Vargje me Gjemba/8
Jump to navigation
Jump to search
BESËN E HARRUAM | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Besën e Verrave të Llukës e harruam Ku i falëm gjaqet e duart i shtrënguam Në amanetin e Bacës Anton po shkelim Ende me të vjetrën po duam të ngelim. Djalli ka hyrë mes nesh edhe sot Ngatrresa në fshatra e lagje përplot Për megjë, një ferrë a pak dëm në fushë Pa menduar mirë, vëllanë e kapë për gushë. Mbase pati të drejtë një i urtë kur tha: Në mos më daç si vëlla, më duaj si shka Atij s`i bën dëm as megjën s`ia prekë Edhepse me të nuk je në dekë as drekë. Nëse vëllai të lëshon udhë, belasë i ikë Mos i hip në qafë se veten po e fikë Se kur ia tepron e mbështet për mur As ai gjithëmonë, s`mund të bëhet urë. Me të huajin durimin e kemi sa bjeshka Para t`huajve s`fryhemi, por humbim si pleshta Dashuria në mes vete më shumë na duhet sot Atëherë më shumë na do edhe i madhi Zot. Gusht, 1996 | ||||
|