Jump to content

Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/7

Nga Wikibooks

Objektivat:


  • të zotëroni konceptet kryesore për vlerësimin në bazë shkolle
  • të formuloni politikën e kryesore për vlerësimin në bazë shkolle
  • të dalloni teknikat e matjes dhe llojet e vlerësimit
  • të përzgjidhni teknikat dhe instrumentet e vlerësimit në përshtatje me vendimet mësimore e shkollore
  • të ndërtoni instrumente për të mbledhur informacion për vlerësimin e nxënësit, mësuesit, shkollës
  • të planifikoni procedura vlerësimi
  • të mbani qëndrimin tuaj vlerësues për çështjet e vlerësimit në bazë shkolle


Konceptualizimi i vlerësimit


Gjatë gjithë jetës njerëzit ju nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme bile edhe para së të vijnë në këtë botë – në barkun e nënës sot bëhet vlerësimi... Dhe mbi bazën e atyre vlerësimeve ne ose ata krijojmë bindjet për njerëz, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për etosin e shoqërisë, shkollës, për arritjet shkencore, etj... Por gjatë shkollimit vlerësimi është i përditshëm dhepërfshinë arritjet në të nxënit dhe veprime tjera psikologjike, etike, edukative, etj..

Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera.

Vlerësimi e matja janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim, për lajmin që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë... E për çka ne nuk vlerësojmë e nuk krahasojmë në jetën tonë ???


Kuptimi i fjalëve; gjykim, matje, krahasim e vlerësim


  • Gjykim nga folja - gjyk /oj kal., -ova –uar 1. Jep një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka. ( gjykon punën, veprën, sjelljen, etj..
  • Matja nga folja – Mat (mas) kal. -a , -ur 1. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj..Fig. E vlerësoj dikë a diçka sipas një kriteri të caktuar duke gjykuar për të ( mat aftësitë e dikujt etj.).
  • Krahas / oj , kal. –ova, -uar. 1. Shoh e shqyrtoj njerëz, sende, dukuri, mendime etj., në lidhje me njëri-tjetrin për të nxjerrë ngjashmërinë, dallimet e veçantitë e tyre: Krahasoj dy sende krahasoj mendimet. Krahasoj të sotmen me të kaluarën.
  • Vlerësim –i , m. sh. -e , -et. (sipas foljes vlerësoj) 1. Jap një mendim për dike a për diçka; përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën të dikujt a diçkaje. Vlerësim i drejtë, vlerësim i njohurive të nxënësve...etj.


Matja përdorët për qëllime të ndryshme

  • Mësimore: siguron të dhëna për përparimin e nxënësve duke përfshirë edhe materialet mësimore, motivimin etj.
  • Diagnostikuese: maten njohurit, aftësitë, anët e forta e anët e dobta të nx. e të mësimdhënies.
  • Orientuese: maten interesat për punë për punë të nxënësit; maten cilësi të zhvillimit vetjak të nxënësit.
  • Administrative: sigurohen të dhëna për personelin, nr. të nxënësve, buxhetin etj.
  • Për politikën arsimore: sigurohen të dhëna për efektshmërinë e sistemit arsimor dhe ecuria e zhvill. të tyre.
  • Kërkimore: sigurohen të dhëna kërkimore për përparimin e mëtejmë të shkollës.


Vlerësimi përdorët për qëllime të ndryshme

  • Mësimore: siguron një feedback për përparimin e nxënësve: siguron informacion për mësimdhënie, efektet e teksteve, përparimin e nx., motivon etj.
  • Diagnostikuese: vlerëson pikat e forta e të dobëta të nx., shkollës dhe shkaqet e tyre.
  • Orientuese: për orientimin në profesion, zhvill. vetjak.
  • Administrative: për përzgjedhje, klasifikim, të nx., e arsimtarëve
  • Për politikën arsimore: marrja e vendimeve për zhvill. e shkollës.
  • Kërkimore: marrja e vendimeve për ecurinë e mëtutjeshme të vlerësimeve.

Funksionet e vlerësimit


  • Funksioni formues shërben për monitorimin, për planifikimin, për përmirësimin, për zhvillimin e veprimtarisë në proces.
  • Funksioni përmbledhës shërben për njohje të përgjegjësisë, për llogaridhënie, për përzgjedhje, për certifikim, akreditim.
  • Funksioni proaktiv i shërben procesit të vendimmarrjes.
  • Funksioni retroaktiv i shërben procesit të llogaridhënies.
  • Funksioni psikologjik e social shërben për të motivuar sjellje të dëshiruara prej vlerësuesve, për të zhvilluar marrëdhënie dhe mbështetje publike.
  • Funksioni administrativ shërben për të ushtruar autoritetin, për vlerësim të vartësve.


Nëse me të vërtetë duhet të qortoni, atëherë veproni kështu: Njeriu me lehtë e kapërdin tabletën e hidhur nëse para saj merr një kokërr sheqer.( Në fillim një kompliment e më pas qortimi )

Karakteristikat e vlerësimit... Objektet e vlerësimit në shkollë...

Llojet e vlerësimit në shkollë

  • Vlerësimi diagnostikues
  • Vlerësimi me qëllim klasifikimi
  • Vlerësimi formues
  • Vlerësimi përmbledhës
  • Vlerësimi i kontekstit
  • Vlerësimi i burimeve
  • Vlerësimi i procesit
  • Vlerësimi i produktit
  • Vlerësimi i brendshëm
  • Vlerësimi i jashtëm
  • Vetëvlerësimi

Tipat e vlerësimit


  1. Vlerësues i brendshëm – zakonisht dikush nga personeli i shkollës.
  2. Vlerësues i jashtëm – persona që nuk kanë lidhje me shkollën por pajtohen për të kryer vlerësimin.
  3. Vlerësues amator – në fushën e vlerësimit nuk është i kualifikuar.
  4. Vlerësues profesionist – në fushën e vlerësimit ka kualifikim.


Vlerësuesi i brendshëm

  • Njeh kontekstin e vlerësimit
  • Njeh problemet e shkollës
  • Siguron informacion për nevojat e shkollës
  • Komunikon më lehtë
  • Është më pak kërcënues
  • Lehtëson zbatim. e rekomand.
  • Objektiviteti i ulët
  • I përshtatshëm për vlerës. formues
  • Nuk është vler. i kualifikuar

Vlerësuesi i jashtëm


  • Nuk njeh kontekstin
  • Nuk i njeh problemet e shkollës
  • Siguron informacion për shkollën, për të interesuarit e tjerë.
  • Ka vështirësi në komunikim
  • Jep rekomandime
  • Është më tepër kërcënues
  • Objektiviteti i lartë
  • I përshtatshëm për vler.përmbledhës
  • Është kompetent në vlerësim


Vlerësuesi duhet t’i njoh këto aftësi kryesore:

  1. Të njoh kontekstin social, organizativ e konkret të vlerësimit
  2. Të kuptojë karakteristikat e veçanta të objektit që vlerëson
  3. Të zotërojë aftësitë teknike për metodologjinë e vlerësimit
  4. Të zotërojë aftësitë për marrëdhëniet njerëzore



Procesi i vlerësimit


  1. Kuptimi i problemit të vlerësimit
  2. Planifikimi i vlerësimit
  3. Mbledhja e informacionit
  4. Analiza e të dhënave
  5. Raportimi i rezultateve të vlerësimit


Kuptimi i problemit të vlerësimit

  • Përcaktimi i objektit të vlerësimit
  • Përcaktimi i grupeve të interesuarve për vlerësim
  • Përcaktimi i funksioneve të vlerësimit
  • Përcaktimi i kritereve që do të përdorën për vlerësim


Planifikimi i vlerësimit

  • Zbërthimi i çështjes që vlerësohet
  • Caktimi i detyrave të vlerësuesve
  • Përzgjedhja e instrumenteve matëse dhe për vrojtim
  • Përcaktimi i kampionit
  • Përzgjedhja e procedurave të analizës së të dhënave
  • Caktimi i një orari veprimesh


Mbledhja e informacionit

  • Përcaktimi i llojit të informacionit që do të merret
  • Caktimi i burimit të informacionit
  • Caktimi i procedurave dhe i mjeteve për mbledhjen e informacionit
  • Caktimi i personave që do të mbledhin informacion
  • Caktimi i afatit të mbledhjes së informacionit


Analiza e të dhënave

  • Caktimi i procedurës së analizës së të dhënave
  • Caktimi i mënyrës së interpretimit të të dhënave


Raportimi i rezultateve të vlerësimit

  • Caktimi i audiencës
  • Caktimi i formave të raportimit
  • Caktimi i kohës së raportimit



Politika e vlerësimit


Në nivelin shkollor vlerësimi përmbushë pesë nevoja kryesore. Sipas D. Nevo ato kanë të bëjnë me vendimmarrjen, përmirësimin, përgjegjësinë e llogaridhënien, profesionalizmin dhe certifikimin.


Vendimmarrja – administratorët nuk janë në fakt të vetmit që marrin vendime brenda shkollës. Vendime në nivele të ndryshme merren edhe nga nxënësit, mësuesit, prindërit. Vendimet që merren janë të ndryshme. ( Për nxënësit, mësimdhënësit, për materialet shkolloreapo shkollën në tërësi ).


Përmirësimi – nxënësit duhet të përsosin veprimtarinë mësimore e po ashtu edhe mësimdhënësit. Kurrikulat, tekstet vazhdimisht të përmirësohen, përmirësimi i mjedisit fizik etj..


Përgjegjësia e llogaridhënia – është e njohur në tërë botën. Mësuesit nuk duhet të rezistojnë në këtë çështje, përkundrazi duhet ta ndihmojnë këtë politikë të vlerësimit.


‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne.Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’ – Viktor Franklin


Profesionalizmi – mësimdhënësit e përgatitur në nivel profesional do t’i përmbushin shumë më mirë kërkesat e nxënësve, sepse sigurojnë shërbim më të mirë për nxënësit e tyre. Shkolla duhet t’ju plotësojë mësuesve profesionist të gjitha kërkesat që atyre ju duhen për vlerësim e vetëvlerësim.


Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin. – N. Hill


Certifikimi – përbën nevojën për të certifikuar mësuesit, drejtorët e shkollave, programet arsimore apo institucionet përkatëse që kërkojnë akreditim. Në shkollë shqetësimi kryesor është certifikimi i nxënësve.


Procesi i institucionalizimit të vlerësimit

Politika e zhvillimit të një sistemi për vlerësimin në bazë shkolle përmban këto elemente:

  • Ngritja dhe kualifikimi bazë i ekipit të vlerësimit
  1. Faza e parë: trajnimi i drejtuesve dhe i mësuesve të shkollës, të interesuar për zhvillimin dhe përsosjen e mekanizmave të vlerësimit shkollor.
  2. Faza e dytë: shkolla krijon ekipin e vlerësimit të brendshëm të përbërë nga 3-4 mësues, që janë trajnuar në fazën e parë. Nuk rekomandohet që drejtori ta kryesojë ekipin për vlerësim. (1- 3 vjet ekipi vlerëson pastaj zgjidhen tjerë )
  3. Faza e tretë: ekipi i vlerësimit institucionalizohet dhe i sigurohet asistencë teknike.
  4. Faza e katërt: zbatohet paralelisht me fazën e tretë dhe tani shkolla është gati për vlerësim të jashtëm që kryhet nga autoritetet kombëtare ose rajonale të vlerësimit.


Këtë politikë vlerësimi e shoqërojnë këto qështje:

  • Përcaktimi i programit të vlerësimit ( e përbëjnë këto elemente: përcaktimi i çështjeve për vlerësim, përzgjedhja e çështjeve, caktimi i qëllimeve dhe metodologjia e vlerësimit)
  • Vendosja e dialogut me vlerësuesit e jashtëm ( përfshin institucionalizimin e dialogut dhe vazhdimësinë e tij)
  • Krijimi i bankës së të dhënave ( dosjet e vlerësimit )
  • Publikimi i materialeve të vlerësimit: raporti vjetor i vlerësimit, buletine, shkrime për çështje të shkollës.


Vlerësimi i nxënësit


Vlerësimin e nxënësve e bëjnë mësuesit duke mbledhur, sintetizuar e interpretuar informacione që ju shërbejnë për të marrë vendime.


Katër lloje të vlerësimit në klasë janë:

  1. Vlerësimi me qëllim klasifikimi, vendosjeje, i cili ndihmon në kategorizimin e nxënësve para fillimit të procesit mësimor.
  2. Vlerësimi diagnostikues, që synon të zbulojë shkaqet njohëse, fizike, emocionale, shoqërore të problemeve që kanë nxënësit në mënyrë që të përcaktohen teknikat korrigjuese.
  3. Vlerësimi formues, i cili mbikëqyr përparimin e nxënësve, siguron një feedback për lehtësim nxënie dhe për të korrigjuar gabimet e mësimdhënies.
  4. Vlerësimi përmbledhës, përcakton arritjet në fund të semestrit, vititshkollor dhe shërben për të gjykuar për efektshmërinë në mësim...


Teknikat dhe instrumentet e matjes (testet)

Ka shumë lloje teknikash, instrumentesh dhe procedurash për të realizuar matjen dhe vlerësimin. Në këtë sistem testet zënë një vend të veçantë.Testi përbëhet nga një sistem detyrash, pyetjesh, çështjesh të lidhura logjikisht ndërmjet tyre, të cilat kanë të bëjnë me një fushë të caktuar dhe që duhen zgjidhur.Kemi një shumëllojshmëri testesh; testet verbale, testet joverbale, testet objektive, subjektive, të standardizuara, të përgatitura nga mësuesi, të shpejtësisë, të fuqisë, të njohurive, të aftësive, testet formuese, përmbledhëse, diagnostikuese, të bazuara në normë, testet e bazuara në kriter.

Testet e përgatitura nga mësuesi


Janë teste që përdorën në klasë dhe përdorën për këto qëllime:


  • për të matur dhe vlerësuar përparimin e nxënësve në lidhje me objektivat e lëndës.
  • për të motivuar të nxënit për çështje të përgjithshme dhe të veçanta
  • për të siguruar se cilat janë anët e forta dhe të dobëta
  • për të siguruar një informacion për qëllime raportimi
  • Për të siguruar një evidencë që do të jetë e dobishme për kryerjen e përmirësimeve të programit dhe të procedurave mësimore.


Testet objektive


Testi objektiv është ai lloj testi i ndërtuar në një mënyrë të tillë që vlerësues të ndryshëm, të cilët vlerësojnë në mënyrë të pavarur arrijnë në të njëjtin vlerësim për nivelin e njohurive, të aftësive, të qëndrimeve duke u bazuar në një çelës përgjigjesh të sakta.

Karakteristika të testit objektiv

  • Testi përmban një sërë kërkesash plotësisht të strukturuara.
  • Kërkohet të përzgjidhet një përgjigje ndërmjet një numri alternativash ose të jepet një përgjigje e shkurtër.
  • Testi përmban një numër relativisht të madh kërkesash.
  • Përgjigjja vlerësohet në përputhje me pikëzimin e vlerësimit.


Testet me përgjigje alternative

Ekzistojnë disa forma të testeve me përgjigje alternative. Më të përdorshme janë:

  1. E vërtetë – E rreme
  2. E drejtë – E gabuar
  3. E saktë – E gabuar
  4. Po – Jo
  5. Korrigjimi i alternativës
  6. Të vërteta – Të rreme të shumëfishta
  7. Po – Jo me shpjegim

Testet me kombinime përmbajnë kërkesa për të bërë kombinime në bazë të informacionit të dhënë. Testi përbehet nga kolona ,, A ’’ në të majtë dhe kolona ,, B ’’ në kolonën e djathtë.

  • Kombino informacionin e kolonës a me atë të kolonës b . Vendos shkronjën përkatëse në hapësirën në të majtë të numrit në kolonën a ; (p.sh _c__ 1 . Fjalia dëftore )...

Testet me alternativa të shumta janë unike midis testeve objektive, sepse mundësojnë matjen në nivelet më të larta të taksonomisë së objektivave.

Shumëllojshmëria e formateve të testeve me alternativa të shumta

  1. Formati me një përgjigje të saktë
  2. Formati me përgjigjen më të mirë
  3. Formati i tipit negativ

Shembuj: Qarko shkronjën që i përket përgjigjes së saktë. 1. Ç’ është Toka ? a. Asteroid b. Meteor c. Planet d. Satelit

Testet me përgjigje të shkurtra dhe me plotësim kërkohet që të jepet një përgjigje ose të plotësohet me përgjigjen e saktë vendi bosh duke përdorur një fjalë, një fjali të thjeshtë ose të përbërë, një simbol matematikor, formulë etj.

P.sh. Në ç’ vit u mbajt Lidhja e Prizrenit?________________



Testet subjektive


Testi subjektiv është testi që vlerësohet në bazë të gjykimit vetjak të mësuesit ose të vlerësuesit sipas kritereve të përcaktuara nga ai.

Vlerësuesi i brendshëm dhe i jashtëm vlerësojnë sipas kritereve të tyre të shoqëruara me subjektivitet

  • testet subjektive mund të përdoren për të matur njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet në një lëndë të caktuar mësimore, si dhe për të matur aftësinë për të shkruar.


Teknikat dhe instrumentet e matjes. Instrumentet për vrojtim

Ekzistojnë disa teknika dhe instrumente që ndihmojnë në vrojtimin e drejtpërdrejtë të veprimtarisë së nxënësit.

  • Buletini i pjesëmarrjes
  • Buletini i diskutimit
  • Listëkontrolli
  • Shkalla vlerësuese
  • Shkalla vlerësuese përshkruese
  • Shkalla numerike
  • Dëshmia anekdotike
  • Ndodhia
  • Interpretimi
  • Dosja e nxënësit



Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - Prishtinë

Punimi është i bazuar në seminarin dhe ibrin e seminart "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim", dhe është paraqitur në Wikipedia nën fleten përdoruesit Alushi