Botajon/Trupat/1
Trupat
- Çka d.m.th Trupat ?
Çka i dallon shtaztë nga bimët?[redakto]Dallimi kryesorë është që shtazët duhet të hanë diçka. Bimët e bëjnë vetë ushqimin e vet dhe atë nga drita e diellit dhe një materie e gjelbër në gjethet e tyre të cilën shkencëtarët e quajnë klorofillo (Chlorophyll). Pasi që shtazët nuk kanë këtë materie, atëherë ato duhet të marrin energjinë për gjallëri drejtpërdrejt nga bimët apo tërthorazi nga shtazët tjera. Për dallim nga bimët, shumica e shtazëve lëvizin d.m.th gjallërojnë jetën. Por kjo nuk d.m.th se gjitha shtazë mund të lëvizin. Disa prej tyre si bie fjala, koralet, shpuzoret duhet që gjithë jetën e tyre të kalojnë në të njëjtin vend. Shumë shtazë kanë organe me aftësi të veçanta të shqisave, si sytë dhe veshët, me ndihmën e tyre vëzhgojnë se ç'po ndodhë në ambientin e tyre. Pos këtyre aftësive ato kanë edhe qeliza nervore me ndihmën e të cilave bëjnë transmetimin e shpejtë të lajmeve në tërë trupin, kështu që shpejt reagojnë. Qysh ecin kafshtë?[redakto]Kafshët janë shtazë të gjove të gjalla të cilat kafshojnë gjahun e tyre! Për me ardh deri tek kjo ato duhet të ecin, e për të ecë e kafshuar ato shfrytëzojnë muskujt. Muskujt janë pjesë të trupit të cilat kanë aftësi që kur të ngrehen të shkurtohen dhe kur të çlirohen të zgjaten. Tek shumica e kafshëve ato janë të kapura për pjesë të ngurta të trupit. Me ngrehje dhe çlirim ato shkaktojnë lëvizje të pjesëve të skeletit. Pjesët e Skeletit janë të lëvizshme mirëpo ato janë të lidhura në nyje të tilla që lejojnë lëvizjet vetëm në drejtime të caktuara. Në këtë mënyrë skeleti ndihmon lëvizjet e muskujve dhe së bashku bëjnë që të ecin kafshët. Ku ashtë dallimi mes qenit edhe marimangës?[redakto]Po, merre e kqyre vet! Merimanga ka dyfish ma tepër këmbë se qeni. Po çka është dallimi edhe më i rëndësishëm i cili ndoshta nuk vërehet menjëherë. Ky dallim gjendet në skeletet e tyre. Qeni ka një skelet i cili përbëhet nga pjesë të gjata e të holla të cilat gjenden në brendi të trupit. Skeleti i merimangës gjendet jashtë trupit të saj, ngjashëm si me një pajisje trupore. Skelete të ngjashme kanë edhe insektet e lloje akrepi dhe të gjithë së bashku shkencëtarët i quajnë Exoskelett. Në anën tjetër shpezët dhe sisorët siç jemi ne, skeletin e kanë në brendi të trupit dhe shkencëtarët për këtë kanë një shprehje Endoskelett. Çka janë kurrizorët?[redakto]Çka ka kurriz! Si kurrizorë në zologji merren disa lloje të shtazëve, si p.sh. qeni, që kanë kurriz apo diçka të ngjashme në pjesën e prapme të trupit. Kurrizi është një kullë e ndërtuar nga kocka të ashtit në formë të unazave. Nëpërmjet nyjave, për kurriz janë të lidhura gjitha pjesët tjera të skeletit. Në qendër të kullës unazat formojnë një kanal të mbrojtur nga jashtë nëpër të cilin janë të lëshuara fijet kryesore të sistemit nervorë që burojnë nga truri. Janë pesë grupe të kurrizorëve : Peshqit, Amfibet (Bretkosat, Zhabat...), Zvarranikët (Gjarpri, Zhapini...), Shpendët dhe Gjitarët (Sisorët). Gjitha shtazët tjera thirren pa kurrizorë. Sa këmbë ka kurrizori tokësorë?[redakto]Nuk e di sa, por po më duket se gjithnjë i kanë çift! Zakonisht kurrizorët që gjallërojnë në tokë lanë katër këmbë, mirëpo ka të tillë që kanë vetëm dy apo edhe asnjë. Gjarpërinjtë. Balenat e Delfinët, si dhe një grup i Amfibeve nga shkencëtarët i shprehur si Caeciliiden, të gjithë këta me kalimin e kohës dhe përshtatjes së nevojë i kanë humbur plotësisht këmbët. Nëse i shikojmë këta kurrizorë me sy të shkolluar d.m.th e marrim skeletin e tyre dhe e studiojmë, do të shohim se paraardhësit e tyre kanë pasur katër këmbë. Te shumë Lloje të kurrizorëve, këmbët janë shndërruar në gjymtyrë tjera të adaptuara nevojës. Kështu bie fjala, tek shpendët gjymtyrë e para (d.m.th këmbët e para) janë shndërruar në krahët. Sa lloje të shtazëve që fluturojnë, janë?[redakto]3! Janë tri lloje të shtazëve që mund të fluturojnë. shpezët, lakuriqët dhe insektet. Më parë ishte edhe një grup i shtazëve fluturuese, të ashtuquajtur Pterosauriere apo Pterodactylen. Ata ishin lloj zvarraniku - janë zhdukur. Ka edhe shtazë të llojit fluturues që nuk fluturojnë, po rrëshqasin. Ato nuk u japin krahëve, siç bëjnë zakonisht shpezët, por shpalosin copa të mëdha të lëkurës dhe me ndihmën e tyre rrëshqasin në ajër për disa metra. Në këtë grup hynë edhe bretkosa fluturuese. Çka është gjitari?[redakto]Nuk e di, po duke lexu revisten Mirësia lexova: Gjitarët janë një klasë kafshësh që kanë tipare themelore të përbashkëta. Të gjithë kanë shtyllë kurrizore e qime mbi trup dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me qumësht. Ata kanë po të njëjtin tip të vendosjes së nofullave. Me gjithë këto ngjashmëri, shumica jetojnë në tokë, por disa prej tyre, si balenat e delfinët, jetojnë në det. Një grup, lakuriqët, madje edhe fluturojnë. Cila është bashkësia më e vogël?[redakto]Individi! Si bashkësi më e vogël e individëve merren ato bashkësi brenda së cilës individët mund të çiftëzohen e shumohen ndërmjet veti mirëpo një gjë të tillë nuk mund ta arrijnë me individ të bashkësive tjera. Këto bashkësi ne po i quajmë Lloje. Pasardhësit e çifteve duhet të jenë po ashtu të aftë për shumim. Zakonisht anëtarët e llojit të njëjtë ngjajnë shumë njëri-tjetrin. Njerëzit hynë në llojin e quajtur Homo sapiens. Pse marrin frymë shtazët?[redakto]Për me ju dalë gazi - duhet me thith gazin! Shtazët kanë nevojë për një gazë të quajtur oksigjen. Oksigjeni është në përbërje të ajrit, e ajri është rreth e rrotull nesh. Po edhe në ujë ka oksigjen, H2O. Peshq dhe shtazë tjera ujore në ujë thithin oksigjen. Rënia e sasis së oksigjenit në ujëra shkakton ngordhjen e shumë gjallesave ujore. Cilat shtazë gjallërojnë nga nektari?[redakto]Ti mjaltin, bleta ...?! Një grup i shtazëve rrojnë nga nektari. Përpos bletës, nektari gjallëron edhe jetën e disa insekteve fluturuese si flutura, mushkonja, mickoja etj. Në vend trope ka edhe disa lakuriqë që ushqehen me nektar dhe me pole të luleve. Shumë shpezë të ndryshme thithin nektar, p.sh zogu diellor afrikanë, apo zogu Kolibri i Amerikës. Këta zogj sofrën e tyre e begatojnë edhe me insekte që gjenden nëpër lule. Po është edhe një gjitarë i imtë në Australi, i njohur me emrin Opusumi i mjaltit. Ky zakonisht ushqehet me nektarin dhe polet e luleve të mëdha. Po, cilat gjallërojnë nga mishi?[redakto]Mishi hanë mishin - mishngrënës! Shtazët që për ushqim kanë nevojë për shtazë tjera, quhen mishngrënëse. Shtazët që ushqehen me bimë quhen bimëngrënëse. Po ka edhe shtazë të tilla që ushqehen edhe me bimë edhe me mish. Kush e ndërron ngjyren, qaty për qaty?[redakto]Kameleoni në televizor e ndërron çap-rrap! Por ky, edhe në natyrë, me shpejtësi ja përshtatë ngjyrën e trupit të tij ambientit. Po nuk është i vetëm. Ka dhe lloj peshku, lloje tjera të pa kurrizorëve, që sa hapë e mbyllë sytë ndërrojnë ngjyrën e trupit. Që të gjitha këto shtazë të qënieve të gjalla, në lëkurën ose membranën e jashtme kanë qeliza të ngjyrave. Këto qeliza, tkurren apo zgjerohen për t'ju përshtatur ngjyrave ambientit ose kur janë në rrezik. Peshk-tushi, lloj peshku, është në gjendje të ngjyrosë trupin e vetë vija-vija. Peshq tjerë për mashtrim përdorin këto aftësi për deri sa janë në gjumë. |
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të
| ||||