Pjesë të zgjedhura nga Arben Orhani/6: Dallime mes rishikimesh
Content deleted Content added
No edit summary |
U boshatis faqja |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
{{Koka|Pjesë të zgjedhura nga Arben Orhani|Pjesë të zgjedhura nga Arben Orhani/5|Hija|Pjesë të zgjedhura nga Arben Orhani/1}} |
|||
{|align=center style="width:60%;margin-top:+.7em;background-color:#f1f1ff;border:1px solid #ccc;-moz-border-radius:7px;" |
|||
|- |
|||
| |
|||
|- |
|||
|align=center style="font-size: 130%; " |'''Hija''' |
|||
|- |
|||
|<pre> |
|||
Unë eci me shumë kujdes nëpër rrugët e |
|||
qytetit. Shmangem me zotësi majtas e djathtas, |
|||
që njerëzit e shumtë, të cilët nuk e kanë |
|||
mendjen kur ecin me kokën lart, të mos më |
|||
shkelin hijen. Kohët e fundit është bërë shumë |
|||
e gjatë dhe e ngathët. Mund t’i ndodhë gjithçka |
|||
nëpër rrugë, sidomos në ato më të ngushtat, |
|||
ku me vështirësi këmbehen dy hije. Sa herë |
|||
që e shkelin ndjej dhimbje të tmerrshme, sikur |
|||
më shkelin mua vetë. Fajin e kanë edhe dritat |
|||
e shumta anash rrugëve, që e shumëfishojnë |
|||
aq shumë, sa më merren mendtë. Në fakt, me |
|||
hijen time të vërtetë, ndihesha edhe më keq: |
|||
kjo që përdor nuk është hija ime. E vërteta është |
|||
se këtë ia kam marrë një të vdekuri, ndërsa |
|||
timen e fsheha në një nga varret e mia, të cilat |
|||
i njoh vetëm unë dhe as hijes sime të vërtetë |
|||
nuk ia kam treguar; kur i gërrmova e vura në |
|||
gjumë në shtëpi dhe ika fshehurazi. Ishte natë |
|||
pa hënë dhe nuk besoj të më këtë parë |
|||
ndokush, sepse, sikur të më ketë përgjuar |
|||
ndonjë i paskrupullt, mbarova: deri në fund të |
|||
jetës nuk do të mund ta ndërroj përsëri hijen, |
|||
ai do të ma ketë vjedhur dhe nuk do të isha i |
|||
pari që do t’i ndodhte kjo. Dikujt, që e kishin |
|||
parë ku e kishte fshehur hijen e vet, ia kishin |
|||
vjedhur e ia kishin çjerrë me thonj, pastaj ia |
|||
kishin flakur përpara derës së shtëpisë. Kur i |
|||
zoti pa hijen e çjerrë barbarisht vdiq në vend |
|||
nga hidhërimi. Unë dua ta ndërroj patjetër |
|||
hijen para se të vdes, dua të varrosem me hijen |
|||
time të vërtetë. Do ta lidh ose ngjit fort pas |
|||
trupit, që të mos ma marrin. Uroj vetëm që të |
|||
kem kohë ta bëj ndërrimin para se të vdes, pra, |
|||
ta kuptoj se kur do të më vijë vdekja, gjë që |
|||
është pak e vështirë, por jo e pamundur, sepse, |
|||
fundja, veten në dorë e kam. Pasi ta kem lidhur |
|||
mirë hijen në trup, do t’u lutem të tjerëve të |
|||
më mbërthejnë mirë pas arkivolit, që të jem |
|||
më i sigurt. Mbase do të përpiqen të ma |
|||
shkulin, pasi të kenë hapur arkivolin, por, e |
|||
shumta, mund të këputin vetëm ndonjë copë |
|||
pa rëndësi dhe do të marrin nga pas si një |
|||
mallkim erën e keqe të kufomës sime. Unë |
|||
vetë, kur bëra këtë punë, ia kisha blerë hijen |
|||
atij njeriu që kur ishte gjallë, prandaj e mora |
|||
të gjithën, ai nuk e kishte lidhur apo ngjitur |
|||
pas vetes. Kur i hapa arkivolin, hija e tij |
|||
sorrollatej atje e mërzitur. Sapo më pa, u ngjit |
|||
te mua me vërtik, pa hequr ende hijen time, e |
|||
cila, megjithëse e përgjumur, mundi të më |
|||
gjente. Ndjeva keqardhje, pasi ishte nata e |
|||
fundit me të derisa të isha gjallë, por nuk mund |
|||
të bëja ndryshe: me hijen e të vdekurit ndjeja |
|||
më pak dhimbje. |
|||
Tani jetoj i qetë, megjithëse hija e re më rri |
|||
pak e madhe, por nuk ka shumë rëndësi, se |
|||
do të mësohem me kalimin e kohës. Më rri pak |
|||
e madhe te koka, përshembull: zgavrat e syve |
|||
të saj mua më rrinë te veshët dhe goja te |
|||
gurmazi im; kur përtypem duket sikur më |
|||
është shqyer gryka, por janë gjëra që kanë pak |
|||
rëndësi për mua. E vetmja e metë e |
|||
pandreqshme e hijes është se ajo qesh shumë, |
|||
pothuajse gjithmonë vetëm gajaset me të |
|||
madhe. Mbase i vdekuri do të ketë qenë ndonjë |
|||
klloun ose budalla. Qesh me një hi-hi-hi të |
|||
zgjatur, por që, kur jam në qejf, më pëlqen. |
|||
Ndonjëherë zgjohet në mesnatë dhe më bën |
|||
të ngrihem vërtik nga të qeshurat. Unë, si tip, |
|||
jam shumë serioz dhe më vjen keq për hijen |
|||
time të vërtetë, e cila po vuan mbyllur atje, në |
|||
arkivolin e dikujt që nuk e meriton, dhe që |
|||
tashmë ka nxjerrë dhëmbët. Shpresoj të mos |
|||
mërzitet shumë atje, derisa të shkoj e ta marr |
|||
përsëri. Tani për tani e ndjej veten mirë, |
|||
megjithatë, varrin e kam bërë gati. Në të vërtetë |
|||
janë disa, ku do të shkruaj emrin tim, te të |
|||
gjithë, në mënyrë që të mos ma gjejnë varrin |
|||
për të vjedhur hijen e vërtetë. Nëpër varre do |
|||
të vendos të tjerë njerëz, pasi t’i kem |
|||
masakruar, që të mos njihen, por hijet nuk do |
|||
t’ua prek. Do të vras njerëz që mundësisht të |
|||
kenë hije të ngathëta, që zvarriten, kështu që |
|||
mund të kapen lehtë. Ata do të mendojnë se |
|||
është hija ime e vërtetë dhe do të largohen |
|||
mendjefjetur, ndërsa unë do të prehem i qetë, |
|||
me hijen time, në ndonjë qoshe të humbur të |
|||
këtij planeti. Uroj vetëm që hija, të cilën po |
|||
përdor tani, të mos bjerë në dashuri me mua |
|||
e të mos ketë dëshirë të vijë tek unë, pasi do |
|||
të më zbulonte varrin e vërtetë (hijet nuk |
|||
mashtrohen aq kollaj sa njerëzit) dhe do të |
|||
grindej me hijen time. Do të bëhej një zhurmë |
|||
aq e madhe, sa, patjetër, dikujt do t’i tërhiqej |
|||
vëmendja: ka shumë njerëz që enden natën |
|||
nëpër varreza. |
|||
</pre> |
|||
{{faqe|boja=#f1f1ff|faqe2=Pjesë të zgjedhura nga Arben Orhani|faqe2a=Ballina >}} |
|||
|} |