Jump to content

Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/4

Nga Wikibooks
 
 
 Blerje në rrethana tjera

 E drejta e pendimit (ångerrätt) – 14 ditë

 Kur ju si konsumator bleni diçka në një shitore ju nuk keni asnjë të drejtë ligjore për tu penduar.
 Mirëpo kur ju bleni diçka me porosi përmes postës (postorder) duke përdorur telefonin,
 televizorin, Internetin ose me rastin e shitjes në shtëpi (hemförsäljning) ju keni të drejtën e 14
 ditësh pendimi, sipas ligjit të ri për marrëveshjet me distancë.
 Përmes Ligjit për marrveshje me distancë (distansavtalslagen) i cili filloi të zbatohej në vitin
 2000, ju keni një mbrojtje si konsumator në lidhje me të ashtuquajturat marrëveshje me distancë
 dhe të shitjes në shtëpi. Ndër të tjera ligji përmban kërkesa për dhënien e informatave
 nga ana e personit që merret me veprimtari ekonomike si dhe dispozita të reja për të drejtn e
 pendimit të konsumatorit.

 Marrëveshje me distancë

 Në rast se ju bleni një mall me porosi përmes postës ose përmes telefonit, TV-shopit ose
 Internetit, ju keni të drejtën e pendimit, sipas Ligjit për marrëveshje me distancë, gjë që ju 
 mundëson të pendoheni brenda 14 ditësh. Pasi që ju e keni kthyer mallin, shitësi duhet të 
 ripaguajë shumën e paguar, sa më shpejt dhe së paku brenda 30 ditësh.
 E drejta e pendimit vlen edhe nëqoftë se ju keni lidhur marrëveshje me një person në veprimtari
 ekonomike për të ju dhënë një mall me qira ose për të kryer një shërbim për ju. Parakusht
 është që të lidhet marrëveshja me distancë, d.m.th. të mos jeni takuar me shitësin personalisht.
 Afati i pendimit fillon ditën kur ju keni pranuar mallin dhe përsa i përket një shërbimi ditën
 kur u bë marrëveshja për shërbimin.
 Afati i pendimit prapë nuk do të fillojë para se të merrni informatat nga ana e shitësit të cilat
 ai duhet të ju japë sipas ligjit. Ndër të tjera ju keni të drejtë të informoheni për të drejtën 
 tuaj të pendimit. Ligji nuk vlen për të gjitha marrëveshjet me distancë.

 Shitje në shtëpi

 Rregullat për shitje në shtëpi gjinden edhe në Ligjin për marrëveshje me distancë dhe vlen nëse
 ju bleni diçka prej një personi me veprimtari ekonomike ose bëni marrëveshje se ai do të ju
 japë me qira një mall ose do të ju kryejë një shërbim juve.
 Një marrëveshje për shitje në shtëpi mund të lidhet p.sh. kur një shitës ju viziton në shtëpi si
 dhe kur ai organizon një vizitë në një vend jashtë vendit të tij të rregullt të shitjes (si të 
 ashtuquajturit Home Parties).
 
 Ligji nuk vlen nëqoftëse

 • çmimi është më pak se 300 kr
 • marrëveshja vlen për sigurime, kredita ose instrumente financiare (p.sh. aksione)
 • marrëveshja vlen për ndërtimin e një shtëpie ose instalimi të caktuar mbi tokë ose në ujë
 • marrëveshja lidhet gjatë një vizite në shtëpi sipas kërkesës së shprehur të konsumatorit dhe
   kur marrëveshja vlen për një mall apo shërbim, të përfshirë në kërkesën e konsumatorit, ose
   në lidhje drejtpërdrejt me atë mall apo shërbim.
 
 

< 3
faqe
- 4 -

5 >