Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/5
Mendime të ndryshme për kurrikulin
- Edhe në arsim janë futur nocione të reja, siç është edhe nocioni kurrikul
- Në SHBA nocioni kurrikul ka filluar të përdoret në vitet ’60 të shek, të kaluar
- Fjala korrikul vjen nga gjuha latine : Curricullum, që do të thotë program jete
- Corrikulum do të thotë ecje drejt një caku-qëllimi, ecje, veprimtari për të arritur objektivin e caktuar.
Plan-programi mësimor dhe kurrikuli
- Me nocionin plan mësimor nënkuptojmë pasqyrën tabelore të lëndëve mësimore dhe fondin e orëve mësimore të paraparë për secilën lëndë mësimore dhe për secilën klasë.
- Ndërsa me program nënkuptohen përmbajtjet programore të parapara për lëndën e caktuar mësimore dhe të klasës së caktuar.
Llojet e plan-programeve
- Plan-programi zyrtar – shtetëror
- Plan-programi e ,,fshehur’’
- Plan-programi familjar
Qasje të ndryshme metodologjike në përcaktimin e lëndëve mësimore
Ka tri përvoja për përcaktimin e lëndëve mësimore:
- Një traditë e shteteve rajonale dhe e shteteve socialiste
- Qasja e dytë është integrale
- Qasja e tretë është qasje e kombinuar
Plan-programi mësimor si fytyra e Janusit
Programi mësimor ka karakteristikat e kokës së Janusit. Dy parë sy një parë për shikim prapa dhe një parë për shikim përpara. Shikimi nga e ardhmja është ideali ( një ëndërr që synojmë ta arrijmë). Plan-programi – shikuar në një aspekt është një kontratë – kushtetutë e një shteti që e nënshkruan me qytetarët e vet për krijimin e një ardhmërie
Lavjerrësi i plan-programit mësimor
- Lavjerrësi programor duhet të mundësojë një ekuilibër dinamik ndërmjet të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes
Ç’ është kurrikuli ?
- Kurrikuli është si një ,,kontejner’’ ku futet çdo gjë
- Kurrikuli paraqet një sistem racional në bazë të të cilit organizohet procesi i të nxënit.
- Kurrikuli është teknikë ose teknologji e të drejtuarit racional të të menduarit.
- Kurrikuli është një tërësi dokumentesh....
Aspekte metodologjike të inicimit, të hartimit dhe të zbatimit të ndryshimeve kurrikulare
Ø Pse duhet të ndryshojnë kurrikulat
Ø Kush i inicion ndryshimet kurrikulare
Ø Kush janë vendimmarrësit
Ø Cilat janë kriteret dhe parimet për hartimin e kurrikulit
Ø Cilat janë shkallët kryesore të kurrikulit
Ø Cilat janë veçoritë e kurrikulit
Ø Si organizohet përgatitja e kurrikulit
Ø Cilët janë përbërësit e kurrikulit
Ø Cila është harta, portofola e dijeve dhe aftësive
Ø Kush e zbaton kurrikulin
Ø Kurrikuli dhe tekstet mësimore
Ø Mësimdhënësi dhe kurrikuli
Ø Manualët për nxënës, mësues dhe kurrikuli
Ø Kush është përgjegjës për dështimet e kurrikulit
Ø Metodologjitë dhe strategjitë e mësimdhënies
Ø Metodologjitë dhe strategjitë e monitorimit, të kontrollit dhe të vlerësimit
Përbërësit kryesor të kurrikulit
Përbërësit kryesor të kurrikulit janë:
- Vizionet
- Objektivat (objektivat e përgjithshme dhe specifike )
- Përmbajtjet dhe standardet e përmbajtjes
- Standardet e arritjeve
- Standardet e pajimeve dhe të mjeteve mësimore
- Udhëzime metodologjike
- Metodologjia e mësimdhënies
- Metodologjia e vlerësimit të zbatimit të kurrikulit
- Metodologjia e monitorimit, e kontrollit dhe e vlerësimit të përvetësimit dhe të zotërimit të kurrikulit
,,Edukata na ka bërë kështu, çfarë jemi’’ – Helvecius
Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - Prishtinë