Jump to content

Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/10

Nga Wikibooks
 
 
 Në rast se ju nuk keni vërejtje ose nuk jepni përgjigje, Organi ekzekutiv publik përcakton
 borxhin dhe ju dërgon një vendim juve dhe kreditorit tuaj. Pas kësaj kreditori mund të lë Organin
 ekzekutiv publik të sigurojë paratë. Procesi i komunikimit dhe vendimit do të thotë më
 shumë taksa, para që ju duhet të paguani.

 Vërejtje për çrregullime të pagimit

 Kur Organi ekzekutiv publik ose Gjykata e shkallës së parë kanë përcaktuar borxhin, një
 vërejtje për çrregullime në lidhje me pagimet (betalningsanmärkning) shënohet në regjistrat e
 ndryshme të informimit ekonomik. Një vërejtje e tillë e bën shumë të vështirë ose të pamundur
 për ju të merrni para me hua, të siguroni një kartelë kreditore, të merrni një televizor apo video
 me qira për së paku tri vite në rradhë. Edhe të siguroni një banesë mund të bëhet e vështirë.

 Sekuestrimi

 Organi ekzekutiv publik mund të kryejë sekuestrim në mënyrë të ndryshme. Metoda më e
 rendomtë është përmes zbritjes nga të ardhurat, pensioni, kompensimi gjatë sëmundjes ose nga
 të ardhura tjera (sekuestrim nga rroga).

 Informimi për gjendjen ekonomike

 Informimi për gjendjen ekonomike (Kreditupplysning) jep të dhëna për situatën tuaj ekonomike
 për ti mundësuar një kreditori ose qiradhënësi të bëjë një analizë ekonomike. Të gjithë personat
 në Suedi mbi moshën 15 vjeç janë të evidencuar në regjistrat e informimit ekonomik.
 Organi i kontrollimit të veprimtarisë kompjuterike (Datainspektionen) ushtron mbikëqyrjen
 mbi sipërmarrjet e informimit ekonomik.
 Kush kërkon një informim ekonomik duhet të ketë një nevojë legjitime për këtë. Kjo do të
 thotë se ai do të jetë i gatshëm të hyjë në marrëveshje kreditore me ju.
 Çdo herë kur një sipërmarrje të informimit ekonomik ka lëshuar të dhëna për një person privat,
 ai duhet të marrë një njoftim me shkrim për të dhënat e lëshuara. Ju keni të drejtën të informoheni
 falas për të dhënat e regjistruara. Kërkesa bëhet me shkrim dhe duhet firmosur.
 Shkruani sipërmarrjes të informimit ekonomik duke iu referuar të drejtën tuaj të merrni një
 ekstrakt nga regjistri sipas Ligjit të regjistrimit kompjuterik. Jepni numrin tuaj personal, emrin
 dhe mbiemrin si dhe adresën tuaj. Nëqoftëse ju mendoni se ndonjë pikë informimi që ka të
 bëjë me ju në regjistrin e informimit ekonomik është e gabuar ose e pasaktë, ju duhet të kërkoni
 një korrigjim. Sipërmarrje atëherë duhet të ’’shqyrtojë çështjen me shpejtësi’’. Nëse shihet
 se informimi në fjalë është i gabuar, sipërmarrja duhet ta ndreq, duke informuar të gjitha
 instancat përkatëse të cilat kanë marrë informata të gabuara gjatë 12 muajve të fundit.
 
 

< 9
faqe
- 10 -

11 >