Jump to content

Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/11

Nga Wikibooks
 
 
 Këshilla për tregëtinë me mjetet elektronike

 Ju rekomendojmë të lexoni këtë para se të bëni tregëti përmes Internetit.
 • Lexoni të gjitha informatat me kujdes.
 • Nëse nuk ka informata për të drejtën e pendimit ose rregullat e furnizimit, mendoni mirë
   para se të bëni porosinë. Të drejtën e pendimit për 14 ditë e keni në përputhje me ligjin.
 • Siguroni sa më shumë fakte për sipërmarrjen. A janë të shënuara adresa dhe numri i
   telefonit të sipërmarrjes në shpallje ose në faqen web? Bëni përpjekje të merrni kontakt me
   dikënd në sipërmarrje i cili mund tu jap përgjigje pyetjeve tuaja në telefon ose E-postë. Në
   atë mënyrë ju mund të njoftoheni nëse shitësi është serioz.
 • Mashtrime mund të ndodhin. Tregoni dyshim ndaj ofertave jashtzakonisht të lira ose
   prodhimeve mrekulluese, sensacionale.
 • Informohuni për shpenzimet totale. A përfshin çmimi taksat postare, shpërblimin e shërbimit
   dhe eventualisht të doganës?
 • Sa e gjatë është koha e furnizimit? Kjo është me rëndësi kur njeriu dëshiron të marrë mallin
   para kërshëndellave ose një date tjetër të veçantë.
 • Kontrolloni që të informohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme nga ana e sipërmarrjes se
   e drejta e pendimit vlen në këtë rast. Dhe ju nuk duhet të keni shpenzime për të përdorur të
   drejtat tuaja të pendimit – përveç taksës postare për të kthyer mallin.
 • Kur ju keni bërë porosi ju duhet të merrni një vërtetim. Edhe në vërtetim duhet të informohet
   për të drejtën e pendimit.
 • Nëse ju paguani me kartelë kreditore: Kontrolloni se zbritja nga kontoja juaj është kryer me
   shumën e saktë. Ka rrezik se numri i kartelës bie në duar të gabuara. Po të ndodh se dikush
   shfrytëzon numrin tuaj të kontos, merrni kontakt menjëherë me bankën tuaj ose me
   sipërmarrjen e kartelës.
 • Nëse ju paguani në avancë për një mall ju humbni një prej mjeteve më të mira të presionit si
   konsumator – të ndalni pagesën në rast vonimi ose defekti.
 
 

< 10
faqe
- 11 -

12 >