Jump to content

Botëkuptimet për Skipetarët në Gjermanofoni/4

Nga Wikibooks

Çdo kush që ka udhëtuar para vitit 1945 nëpër Albani, e tregonte proverbin e njohur që thotë: I lumi Zot, para pak kohe vizitojë vendet që kishte krijuar për të parë se çka kishin bërë krijesat e tij me to. Pasi që ai nuk mund të njihte më secilin nga ato vende angazhojë një Udhëtregues. Ama kur erdh në Albani e lëshojë Udhëtreguesin dhe tha: "Këtu e di udhën vetë, këtu ende qenka ashtu si e kam krijuar".

Leksikoni i Majerit , botimi i 1928-ës e shpjegon - me më pakë poezi - çka mendohej me këtë:

"Portet e pakta janë Armatura të fundosura e të pambrojtura. Prapa tyre lumenjtë kanë tronditur, tmerruar, ama zhytur në moqale, të përmbytur nga malaria, rrafshin e tokës kënetore të zbrazët nga njerzit ...
Edukimi popullit dhe jeta ekonomike gjenden plotësisht përdhe.
Lëvrimi i arave dhe rritja e kafshëve (sidomos mbajtja e dhenve dhe dhive) edhe përkundër se janë burimet kryesore kultivohen me një prapambeturi, dhe pjesë e madhe e tokës është lënë poshtë.
Qënja e qarkullimit është plotësisht e pa zhvilluar, gati çdo lëvizje zhvillohet me kafshët që tëreqin barrën nëpër ngushtica ..."

Kështu dukej deri më 1945 në Albani, të thuhet saktësisht, deri më 29 nëntor 1944. Kjo ishte dita në të cilën okupatorët e fundit u ndoqën jashtë vendit, të fundit ishin gjermanët fashistë.

Deri më këtë ditë shqiptarët thirreshin "Indianët e Evropës". Për mëse 500 vite fuqi pas fuqie tentonte ta gëlltiste dhe popullin e saj ta eliminonte. Turqia, Austro-Hungaria, Italia, Anglia, Franca, Rusia Cariste - të gjitha e donin këtë copë tokë. Në gjuhet e tyre thirrej "Gjibraltari i Adriatikut". Në popullin e saj, askush nuk ishte i interesuar. Kërkesa e tyre për liri e pavarësi, të mëdhenjve ju shkonte në nerva. Kështu u ndjekën, i ndjeken njerëzit nga rrafshi i begatshëm i bregdetit në bjeshkë, të cilat ishin të zhveshura dhe të ftohta. Uria i takon këtij populli si bjeshkët. Statistikën të lloj-llojshëm. për secilin vit përsëri llogarisin, Albania është vendi me standardin më të ultë në Evropë. Mirëpo askujt nuk i shkoj ndërmend të ndihmojë. Në vend të ndihmës, Tevdilet[1] japin shpjegime për këtë vend, që e quanin ekzotik. Prapa kësaj "ekzotike" ishte varfëria e ithtë.

"Sa romantike", ëndërronte njeriu mbi Kanape, kur dëgjonte për Gjakmarrjen, Efendi, Bakshish dhe për luftërat në grykat e shumta të bjeshkëve. Ç´far ndjenja i shkonin njeriut nëpër kurriz kur lexonte tek Karl Majeri:

"Ibr birqeni!" bërtiste Skipetari. Gjakmarrësi kthehu nga shala dhe më shikonte mua, pasi që unë kisha ndaluar pesëmbëdhjetë hapa prapa tij.
"Më kërkon mua?" - buzëqesha unë...
"Ti ma ke vra vlla´n! Ti je ra në gjak" Nuk du të vras tines nga prapa, por para ftyrës.

Natyrisht që gjuajtja e Skipetarit nuk shkrepi, sëpata e gjuajtur nga Skipetari u prit nga "Mbytsja e Ariut" e Karl Majerit, dhe Skiptarin në ikje e sipër Karl Majeri e kapi me lakun e konopit.

Për fazën e pubertetit kjo është përmrekulli, mirëpo për të vërtetën dhe përmasat reale nuk është.

"Skipetari kundër të huajve është aq seriozë, i mbyllur e armiqësorë sikur se vendi i tij. Trupi i tij i fortë e i adhuruar, qerja e rëndë me vija si granit, shikimi i ashpër dhe rreziku i mundshëm nga syri i tij, përputhen plotësisht me pamjen e bjeshkëve të tij. Brendia e tij tregon shumë pak pika miqësore e të ndritshme, ajo është e përshkruar nga të krisurat e të çarat në burimin e të cilave vlon uji i urrejtjes, hakmarrjes dhe inatit të papajtueshëm. Vetë, ndërmjet veti janë të egjër e me paramendime. Fiset mbyllen në vete sikurse familjet dhe personat. Ama depërtimeve të huaja i përgjigjen gjithë së bashku, kështu që udhëtarit, vetëm në raste të rralla i lejohet një depërtim i ngushtë..."

Siq mund të shihet, i miri Kal Majeri i lejon fantazisë së tij shpalosje të lirë. Mirëpo ai nuk mendonte në shkaqet e gjërave, pra në këtë rast të gjurmonte arsyet përse në Albani "Uji i Urrejtjes, Hakmarrjes dhe inatit të papajtueshëm vlonte." Kjo do të ishte pak sa e komplikuar dhe do të merrte kohë për njeriun, të themi kështu, që prodhonte në seri tregime aventuristi.

Mund t´i falet, po të kishte literaturë e cila do të njoftonte sipas të vërtetës për popullin e Albanëve. Kjo literaturë nuk ekzistonte dhe kështu me miliona njerëz në Gjermanofoni pinin "Diturin" për Albanët tek Karl Majeri. Kjo "Dituri", këto informacione të rrejshme me qëllim dhe atë në metoda të liga vazhdojnë të përdoren nga perëndimi.

Kështu bëri dhe një i quajtur V. M., i cili kishte të gjitha arsyet të mos e publikonte emrin e tij, në gazetën "Neuen Zuricher Zeitung" të datës 7 prill 1957:

"Në udhë përshkrimet e vjetra dhe romanet e reja Albanët na paraqiten si një popull krenar, popull malorë të etur për liri e që ndërmjet veti përgjaken në lidhëza fisnore; që nuk njehë asnjë ligj përpos gjakmarrjes, popull që më mirë mbahet në jetë nga pirateria se sa nga puna e mundimshme e ndershme në ara".

Si duket me këtë dëshiron të thotë: Albanët ishin vetë fajtorë për Varërin e tyre; pse nuk i janë nësnshtruar në paqë punimit të arave, pse nuk e kanë njohur asnjë ligj, etj.

Kështu përhapen e përhapin njerëz të caktuar një Pikturë për popullin e Albanëve në botë, Pikturë të pikturuar nga brusha e okupuesve e që mund të përshkruhet me këtë tekst: Një vend i tillë, duhet që nga "Bota e civilizuar" të thirret të ketë një Rend.

E vërtetë është që në bjeshkët e Albanëve me qindra vjet ushton krisma e gjuajtjeve. E vërtet është që nuk ishte e mundur të takoheshin malësorët pa armatim. E vërtet është që sundon ligji i gjakmarrjes. E vërtet është që Albania ishte vendi më i prapambetur në Evropë E vërtet është që atje për edukimin e popullit dhe zhvillimit e ekonomisë asgjë nuk është bërë.

Krejt kjo është e vërtet. Ama a kanë faj Albanët për këtë, a e dëshironin Albanët ndoshta luftën, a e nënçmonin punën? A i urrenin gjithë të huajt, ashtu si na i përshkruan Karl Majeri?

Të lëmë historinë të na epë përgjigjet për këto pyetje.


< 3
faqe
- 4 -

5 >

  1. Gratë e këqia që shikojnë në dasma/gjermanisht Spiesser