Botëkuptimet për Skipetarët në Gjermanofoni/5
Shfletimi në librin e historisë
Historia e Albanisë prekë largësit e së kaluerës. Albanët shikohen si pasardhës të popujve më të moçem ballkanik. Gjeografi, aleksandrianë, Ptolemeus, që në shekullin e II, si "albanë" e quajti një fisë që jetonte në Shqipërin qendrore. Me këtë Ptolemeusi dashti me thonë -"alb" d.m.th bjeshkë - , pasiqë pjesa dërmuese e këtij fisi jetonte në bjeshkë. Fisi i takonte shtetit të ilirëve, qendra e të cilit ishte Shkodra e sotshme. Shumë më parë para kohës që ne llogarisim, grekët uzurpunë këto anë. Grekët u dëbuan nga romakët, dhe shtetin shkodran[1] e shëndrruan në "provincë Illyrien". Në vitin 395, gjatë ramjes së perandoris romake, Iliria ra nën sundimin bizantin. Kësaj periudhe i takonë edhe udha zotëruese e njohur Via Egnatia, pikënisje e cilës ishte porti i sotëshem detar në Durrës (atherë Dyrrhachium), kalonte nëpër Elbasan, përreth liqenit të Ohërit, nëpërmjet Manastirit[2] e Selanikut[3] e çojke në Bosfor[4].
Në shekullin e shtatë, albania veriore u zorpru prej serbëve, ndërsa në shekullin e nantë pjesa jugore prej bullgarëve. Nga shekulli i nantë e deri te i katërmdhjeti, po i bjenë 500 vite, Albania ishte aren e luftimeve të hidhëta ndërmjet bullgarëve, serbëve dhe bizantinëve. Me shkapërderdhjen e perandoris lindore romake, disa oxhaqe albanësh u pavarsuan; mirëpo takonin njëni tjetrin nëpër fushëbeteja. Luftrat e tyre të pafundshme e shkrtuen vendin, barra e betejave të tyre biente mbi popullin.
Nga fundi i shekullit katëmbdhjetë, në gadishullin ballkanik po edhe në Albani, u sulen jeniçerët turq[5] Me zjarr e shpatë u zgjerua perandoria osmane[6], Albania duhej të ishte vend pakërcimi për në Itali. Mirëpo, populli i vogël në bjeshkë të Adriatikut[7]i bëri ballë vërrshimin të ushtrisë më të pajisur turke. Në këtë kohë, ky popull i vogël, shumë herojnë solli në pahë. Burri më legjendar, që u bë edhe shpirti i qëndresës dhe emri i të cilit hyri në histori është ; Georgi Kastrioti-Skanderbeg.
Kush ishte Skanderbeg-u?
Ai vije nga oxhaku i parisë Kastrioti që për vendqëndrim në atë kohë kishin qytetin Kruja në albanin e qendrore dhe sundonin në trevat e Matit. Përderisa Gjergji, si i thonë albanët për Georg, ishte nantë vjeç, turqit u turren në vend. Gjon Kastriotit[8], babës së Gjergjit, ju deshtë që t'ja jepë të birin si pengë Sulltanit. Turqit të riun e thirrshin Iskander Beg (Skanderbeg) dhe parashihnin që nga ai të bënin një oborrtar të Sultanit. Shkathtësia e veçant e Skanderbegut si dhe guximi i tij, bënë që Sulltani të zgjedhë atë për ta shkolluar për oficier. Për pakë vjetë, ai u bë një ndër prirësit më të shkathtë të ushtrisë së perandorisë osmane.
< 4 |
faqe - 5 - |
6 > |