Vargje me Gjemba/5
Jump to navigation
Jump to search
SHAPI | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Fundkorriku, vapa të përcëllon Erdhi shapi edhe në fshatin tonë Bagëtia u mbyllën në stallat e veta Fushat e livadhet ngelën si të shkreta. Në fshat me automatikë vijnë policia Me autocisterna të hirëta ushtria Automjete me targa gjithëfare Vijnë ekipet serbe veterinare. Hyjnë nëpër stalla bagëtinë “kontrollojnë” Thonë duhet vrarë të gjitha që dyshojnë Buldozheri pret sikur i harbuar Bagëtinë e vrarë n`dhe për ta gropuar. Nuk zgjidhet as lloji as mosha Pësojnë edhe kafshët e shëndosha Pronarët e bagëtive i mashtrojnë Se dëmin do t`ua kompensojnë. -Vallë ku kemi shkelur-tha një burrë T`këqijat nga supet s`na u hoqën kurrë Helmime, ethe minjsh, krimba, thatësi… Dhashtë zoti u harrofshin u gëzofshim në liri. Gusht, 1996 | ||||
|