Stampa:Unë të dua ashtu si je

Nga Wikibooks
Unë të dua ashtu si je
-----------------------------
Më je larguar
S´di gjë për ty
Më ke harruar 
Jetj n´vetmi
T´kam quar t´fala
Moj e pabesë
T´falat s´mi ktheve
E unë po pres
Po tretem e po lutem
Vetëm për ty

Ref.:

Nëse tjetri të braktis
E askund s´ke ku me shku
Falë të qofshin krejt gabimet
Ec te në se shumë të du
Nëse malli të kaplonë
Pa më thirrur mos e le
Dije se ke një njeri
Që të do ashtu si je.

Ditën që u ndamë
U humbe krejt
Kot të kërkova
S´munda me t´gjet.
Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Maki
Këndon : Sabri Fejzullahu