Jump to content

Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura/3

Nga Wikibooks
Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura
<< Metodat bashkëkohore të planifikimit >>
Objektivat e planifikimit


• të zotëroni konceptet dhe idetë kryesore që lidhen me planifikim
• të merrni pjesë aktive në hartimin e planeve strategjike – zhvillimore dhe aksionale
• të demonstroni përdorimin e metodave të ndryshme të planifikimit
• të përpiloni instrumente të ndryshme për ndjekjen e realizimit të planeve
• të përpiloni plane me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të punës në institucionet tuaja

Ç’ është planifikimi ?


• Planifikimi është një veprimtari intelektuale, e qëllimshme e njeriut, me të cilën parashihen vizionet, qëllimet, objektivat, të cilat duhet arritur nëpërmjet aktiviteteve, mjeteve, resurseve materiale financiare dhe njerëzore në kohën e caktuar për të siguruar një vlerë apo më shumë vlera të dobishme për zhvillimin e individëve a të shoqërisë.

Kemi të bëjmë, pra, me një proces mendor që kërkon shumë veprime dhe operacione mendore.


Udhëtimi i vërtetë për zbulim, nuk ka të bëjë me kërkimin e pejsazheve të reja por me nevojen për sy të tjerë. – Marcel Proust
...ne planifikojmë çdo ditë dhe jemi ata që na ka bërë mendimi (planifikimi) ynë.
...dhe vërtet na duhet një mendim i ri, sy të tjerë në shekullin e informacionit.
Këtë edhe mund ta bëjmë sepse xeherorja e arit, më e madhja është në ne....

Fuqia e paprekshme e mendjes së njeriut
• "Uni tjetër" është më i fuqishëm se uni ynë fizik të cilin e shohim në pasqyrë.
• Neve na udhëheqin forca të paprekshme që nuk jemi në gjendje t'i njohim me asnjë prej pesë shqisave tona. Madje edhe krejt njerëzimi s'ka fuqi t'i kontrollojë forcat e paprekshme. Njeriu plotësisht është i nënshtruar nga ato forca si: gravitacioni, forca e rrufës, e elektricitetit dhe ende nuk e kupton forcën e paprekshme të inteligjencës /ndërdijes së pafundshme / që gjendet në tokë - forcë e cila njeriut i ofron çdo kafshatë ushqimi që e han, veshje e para që ka në xhep... Njeriu edhe përkundër gjithë kulturës dhe edukimit mburrës, di vetëm pak ose asgjë mbi forcën e paprekshme të mendimeve - më të fuqishmen prej të gjitha forcave. Ai di vetëm pak mbi trurin fizik dhe mbi rrjetin kolosal të makinerisë së komplikuar, me të cilin rrjet fuqia e mendimeve shndërrohet në ekuivalent material - fizik
. • Numri i vijave që i lidhin qelizat e trurit është i barabartë me numrin një, pas të cilit qëndrojnë edhe15 milion shifra..- kjo është aq kolosale....

Kush rrezikon? – Ai që nuk rrezikon
• Çdo vështirësi, çdo dështim dhe çdo dhembje në zemër përmban në vete farën ekuivalente ose më të madhe të dobisë. ( ‘’Mendo dhe pasurohu’’ – Napoleon Hill )

Pyetni 100 njerëzit e parë që i takoni se ç‘ dëshirojnë më së shumti në jetë .98 nga ata nuk do të jenë në gjendje të tregojnë se çka dëshirojnë. Por nëse insistoni disa nga ata do të thonë: para, lumturi, fuqi , famë, etj..por nga dëshira e thjeshtë nuk realizohet asgjë. Dëshira e zjarrtë për t'i realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.
Nëse ke menduar dështimin - dështove !
Deri me sot ende nuk ka ndodhur që mendja e njeriut të shpikë makina për të prodhuar ide. Makina që do të kishin imagjinatën e tyre për krijimin e ideve...Këtë privilegj e ka vetëm ndërdija e njeriut, që është e aftë të nxitë imagjinatën, që është ireale e padukshme dhe e paprekshme të prodhojë ide, të cilat ide mund të marrin rrugë drejt ekuivalentit fizik që d.m.th reales, por para se të ndodh kjo që mund ta prekim dhe shohim duhet që idetë tona t'i vëmë në letër, letër kjo që e quajmë plan apo planifikim, e cila letër mbështetet vetëm mbi bazën e ideve që ka prodhuar imagjinata jonë...

Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie
• Me miliona njerëz e kalojnë jetën në mjerim e varfëri vetëm pse nuk e kanë planin e vyeshëm për fitimin e pasurisë. - N.H
• Ekziston një Zot, i cili i jep formën qëllimeve tona, qoftë edhe ashtu siç i parashohim ne. – Shekspiri

Shumë njerëz edhe pse marrin të ardhura mujore të barabarta, nuk jetojnë në kushte të barabarta, disa e kanë rregulluar jetën shumë mirë, disa mesatarisht mirë dhe një pjesë jeton në varfëri.

‘’Të dështosh në planifikim, do të thotë të planifikosh dështim’’- H.Hyseni

Dëshira e zjarrtë....
Dëshira e zjarrtë për t'i realizuar ato që dëshirojmë reagon pozitivisht vetëm në plane të mirëmenduara dhe me një qëndrueshmëri të fundshme dhe besim në idetë që ne krijojmë.
Pak kohë ne shpenzojmë për t’u marrë me ato që kemi, gjithnjë flasim për ato që na mungojnë e dëshirojmë t’i kemi !!!
Për të arritur atë që dëshirojmë, idetë tona që ne kemi krijuar, fillojmë t’i vëmë në letër, letër kjo që do të quhet PLAN.

Udhëheqës, fjalë e kotë pa shkathtësi planifikimi

Planifikimi rrugë e garantuar drejt shkollës së mirë për të gjithë

‘’Suksesi nuk kërkon kurrfarë arsyetimi, dështimin nuk e arsyeton kurrfarë alibie – Nëse dini se ç’ doni, atë zakonisht edhe e arrini.’’ - N. Hill
Udhëheqësi i suksesshëm duhet ta planifikojë punën e vet dhe të punojë sipas planit. Udhëheqësi i cili endet duke tentuar t’ua qëllojë gjerave, pa plane praktike dhe të përcaktuara, mund të krahasohet me anijen pa komandë. Herët a vonë ai do të hasë në shkëmb.- N.H

Planet që jepen në formën grafike janë:
• Hodogrami (flaw – chart, ang.; Hodogram – gjerm.)
• Gantogrami – e ka zbuluar amerikani Henry Gant
• Algoritmi – e përdori rusi Landa , psikolog
• Diagrami rrjetor – Metoda e Rrugës Kritike dhe PERT

Plani i zhvillimit të shkollës
Konceptet dhe mendimet për dhe rreth planifikimit, në dhjetëvjeçarin e fundit, në shtetet në transicion, kanë pësuar ndryshime të mëdha.
Plani i Zhvillimit të Shkollës është plan strategjik i zhvillimit zakonisht trevjeçar.
Planet ju mundësojnë shkollave jo vetëm të jenë në hap me zhvillimet shkencore, teknike dhe teknologjike, arsimore, ekonomike shkencore industriale, por ato do të arrijnë suksese të avancuara në zhvillimin maksimal të mundshëm të fëmijëve, nxënësve, studentëve e talenteve të fushave të ndryshme, që ata t’u prijnë ndryshimeve zhvillimore dhe të nxisin zhvillimet dhe përparimet e përgjithshme e në veçanti në arsim.
Shkolla duke planifikuar vet dhe duke realizuar objektiva do të dalë nga gjendja konservuese, d.m.th. nuk do të qëndrojë në gjendje të çimentuar, por do të jetë lëvizëse, efikase, cilësore...
Shkolla me planifikim të mirë do të përballët me problemet dhe do të dijë t’i menaxhojë ato për të krijuar kushte më të mira....

Kush përfshihet në planin e zhvillimit të shkollës?
Shkolla është produkt i vet shoqërisë, prandaj në planin e zhvillimit të saj ajo planifikon me shumë pjesëmarrës duke përfshirë edhe komunitetin e prindërve, nxënësve, dhe të studentëve. Ku do të inkorporohen prioritete me të cilat do të avancohet procesi i mësimdhënies.

Fazat e inkorporimit dhe të njohjes me procesin e planifikimit

Tri fazat e Hargeavesit & Hopkinsit janë:
1. Kujdesi t’i kushtohet planit si dokument (pyetja: ,,si duket plani’’ ? )
2. Njohja që procesi është më me vlerë se plani, duke identifikuar prioritetet dhe strategjitë përkatëse, sistemin e konsultimeve dhe të bashkëpunimeve, si dhe mundësitë për përsosje profesionale.
3. Njohja se cilësia e qeverisjes së planifikimit është çelës i suksesit.

Kjo përfshin aranzhmanet qeverisëse, rolet, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin. Ndaj ndoshta do të jetë i nevojshëm revizioni dhe ndërrimi potencial i strukturave dhe i kulturës së shkollës. Vetëm në këtë mënyrë mund të pritet ,,ndikimi i pritur i drejtpërdrejtë në suksesin e nxënësve.

Etapat e planifikimit

Dallojmë katër etapa të planifikimit që janë përgjegjëse për katër pyetje:
1. Ku jemi tani? (vlerësimi i gjendjes fillestare)
2. Ku dëshirojmë të jem në të ardhmen? (planifikimi)
3. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë (lëvizim) në atë drejtim?
4. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë? (evoluimi)
5. Si e dinë se kur do të arrijnë?

Duke i kombinuar këto mendime fitojmë këto etapa të planifikimit:
1. Cilat janë nevojat e komunitetit arsimor (përgatitja e terrenit)
2. Ku jemi tani dhe cilat janë mundësitë tona (vlerësimi i gjendjes – revizioni)
3. Ku dëshirojmë të shkojmë në të ardhmen (planifikimi)
4. Cila është mënyra më e mirë që të shkojmë lëvizim në atë drejtim
5. Si i vlerësojmë ndryshimet të cilat i zbatojmë (vlerësimi – dhe raportimi)

Struktura e planit të zhvillimit
• Vendimi i Këshillit të shkollës
• Formimi i komisionit për planifikim
• Hyrja
• Qëllimet e shkollës
• Vlerat që duhet arritur
• Prioritetet – lista e zgjedhur e prioriteteve
• Arsyeshmëria e prioriteteve
• Planifikimi kohor i realizimit të projekteve
• Metodat e raportimit
• Valorizimi financiar

Llojet e planeve zhvillimore
• Plani retorik – qeverisje dhe udhëheqje të dobët
• Plani individual- drejtori është i vetmi udhëheqës.
• Plani bashkëpunues- mësimdhënësit kanë përgjegjësi të pjesshme
• Plani korporativ – përgjegjësia e përbashkët

Plani ZhSh – përpilimi
• Vendimi
• Vizioni
• Vlerat që duhet arritur
• Prioritetet
• Arsyetimi i prioriteteve



Shkolla dhe komuniteti dy sisteme të ndërvarura

Është punim i përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës dhe trajner i çertifikuar për programin
,,Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim, organizuar nga KEC - Prishtinë

Punimi është i bazuar në seminarin dhe ibrin e seminart "Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim", dhe është paraqitur në Wikipedia nën fleten përdoruesit Alushi