsye, ai shkon në shkollë çdo ditë, kalon kohën në mësime dhe vërtet derdh shumë mund. Ai, ia ndalon vetes që kohën e lirë t’a kalojë me shokët e tij, ose të shikojë ndonjë program televiziv që ia ka ënda, ose e ndalon veten të shkojë me familjen e tij diku, në ndonjë gosti gazmore, etj. Vazhdon të mësojë vazhdimisht, dhe gjithashtu fle shumë pak. Të gjitha këto, i bën vetëm për të arritur qëllimin. Nga përvoja njerëzore, është vërtetuar se njeriu, i cili nuk e ndal veten prej asgjëje që dëshiron për t’a shijuar, nuk mund t’a realizojë asnjë synim të mirë në jetën e tij. Pse? Sepse atij, për të arritur deri tek ajo e mirë, i duhet të punojë, të jetë i përpiktë dhe të sakrifikojë nga vetvetja. P.sh. nxënësi, i cili pjesën më të madhe të kohës e kalon në lojëra, nuk e frenon veten, por i plotëson të gjitha dëshirat e tij, dhe çdo minutë e kalon me gjëra të kota, ai në këtë mënyrë, realizon vetëm dëshirat e tij të atypëratyshme. Ky njeri, kurrë nuk do të arrijë deri tek qëllimi tij final, asnjëherë. Ai do të mbetet pa ardhmëri, pa jetë të ndershme, dhe nuk do të arrijë t’a shijojë dhe përjetojë atë. Kështu është në secilin sektor të jetës. Tregtari, nëse nuk endet shumë në kërkim të mallit të mirë, dhe nëse nuk gjen çmime të volitshme apo mesatare, ai nuk ka arritur të bëjë asgjë, sepse konsumatori e dikton çmimin.Tregtari duhet të ketë edhe bashkëpunëtorë besnikë, se përndryshe do të falimentojë. Kështu, nuk do të mund t’a realizojë atë, që ai dëshiron. | ||||
|