Jump to content

Botëkuptimet për Skipetarët në Gjermanofoni/3

Nga Wikibooks

A e din vendin e Skipertarëve?

Ky është titulli me të cilin autori e fillon shkresen për Skipetarët. Është një pyetje, mas ciles shtrohen disa pyetje me shpjegime të nxjeruna nga kujtesa e deri atëhershme në Gjermanofoni për Shqipnin, Shqipëtarët. Ndër k´to pyetje janë edhe pyetjet:

Albania! Kush nuk e kujton këtë emër me valët e Adriatikut të kënduar në vjershat e shumta apo grykat e njohura për egërsinë e tyre në bjeshkët e Ballkanit?

Kuj nuk i kujtohet Karl Maj, e cili gjoja se me "Henri-Shtucen" dhe "Gjatarin e Ariut" nëpër "Tokat e Skipetarëve" udhëtoj, dhe shprehja "Gjakëmarrja" si fantazin e tij dhe tonën e mbingarkojë?

Kush nuk menon menjëherë në Diellin e Jugut, në Palmat, Vreshtat e ulinjëve, Qiparset, Muhamedanët, Xhamiat dhe Pazarët?

Ama, a janë k´to vlerat e vërteta të Shqipnisë, të Albanisë?

Kështu e përfundon vargun e pyetjeve që lexuesi nga Gjermanofonia lehtë dhe shpejtë e gjenë përgjegjen. Pastaj autori vazhdonë ...

Veni i vogël pran Adriatikut, është mik i ngusht i yni, për më shumë se dhjetë vjet e funit majmë mardhënje të përzemërta. Ama a e njohim mikun tonë? A dimë për brengat e gëzimin, për njerzit dhe sukseset e tij. T´ja pranojmë vetës: Kur duamë të dimë diçka për Albanin, nxitojmë tek Leksikoni. E çka mund të thotë një leksikonë për një mikë? Në rastin ma të mirë, mësojmë për madhsinë e sipërfaqes, numrin e banorëve, diçka për gjuhën, gjeografin e tokës dhe klimen, disa gjana për historin, ekonomin dhe kulturën.

Në fund të fundit hasim një fjal sa të çuditëshme aq befasuese "Republika popullore e Shqipërisë". Pjesa e parë e fjales Republika Popullore mund ta deshifroimë në Volksrepublik. Amo Shqipëria? Çka do me thanë kjo? Këtu lypet aftësi e bekuar e kombinimt - për ta lexu shprehjen Albania. Po, "Republika Popullore e Shqipërisë" quhet "Volksrepublik Albanien". Shqipërisë=Skipetar, Albanien=Albaner (lexo: Albana).

Amo për lexuesin e leksikonit, mes një barrë me pyetje të hapuna. Pse Albania në gjuhen shqipe nuk quhet Albania? Po ama, çka do me thonë fjala Shqipërisë? Përshka në tona udhëpërshkrimet i quajnë shqipëtarët "Djemt e Shqipes"? A kanë lidhje këto me Shqipërisë?

Me pas fat, ashtë dikush aty ngatë që munet me ta spjegu se fjala Shqipërisë rrjedhë nga fjala e gjuhes shqipe "Shqipe", që në Gjermanifonishte përkthehet me fjalën "Adler". Aha, do të thoshte njeri, për k´ta po thojkan Djemt e Shqipes, për k´ta edhe shqiponja me dy krena në flamurin e Albanisë. Qysh u tha, n´koft aty dikush që munet me ta spjegu. Leksikoni nk ta spjegon.

Me k´ta u bo e kjartë se: Paditunia për mikun tonë, për popullin burrnorë të shqipëtarve fillon që në emërimin e tij. "Ditunia" jonë lëvizë në vendet e zakonshme si Adriatiku, Ulinajat, mas 1945-es Ndërtimi i Socializmit e k´shtu me radhë.

Me k´ta rrjedhë edhe shkaku i librit.

Do të jepë informim për Albaninë. Njohësit e trojeve të vjetra të Skipëtarve, pas vizitës në Albanin e sotshme flasin për "Çudin në Adriatik". Çka ka ndodhur këtu në 15 vjetë, për një kohë të shkurt historike, dallim aq i madhë sa që shkon në kufi të së "Pamundshmes"?

Libri donë t´i përgjegjet k´saj pytje.

Flet edhe për gjakmarrjen dhe për gratë e mbuluara, për muhamedanët dhe për minaret, për Karl Majen dhe imitueit e tij në perendim. Ama ky nuk është qëllimi kryesorë i libërzit, nuk mund të jetë, sepse e tashmja e Albanisë është më e fort se çdo gjë e kaluar.

Libri tregonë, me ç´farë afshi Skipetaret e kanë tejkalu trashëgimin e tmerrshme nga historia dhe si janë të vendosur të ndërtojnë jetesen e re, ç´far suksese e vështëris ka pasur dhe ka.

Donë të tregojë, se ç´far miku besnik në Republken Popullore të Albanisë ka Republika Demokratike e Gjermanisë.

Thellimi i miqësisë - është qëllimi kryesorë i librit.


< 2
faqe
- 3 -

4 >