Vargje me Gjemba/13
Jump to navigation
Jump to search
QENI YNË | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Në mes të Drenicës Këtu në Skënderaj E kemi një qen Tjetër s`ka si ai. Ç`është e vërteta Ai është endacak Por kur sheh milicë Bëhet shumë idhnak. S`e trembin kalimtarët Fëmijtë sikur i njeh Por lehë si i tërbuar Milicët kur i sheh. Kështu nga inati Një ditë korriku Gati na e mbytën Rafal automatiku. Por dikush e mori Në shtëpi e qoi E ushqeu mirë Këmbën ia shëroi. Që prej asaj dite Më tepër iu kërcënohet S`është si disa njerëz Me ta të shoqërohet. Erdhi këtu një ditë Një bostanxhi Qenin nuk e njohu Se ish jabanxhi. Edhe pse qenushi Atij nuk iu turr Nja dy a tri herë E gjuajti me gurë. Iu afrua një vendës Me të buta fjalë Na qenke i largët Kësaj radhe të falë. Ne mbajmë me bukë Është qen për lezet Edhe pse është kafshë Ai i urren shkjetë. 1996 ( Më vonë nga inati këtë qen e vrau policia serbe) | ||||
|