Vargje me Gjemba/11
Jump to navigation
Jump to search
EC E MOS U BËN NERVOZ | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ngritesh në mëngjes Në banjo shkon Kroi nuk pikon Ec e mos u bën nervoz? Gjen pak ujë të djehit Vë xhezvenë në shporet Rryma ndalet mekot pret. Shkon për një dokument Para zyrës në administratë Rreshti është shumë i gjatë. Në uniformë të larme I huaji rendin mban Shpeshherë edhe shanë. Të vjen radha hyn brenda Nëpunës i huaj të pret Pa marka as nuk të flet. Del në rrugë me veturë Nga i huaji dënohesh Nuk ke ku të ankohesh. Lëshon televizorin Në gjuhë të huaj të flet Kështu qe gjashtë vjet. Shtrihesh për të fjetur Vonë cingëron telefoni Të maltreton dikush i joni. Pastaj të gjitha bashkë Në ëndërr të përcjellin Dhe gjumin ta nxjerrin Ec e mos u bën nervoz? 1996 | ||||
|