Vargje me Gjemba/3
Jump to navigation
Jump to search
INTERVISTË E IMAGJINUAR | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
-Mirëdita zotri kryetar! -Dobardan, novinar! Më duket unë shqip të fola! -Mua kështu m`është mësuar goja. -Kështu flisni edhe në shtëpi? -E gjithë familja këtë gjuhë e di. -Doni të thoni ashiqare Këtë e keni gjuhë zyrtare? Kryetar, o skile e vjetër Po kalojmë në një temë tjetër. -Më thoni si patët fytyrë Ta pranoni këtë detyrë? -Nuk e zgjodha, por ma dhanë Puno kundër shqiptarëve-më thanë. -Ti duke përdorur dhunën Ua ndalon shqiptarëve punën! Si të duket pa shoqëri S`ke guxim n`kafe me hy? Eh, këtu nuk jam me ty N`kafe t`shkjeve pi raki. -Por më thuaj kur të vije liria A do të falë shqiptaria? -Kam dëgjuar një fjalë qemoti Se shqiptarët janë si zoti. Ata janë të mëshirshëm shumë Në fund me ta kthehem unë. -Por kryetar s`thuhet sëkoti Kur s`të do populli,s`të do as zoti. Për ty nuk ka tjetër derë Pos të mbytesh, o të rrosh i mjerë. 1990 | ||||
|