Jump to content

Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/3

Nga Wikibooks
 
 
 Sigurimi kundër fatit të keq

 Një variant tjetër është një sigurim i cili ju ofron shpërblim p.sh. nëqoftëse ju ose një anëtar
 tjetër i familjes i rrëzohet televizori në dysheme, derdh kafe mbi tastierën e kompjuterit ose në
 qoftë se një fëmijë shtie një copë çokolate brenda në video. Është e mundur që ju keni tani
 këtë lloj sigurimi suplimentar në sigurimin tuaj të shtëpisë. Mund të quhet Sigurimi kundër çdo
 rreziku ose Sigurimi kundër fatit të keq (Allrisk eller Otursförsäkring). Dallimi midis sigurimit
 tuaj të shtëpisë dhe sigurimit që ju ofrohet në shitore shpesh është rreziku personal
 (självrisken), d.m.th. atë pjesë të dëmit ju do të paguani vetë, nëse ndodh diçka.
 Shtesa e sigurimit tuaj të shtëpisë vlen edhe për shumicën e sendeve që familja juaj ka në
 shtëpi, jo vetëm për televizorin ose kompjuterin.

 Për të kujtuar:
 • Cili është afati i garancisë?
 • Çka përfshihet në sigurimin e shtëpisë?
 • Çka përfshihet në sigurimin plotësues?
 • Garancitë nuk duhet të lidhen me një rrezik personal.
 • Njeriu ka të drejtë të reklamojë një send me defekt brenda dy vitesh.

 Shitje me zbritje të çmimeve

 Rea, zbritje, çmim ekstra, çmim shoku dhe çmim ”tani” – këto janë fjalë që shkaktojnë shpresa
 për oferta posaçerisht të volitshme. Për atë arsye ato duhet të përdoren me kujdes.
 Si kushte për shitoren për të nxitur klientët me fjalën ”realisation” (shitje me zbritje çmimesh)
 në reklamat e saj vlejnë:
 • shitja duhet të bëhet gjatë një periudhe të kufizuar
 • mallrat duhet të jenë me zbritje të dukshme të çmimeve
 • mallrat duhet të jenë të përfshira në llojshmërinë normale të shitores.

 Kufizimet kohore për të përdorur fjalën ”realisation” nuk mund të përcaktohen saktësisht.
 Kjo duhet vlerësuar nga rasti në rast, varësisht nga rrethanat ekzistuese në degën ekonomike
 në fjalë dhe në kontekste të ndryshme. Sipas Gjyqit të tregut (Marknadsdomstolen, MD) një
 shitje me zbritje çmimesh lejohet të vazhdojë për vetëm disa javë ose më së shumti dy muaj.
 Në lidhje me ushqime, Gjyqi në një rast ka përcaktuar një kufizim prej katër javësh.
 Çfarë do të thotë ”zbritje të dukshme të çmimeve” as nuk mund të përcaktohet saktësisht, për
 shembull në përqindje të çmimit normal. Edhe kjo duhet gjykuar nga rasti në rast dhe duke u
 nisur nga nevojat themelore të konsumatorit. Me rëndësi në këtë kontekst është edhe praktika
 e aplikuar në dega të ndryshme të tregut dhe për mallra të llojeve të ndryshme.
 
 

< 2
faqe
- 3 -

4 >