Vargje me Gjemba/4
Jump to navigation
Jump to search
KUSH NË FSHAT PËRBUZË BUJQËSINË | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Kush në fshat Përbuzë bujqësinë Shkon blen shtalba Në Prishtinë. -O punone tokën Thoshte xha Haliti Se nuk ju qet Të hani sateliti. -Jo s`ka llogari Të mbjellim grurë Jetojmë në fshat Bukë blejmë n`furrë. -Dikur kishim perime Për treg e për veti Tash po na dhemb shpina Duke i bartur nga qyteti. Nuk mbjellim panxhar Jo as luledielli Sheqeri dhe vaji Na pikin nga qielli. Deri vonë fitonim Edhe nga bagëtia “Për t`i mbrojtur nga shapi” Shumë na i vrau Serbia. E kafeçajtoret Natë e ditë përplot Pakkush e do punën Shumica rrinë kot. Të gjithë janë të prirur Të hyjnë kah politika Çka thotë Gjermania E çka thotë Amerika. Të gjithë deklarohen Për Kosovën shtet Ndërsa trepërqindëshin S`e paguajnë me vjet. Gusht, 1996 | ||||
|