Vargje me Gjemba/12
Pamja
EC E MOS U BËN NERVOZ (Nëntë vite pas) | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ngritesh në mëngjes Me njëqind mendime Don t`i pastrosh sytë Kroi ka reduktime. Merr ujë nga rezervat Vë xhezven n`shporet Fati s`është me ty Reduktimi tetë me dy. Shkon për një dokument Para zyrës në administratë Rreshti shumë i gjatë. Të vjen radha hyn brenda Nëpunësi shqiptar të pret S`din ta shkruaj emrin e vet. Del n`rrugë me veturë Si pjesëtar i trafikut Të dënon polici i UNMIK-ut. Po nuk qe i kënaqur Mund të protestosh Te ombudspersoni Ndihmë të kërkosh. Lëshon televizorin Përplot shund e kiq Ruana, ruana o zot Sa femrat lakuriq. Shtrihesh për të fjetur Me celularin nën kokë S`të lënë të qetë mesazhet Nga të ashtuquajturit shokë. Pastaj të gjitha bashkë Në ëndërr të përcjellin Dhe gjumin ta nxjerrin Ec e mos u ben nervoz. Shkurt, 2005 | ||||
|