Dua të di/Ndodhit/Kimi
Pamja
Ndodhi
në kimi
Ndodhi në : Matematkë|Fizikë|Kimi|Biologji|Astronomi
| Viti | Ndodhia | Shënim |
|---|---|---|
| -3000 | Në Misir përfitohet dhe përpunohet hekuri. | |
| -2800 | Në Kinë mbillen orizi, soja (Glycina), thekra dhe gruri. | |
| -2500 | Sumerët dinë të prodhojnë sapunin. | |
| -2000 | Hekuri, bakri, plumbi dhe zinku përfitohen dhe përpunohen në Orient. | |
| -1400 | Në Armeni përdoren metoda për prodhimin e llupës së hekurt si dhe për përforcimin e sipërfaqes. | |
| -1370 | Egjiptianët shpikin qelqin. | |
| -1200 | Pjesa lindore, malore e Mesdheut hynë në kohën e hekurit. | |
| -1000 | Në Austri nëpër miniera nxirret bakri; Qelqi është tashmë i njohur në Egjipt; Populli i Detit të Zi ( Mosinoikët) përdorë xehen e mesingut; Në pjesen e mesme të Evropën fillon koha e hekurit. | |
| -610 | Anaksimandëri i Miletit (-547) e shpjegon Zoogoninë prej ujit. | |
| -500 | Filozofia greke mbi natyrën sipas katër elementeve; Anaksagorasi i Klauomenesë (-425), mbron pikëpamjen që thonë se "jeta vije si bashkëveprim i shpirtit dhe substancës"; Hipokrati mendon se ka qeliza (Gameten | gr. γαμετης) mashkullore dhe femërore. | |
| -492 | Empedokli i Agrigentës (-430) i përmbahet tezës për "Zoogonin" prej tokës. | |
| -460 | Sipas Demokritit, jeta krijohet sipas rastit nga atomet. | |
| -450 | Leukipi e arsyeton mësimin mbi atomin si pjesë të pandashme; Filozofi Empedolesi, ligjëron duke pohuar se "substanca as nuk fitohet as nuk humbet"; Herodoti përshkruan mëndafshin e Indisë. | |
| -440 | Hipokrati i Hiosë mendon se ekzistojnë qelizat gametë mashkullore dhe ato femërore. | |
| -420 | Demokriti arsyeton mësimet për atomin që thonë se atomet dallojnë vetëm përkrah pozita e tyre gjeometrike. | |
| -388 | Platoni themelon "Akademinë" në Athinë. | |
| -384 | Aristoteli arsyeton mësimet mbi etninë. | |
| -350 | Aristoteli ja arrin që të bëjë klasifikimin e botëkuptimeve mbi shtazët. | |
| -340 | Aristoteli krijon teorinë e quajtur "Abiogjeneza" (krijimit të qënjës së gjallë nga substanca e vdekur). | |
| -322 | Aristoteli përkrahë teorinë e "katër elementeve" : Zjarri, Ajri, Uji dhe Dheu; Teofrasti i Ersosë vije si ligjërues dhe si pasues i Aristotelit. | |
| -300 | Teofrasti në punimin e tij "Historia natyrore e bimëve" përshkruan mbi 500 lloje të bimëve, ndër të cilat edhe panxhar sheqerin nga India dhe palmën e kokosit; Heropili zbulon se "Truri i njeriut është organi qendror për shqisat dhe krijimin e botëkuptimit". | |
| -95 | Lukreci beson në Zoogonisë së rastit; Sipas tij "mbijetojnë vetëm të përsosurit" | |
| -50 | Në Siri vije deri tek përpunimi me frymë i qelqit. |