Jump to content

Stampa:Hyn në valle mori çikë

Nga Wikibooks
Hyn në valle mori çikë
--------------------------
Hajde qofshit pa merak
Hyn në valle e luaj pak
Hajde çohu mos ki dert
Zemra ime po ju thërret

Dalngadal e dalnadal
Hyn në valle mori djal
Hajde se mu ke ba pikë
Hyn në valle mori çikë

Ne do t´luajmë do t´pimë
Deri n´sabah këtu do t´rrimë
Ne do t´luajmë e këndojmë
Valle shqipe do t´vallzojmë.

Hajde çohu mos ki dert
Sonte malin e bëjmë det
Hajde çohu vllaznilëk
Ku do në botë jema bollëk.

Copë nga PEPiK-ës

Teksti : Avni Qahili
Orkestrimi : Maki
Muzika : Maki
Këndon : Sabri Fejzullahu