Jump to content

Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/12

Nga Wikibooks
 
 
 Të zgjedhni ndërmarrjen elektrike

 Ju lejohet të ndërroni furnizues të energjisë elektrike në ditën e parë të muajit, por me një muaj
 afati të shkëputjes. Kjo vlen vetëm nëse njeriu nuk ka bërë marrëveshje me afat të caktuar me
 furnizuesin e energjisë elektrike.
 Ju lejohet edhe të zgjedhni energji elektrike nga fuqia e ajrit ose të ndonjë lloji tjetër në 
 përputhje me kërkesat e ambientit, nga burimet energjetike përtëritëse.

 Faktet bazë

 Tregu i energjisë elektrike është mjaft i koklavitur. Pronari i linjave elektrike quhet pronar i
 rrjetit. Ky pronar mund të jetë ndërmarrja komunale ose një ndërmarrje tjetër lokale. Pronarit
 të rrjetit i paguhet një taksë e caktuar abonimi si dhe një çmim për kilovat-orë (kWh).
 Pronari i rrjetit ka monopolin e linjave në territorin e tij.
 Rryma elektrike mund të blihet nga një furnizues i energjisë elektrike sipas dëshirës.
 Çmimi përbëhet nga një pjesë e caktuar dhe një pjesë e lëvizshme:
 Pjesa e caktuar është taksa vjetore (duke përfshirë 25 përqind tatim moms.)
 Pjesa e lëvizshme është çmimi për kilovat-orë, kWh (duke përfshirë 25 përqind moms.)
 Në pjesën e lëvizshme përfshihet edhe një taksë energjetike që ndryshon nga vendi në vend.
 Disa furnizues të energjisë elektrike kanë hequr taksën e caktuar. Disa e kompensojnë me një
 çmim pak më të lartë për kilovat-orë.

 Katër shuma

 Kështu shuma globale për të paguar për energjinë elektrike përbëhet nga katër pjesë, pjesa e
 caktuar dhe atë të lëvizshme të ndërmarrjes së rrjetit dhe pjesa e caktuar dhe atë të lëvizshme
 të furnizuesit të energjisë elektrike. Në pjesën e lëvizshme të furnizuesit përfshihen edhe tatimi
 moms dhe tatimi i energjisë. Këto taksa mund të ndërrohen pavarësisht nga kontrata bindëse
 për një periudhë të caktuar. Furnizuesit ofrojnë zakonisht disa tipa kontratësh, një prej tyre e
 lidhur me fiksimin e çmimit të energjisë elektrike me një afat të caktuar.

 Çmimi total për furnizimin e energjisë elektrike

 Totalisht çmimi i rrymës elektrike duke përfshirë taksat, bëhet rreth 40–50 öre/kWh. Sasia e
 konsumit vendos çfarë furnizues dhe çfarë kontratë është më me leverdi për ju. Prandaj ju
 duhet të bëni krahasime midis ndërmarrjeve të ndryshme të energjisë elektrike dhe tipave të
 ndryshme të marrëveshjes para zgjedhjes.

 Asnjë ligj për konsumatorët

 Kushtet e përgjithshme të kontratës përcaktojnë çka vlen midis jush dhe ndërmarrjes së rrjetit
 dhe të energjisë elektrike. Enti i konsumit (Konsumentverket) dhe furnizuesit e energjisë
 elektrike (Sveriges elleverantörer) kanë lidhur një marrëveshje për kushtet që duhet të
 përfshihen në kontratat e energjisë elektrike si dhe të rrjetit.
 Përveç kësaj disa dispozita rreth konsumit gjinden në Ligjin për energjinë elektrike (Rixlex).
 Duke qenë se shitja e energjisë elektrike zhvillohet në konkurencë, nuk ka asnjë mbikëqyrje
 të çmimeve të energjisë elektrike nga ana e organeve zyrtare. Nga ana tjetër kontrollohet
 veprimtaria e ndërmarrjeve të rrjetit, edhe çmimet nga organi i energjisë.
 
 

< 11
faqe
- 12 -

13 >