Jump to content

Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët/Parathënje

Nga Wikibooks

Parathënie


Ballina
faqe
- Parathënje -

Faqe 1
Libri "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët" është një përmbledhje studimesh, ku trajtohet një problematikë e historisë kombëtare e popullit shqiptar që është injoruar, mospërfillur, madje edhe shtrembëruar për dekada me radhë. Ajo vazhdon edhe sot të studiohet nga disa pseudohistorianë dhe pseudointelektualë të caktuar, njëanshëm, me primitivitet e urrejtje, e jo në mënyrë të mirëfilltë shkencore. Prandaj e bëmë këtë përmbledhje që:


- t'i shërbejë sadopak ndriçimit të historisë së Islamit ndër shqiptarët.

- të jetë një ndihmës për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në përgjthësi dhe për studentët e historisë dhe teologjisë në veçanti.

-të jetë një orientues dhe nxitës për studiues të ndryshëm, të cilët duan t'i trajtojnë gjërat pa paragjykime dhe me objektivitet shkencor.

Në këtë libër, lexues të dashur, do të shihni si mund të zhvillohet alternancë dinamike ndërmjet religjionit e kombit, ndërmjet fetares e kombëtares, ndërmjet Islamit e kombit, ndërmjet kategorive historike e metahistorike.


Autori Muhidin AHMETI


Ballina
faqe
- Parathënje -

Faqe 1