Jump to content

Stampa:Në ëndërr

Nga Wikibooks
Në ëndërr
-----------------------------
Në ëndërr
Shpesh më shfaqesh ti
Plot gaz, jetë e lumturi
Plot mirësi e plot nur
E plot magji krejt si dikur

Pastaj nuk vi dot në vete
Nga misteri i kësaj jete
Përse harresa nuk të merr
Përse më bëhesh më mister

Kur u vyshka bukuria
Pse aq zbehka dashuria
Përgjegjen se gjej askund
Përqaf vuajtjen e pafund

Pse s´thashë të du
Sa ishe këtu
O pse s´thash të du
Sa ishe këtu

Edhe kur krejt i kam me grat
E s´kam kohë as për gjumë
O më eja në ëndërr për çdo natë
Dhe le të vuaj dhe më shumë
Dhe le të vuaj dhe më gjatë
Se ndryshe nuk mund t´kem gat
E nuk kam tjetër fat

Copë nga PEPiK-ës

Teksti : Arif Demolli
Orkestrimi : Ilir Tolaj
Muzika : Ilir Tolaj
Këndon : Sabri Fejzullahu