Dua të di/Ndodhit/Fizikë
Appearance
Ndodhi
në fizikë
Ndodhi në : Matematkë|Fizikë|Kimi|Biologji|Astronomi
Viti | Ndodhia | Shënim |
---|---|---|
-3000 | "Ora e diellit" në Egjipt, Kinë, Indi; Pjesa më e madhe e figurave të krijuara nga yjet, pagëzohen me emra. Egjiptianët përdorin peshoren me ngarkesë. | |
-2769 | Egjiptianë krijojnë kalendarin 365-ditësh, Viti i ri fillon më 1 Thout (19 korrik), fillimi i vërshimeve të Nilit. | |
-2750 | Hemisfera veriore e galaktikës nga Babilonasit pagëzohet sipas sipas figurave të kafshëve. | |
-2500 | Babilonasit gjejnë ciklin (babi. sharu) e zënies së diellit dhe të hënës; Kinezët përdorin hijen e shkopit si akrep i orës. | |
-2449 | Nga Kina, vëzhgohet lidhja e 5 planetëve xixëllues. | |
-2300 | Shënimet e para mbi fluturimin dhe mjetet ndihmëse për fluturim. | |
-2258 | Kinezët fusin në zbatim një kalendarë të bazuar në lëvizjet e Hënës dhe Diellit. | |
-2136 | Dy astronom të oborrit mbretëror kineze varen. Shkaku llogaritja e gabueshme e zënies së diellit. | |
-1850 | Objekti për qëllim astronomie i quajtur "Stonehenge" (gurët e varur), ndërtohet si vend i shenjtë. | |
-1700 | Në Babiloni futet në zbatim dita 24-orësh. | |
-1500 | Për matjen e kohës, në Heliopolis ndërtohet "Kullë gjilpëra e Kleopatrës" [ arb. مسلتي كليوبترا ]. | |
-1450 | Punohet në bronz "karroca e diellit" [ dan. Solvognen ] në Trundholm (Danimarkë) | |
-1400 | Kinezët paraqesin gjatësinë e vitit me 365 ditë dhe 1/4 e ditës. | |
-1223 | Në Siri përshkruhet gjerësisht zënia e diellit (5 mars). | |
-763 | Përshkrimi më i moçëm i zënies së diellit tek babilonasit (15 qershor). | |
-720 | Në Kinë mbahen shënime për Kometa dhe Yjeve të rijnë (Nova). | |
-700 | Lëvizjet themelore të planetëve tashmë janë të njohura. | |
-624 | Talasi i Mileti (-552). | |
-594 | Soloni [ gr. Σόλων ] pas shtatë shekujsh përmirëson kalendarin e quajtur "Lunisolar" . | |
-585 | Talasi i Miletit parallogarit ekzaktë zënien e diellit për datën 25 maj. | |
-575 | Anaksimandëri i Miletit, publikon hartën e parë të Botës. | |
-500 | Filozofia e natyrës me katër elemente, dominon Greqinë e vjetër; Futja në batim e kalendarit; Pitagora Filoaisi i Krotonit, me një flakë në qendër, argumenton botëkuptimet e tij për qendrën e Gjithësisë. | |
-467 | Anaksagorasi i Klazomenait, përshkruan rënien spekulatore të një Meteori. | |
-450 | Filozofi Empedokles ligjëron se materia as nuk fitohet, as nuk humbet. Demokriti dhe Epikuri e kuptojnë dritën si jashtëqitje të trupave. | |
-440 | Aristilosi i Samosë dhe Timoharisi gjejë vendet e Yjeve të palëvizshme [ lat. stellae fixae ] Metoni me ndihmen e treguesit të hijes "Gnomon" [ gr. γνώμων] tregon pikat ekstreme të kthimit të diellit. | |
-432 | Sipas Metonit futet në zbatim për 19 vite një kalendarë me 235 vite. | |
-420 | Demokriti themelon "Mësimet mbi atomin", sipas së cilës atomet dallohen vetëm për nga pozita gjeometrike e tyre. | |
-400 | Në Greqinë e vjetër ndizet zjarri me ndihmen e energjisë së diellit. | |
-388 | Platoni themelon "Akademinë" në Athinë. | |
-384 | (Aristoteli (-322) | |
-383 | Babilonasit përdorin një kalendarë të bazuar sipas Hënës, me 7 vite të brishta në 19 vite. | |
-380 | Kidinuni cakton kohëzgjatjen mesatare, në mes të fazave të barabarta të Hënës, me vlerë prej 29,530594 ditëve. | |
-365 | Heraklidi i Pontusit, shpjegon lëvizjet e përditshme të qiellit sipas rrotullimit (rotacionin) të Tokës. | |
-360 | Aristoteli për "rënia e lirë" thotë se është "lëvizje e nxituar", mirëpo e përjashton që trupat e rëndë bien më shpejtë se ata të lehtë. | |
-320 | Aristaku i Samosë (-250). | |
-300 | Në Kinë, për herë të parë përmendet Busulla. | |
-287 | Arkimedi i Syrakusit (-212). | |
-276 | Eratostenesi i Kyrenesë (-195). | |
-270 | Aristaku vërteton për të parën herë, pamjen e botës sipas "helioqendrës". | |
-265 | Aristaku llogarit afërsinë e Diellit (4,8 mil. km.) dhe të Hënës . | |
-240 | Eratostenesi i Kryrenesë paraqet perimetrin e Tokës. | |
-238 | Egjiptianët fusin në zbatim vitin e brishtë, për çdo katër vite. | |
-214 | Arkimedi vërteton ligjin e "momentit të forcës", konstrukton vinçin dhe peshëngritësin me ujë e ventil. | |
-200 | Kinezët përdorin pasqyre të lakuara për mbledhjen e rrezeve të diellit; Peshëngritësi, Rrotë-dredhatori, Rrotë-ngjeshatori, Rrota, Rrotëza,Kaçavida, Dhëmbëzori dhe Spiralja tashmë janë të njohura dhe përdorën në Kinë, ku edhe është futur në zbatim kalendari me vite "Lunisolare" (7 vite të brishta brenda 19 viteve) . | |
-160 | Hiparkosi, përpilon pjesën më të rëndësishme të "Almagest"-it [ arb. الكتاب المجسطي ]. Në Pergamonë paraqitet në publikë një Glob i Tokës. | |
-134 | Hiparkosi vëzhgon një komet dhe përpilon një katalog me mbi 1000 {{w|ylli|yje]}, ashtu që të mund të regjistrohen ndryshimet e lëvizjeve të tyre. | |
-70 | Në Athinë ndërtohet "Kulla e Erës", e cila ekziston edhe sot. | |
-46 | Futja në zbatim e kalendarit Julian. |