Vargje me Gjemba/7
Jump to navigation
Jump to search
MUZIKË PËR VAJ | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Përditë në gazeta, reklamohen kaseta T`ju them miq, disa s`më pëlqejnë hiq Në ato të shkreta, faë vlere s`gjeta Por vetëm shund, fundekrye kiç. Mundohen të na mashtrojnë, se shqip këndojnë E po ia nxjerrin bisht, me melodi serbisht Turp s`iu vjen, as n`mend s`iu bjen Se të huajën e kopjojnë, shqipen e shëmtojnë. Paraja sot, për dikë është zot Kërkon përditë, vetëm profit -Nuk po rri kot,jam patriot Thotë po punoj, po kontribuoj. Ata s`po i shaj, vet kemi faj Nuk po kursejmë, të gjitha po i blejmë Kjo është për vaj, më vjen të qaj Ato s`duhet t`i blejmë,duhet t`i thejmë. Gusht, 1996 | ||||
|