Jump to content

Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët/1

Nga Wikibooks

PËRHAPJA E ISLAMIT NË SHQIPËRI[1]


Parathënie
faqe
- 1 -

Faqe 3
Duam të japim shënime të gjera dhe të veçanta mbi mënyrën e përhapjes së Islamit në popullsinë e krishterë të Shqipërisë, të Serbisë dhe të Bosnjes, sepse secili prej këtyre vendeve, i pushtuar nga osmanlinjtë, ka rëndësi të veçantë në historinë e përhapjes së Islamit në Shqipëri.


Shqiptarët, me përjashtim të një pjese që është e popullëzuar në Greqi (1), janë të vendosur në viset kodrinore të bregut lindor të Detit Adriatik, midis Malit të Zi dhe gjiut të Nardës apo Prevezës. Ato i përkasin njërit prej popujve më të vjetër të Evropës të cilët përfshihën në fisin Arian, dega Pellazge.


Invadimi i parë i turqve në Shqipëri u bë në vitin 1387 (789 H.), por pak më vonë forcat turke u tërhoqën nga ajo anë. Shqiptarët për herë të parë në vitin 1423 (827 H.) e pranuan pushtetin e sulltanit. Shqipëria, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit, i cili është i njohur me emrin Islam Skenderbe, fitoi për një kohë pamvarësinë e saj. Tregimet për Skenderbeun se qysh në fëmijëri është marrë peng në Turqi, se është edukuar ndër muslimanë dhe se ka tërhequrvemendjen e sulltanit, nga hulumtimet historike janë cilësuar si të trilluara. Faktet e hulumtuara, tregojnë se Skenderbeu e ka kaluar rininë e vet në viset kodrinore të populluara me shqiptarë. Luftërat kundër turqve, kanë filluar me ngadhënjimin e tij në vitin 1444 (848 H.). Pas luftrave të rrepta e të suksesshme, të cilat zgjatën më shumë se 20 vjet, në vitin 1467 (872 H.) dhe pas vdekjës së Skenderbeut, turqit filluan përsëri të pushtojnë Shqipërinë. Njëmbëdhjetë vjet më vonë edhe Kruja, e cila ishte qëndër e fisit Kastriot, ra në duart e turqve, por Shqipëria nuk u nënshtrua plotësisht. Kryengritjet përsëriteshin, por nuk pati ndonjë rezistencë të përgjithshme. Mirëpo, disa vende bregdetare për një kohë të gjatë nuk u dorëzuan. Durrësi me vështirësi u pushtua në vitin 1501 (907 H.) kurse limani Tivar (Antivar), pika më veriore ku kishte shqiptarë, u dorëzua në vitin 1571 (979 H.). Kushtet e dorëzimit të tij kanë qënë këto: të ruhën zakonet e vjetra dhe gjuhët e vendeve, të krishterët të munden lirisht dhe publikisht t'i kryejnë ritet fetare, kishat dhe kapelat - kishëzat të jenë të ruajtura nga sulmet, e në rast se ndonjë do të rrënohej, të ngrihej përsëri, populli të ketë të drejtë mbi pasurinë e tij të prekshme dhe të paprekshme dhe pë mos paguajë mbitaksa për të.

KARAKTERISTIKAT E POPULLIT SHQIPTAR
Shqipëria nën sundimin turk vazhdimisht ka pasur një lloj qeverisjeje gjysëmautonome, duke e ruajtur pavarësinë ashtu sikurse e kanë pasur disa fise para pushtimit. Ndonëse ishin nën udhëheqjen e sulltanit, zotimi i tyre për besnikëri nuk shkoi aq larg sa të pajtoheshin që nëpunësit turq të ndërhyjnë në çështjet e tyre të brendshme. Ka mjaft shkaqe të arsyeshme të mendohet se Turqia nuk ka caktuar asnjë nëpunës, i cili nuk ka qenë autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin për mëkëmbës apo prefekt në atë vënd, i cili nuk është bë i famshëm me armën e vet apo nuk ka pasur lidhje të forta farefisnore (2). Krenaria kombëtare e shqiptarëve është e madhe. Kur e pyet dikush një shqiptar se ç'është, para se të përgjigjet se është musliman apo i krishterë, të thotë se është shiptar. Kjo shprehje, duke marrë parasysh kuptimin e saj, do të mund të shpjegohej se ai është banor i shkrepave. Kjo mënyrë e shprehjes së individualitetit është shkak i veçantë i ndjenjave kombëtare, sepse menjanoi grindjen e ashpër midis ithtarëve të këtyre dy feve, që mbretëronte në pjesët e tjera të perandorisë Osmane. Shqiptarët muslimanë dhe të krishterë flasin gjuhë të njëjtë, kultivojnë tradita të njëjta dhe kanë mendime e zakone të njëjta. Krenaria e përbashkët kombëtare është aq e fuqishme, sa që nuk i ka lënë vend ndikimit të dasive fetare te pjestarët e këtij populli (3). Në rradhët e ushtrisë jo të rregullt për ruajtjen e rendit dhe për sigurimin e qeverisjes, kanë shërbyer muslimanët shqiptarë, por edhe të krishterët shqiptarë. Meqë shqiptarët e të dy feve, në Perandorinë Turke janë konsideruar ndër më të guximshmit, ata vazhdimisht kanë qenë në shërbim të pashës në Shqipëri. Shqiptarë të krishterë, shërbimin ushtarak e kanë kryer në ushtrinë turke gjatë luftës së Krimesë (4). Vërtetë, të krishterët, edhe pse janë më të qetë se muslimanët dhe më shumë janë të prirur për bujqësi, megjithatë midis tyre ka pak dallim. Shqiptarët e krishterë i kanë ruajtur armët dhe zakonet e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanë treguar shpirtin e lirisë e të krenarisë dhe frymë të ashpër nacionale. Kanë qënë të frymëzuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkëfistarët e tyre të cilët kishin përqafuar fenë Islame (5).
DOBESIMI GRADUAL DHE TERHEQJA E KRISHTERIMIT
Për hulumtimet rreth përhapjes së Islamit në Shqipëri, me rëndësi është të merret parasysh sa thamë më sipër, sepse kjo përhapje u realizua shkallë-shkallë ndër banorët autoktonë, mbi të cilët nuk është ushtrtuar kurrfarë presioni i jashtëm. Në këtë pikpamje, të dhënat mbi veprimtarinë misionare, të cilat i kemi në dorë, janë mjaft të kufizuara, sepse faqet e historisë Shqiptare prej shekullit XV deri te shfaqja e Ali Pash Tepelenës, gjatë treqind vjetëve duket se kanë mbetur të zbrazëta (6). Në këtë kohë, sa ne kemi arritur të hulumtojmë, kthimi në Islam është bërë ngadalë por në mënyrë të vazhdueshme. Të dhënat për këtë janë marrë nga kronikat e rretheve të ndryshme kishtare dhe nga projektet, të cilat kohë pas kohe i janë dërguar Papës (7). Por, nga esenca e këtyre burimeve, gjë që vetvetiu kuptohet, do të jepën të dhëna të mangëta, në mënyrë të veçantë për sa i përketë atij qëllimi të lartë të kthimit. Madje as eprorët kishtarë të asaj kohe nuk mund të bindnin vetën se ka ndonjë qëllim të sinqertë në zemrat e atyre që ktheheshin në Islam. Në mënyrë të veçantë është vështire të kuptohet se ata do të mund të shprehnin mendimin e tyre mbi ekzistimin e atij qëllimi të sinqertë.


Në të vërtetë, në shekullin XVI ndonëse atje kishte lindur një rrymë prozelitizmi (kthimi), megjithatë dukej se Islami shumë pak kishte përparuar. Numri i të krishterëve në Shqipëri në vitin 1600 (1019 H.) ishte dhjetë herë më iu madh se i muslimanëve (8). Fshatret, në pjesën më të madhe, kanë qënë të banuara me të krishterë, midis të cilëve ka pasur ndonjë musliman (9). Nga kjo kuptohet se rastet e kthimit kanë qënë më të shpeshta në qytete. Për shembull, të krishterët e qytetit Tivar (Antivar), të cilët kishin mbetur pa u shpërngulur në vendet e krishtere fqinje, qoftë nga shtresat e larta, qoftë nga ato të ulta, me shumicë kaluan në Islam. Kështu popullsia e atejshme e krishterë ishte pakësuar (10). Pasi numri i muslimanëve sa vinte e rritej, disa kasha i shnërruan në xhami (11). Edhe pse kjo në të vërtetë ishte në kundërshtim me kushtet e vendosura të traditës, popullata e atjeshme autoktone, duke ndërruar fenë, e konsideronte të arsyeshme, t'i transformonte edhe faltoret e veta. Sipas versionit të Ferlatit, arqipeshkvi i Tivarit ankohet, sepse vihej dore edhe mbi oborrin e arqipeshkvisë. Mirëpo, ai oborr tetë vjet pat qëndruar i zbrazët, sepse arqipeshkvi Ambrosius, duke ikur jashtë kufinjveturk u shpreh shumë ashpër kundër Islamit: e shau Pejgamberin e Zotit, madje mori guximin ta quajë fenë e tij "Dispozita Satanike". Kështu që, për këtë arsye ikjen e quajti më të përshtatshme. Në vitin 1610 mbetën vetëm dy kasha, të cilat shërbenin si shkolla, por edhe ato kishin kaluar në duart e kishës përëndimore, latine, megjithatë ato i kënaqnin nevojat e bashkësisë së krishterë, e cila kishte mbetur atje (12). Cfarë rëndësie kanë këto rrethana, pak a shumë mund të argumentohën në fjalët e shkrimtarit Marko Bizzi: "Atje kanë qënë 600 shtëpi, të cilat ishin të banuara pa dallim me muslimanë, latinë dhe ortodoksë grekë. Muslimanët numerikisht dominonin mbi katolikët dhe ortodoksët."


Duke marrë parasyshë të dhënat që kemi mbi lidhjen sociale ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve dhe që midis këtyre dy bashkësive s'ka ndonjë vizë, e cila mund t'i ndante, arrijmë të kuptojmë se Islami fitonte ithtarë për aq sa dobësohej zellshmëria dhe jeta shpirtërore e kishës.


Shpesh ndodhtë që prindërit e krishterë i martonin vajzat e veta për myslimanë, pra nuk i pengonin të krishterat për këtë martesë (13). Nga këto martesa të përziera fëmijët meshkuj edukoheshin si mysliman, ndërsa femrave u lejohej të rriteshin në fenë e krishterë (14), vetëm se kjo leje nuk përfillej për shkak se eprorët, femrave të këtilla ua ndalonin pjesëmarrjen neë ceremonitë e shenjta dhe i mbanin jashtë kishës (15). Vërtetë, që disa priftërinj në vende të vogla nuk i zbatonin urdhërat e eprorëve të tyre, por megjithatë, qëndrimi ndaj grave i shtyri shumë prej tyre të përqafonin fenë e burrave të vet. Megjithatë, disa gra të krishtera kultivonin besime primitive lidhur me pagëzimin. Ato i pagëzonin fëmijët e tyre, duke pandehur se ai vepron me sukses kundër lebrës, magjive dhe sulmit të ujqëve (16). Priftërinjtë e krishterë ishin të gatshëm të përforconin këtë besim të shtrembër tek këto gra, të cilat vinin për t'i pagëzuar fëmijët e tyre (17).


Ndjenjat bujare midis ithtarëve të këtyre dy feve (18) shfaqëshin edhe me pjesmarrjen e myslimanëve në ceremonitë fetare, të cilat përgatiteshin për nder të ndonjë shenti të krishterë. Në lidhje me këtë Marko Bizzi thotë: "Në ditën e Shëngjergjit, të cilën shqiptarët e respektojnë veçanërisht, në kishë më shumë shiheshin muslimanë se të krishterë (19). Sipas një versioni, muslimanët shqiptarë edhe sot e konsiderojnë të shenjtë Marinë (hazreti Merjemën), i respektojnë të shenjtët e krishterë dhe i vizitojnë varret e tyre. Në anën tjetër, të krishterët gjithashtu, u drejtohën me përgjerim tyrbeve të të dashurve muslimanë të Zotit me qëllim që t'ua shërojnë sëmundjet (20). Në vendin Kaveleak, ku janë të vëndosur 60 familje të krishterë dhe 10 familje muslimane, shumica e muslimanëve, të martuar me të krishtera merrnin pjesë në mirëmbajtjen e priftit të atjeshëm (21). Marko Bizzi këto i shpjegon në tri mënyra: me të joshurit e dobive të kësaj bote, me dëshirën për të shpëtuar nga haraçi, me mungesën e klerikëve të aftë të cilët në masë të mjaftueshme të kënaqin nevojat shpirtërore të popullatës (22).


Shumicën e kthimeve në Islam ia lënë barrës së padurueshme të tatimit, i cili u caktohej të krishterëve. Kështu, përmendet se tërë fshatrat bënë "dezertim" në mënyrë që të shpëtojnë nga ky tatim. Për këtë ankesë nuk mund të themi se ka arsye të mjaftueshme për të vërtetuar, sepse kjo çështje akoma nuk është krejt e qartë; ose ky është një interpretim i paramënduar i atyre të cilët duan të gjejnë pretekst për konversionin e bashkëfetarëve të tyre të dikurshëm; ose kjo përbëhet nga pohime hiperbolike të kishtarëve se është absolutisht e pamundur të përqafohet Islami me bindje. Me siguri njerëzit, të cilët thjeshtë për shkak të shpëtimit nga tatimi, apo me shprehje tjetër nga gjoba, e kan ndërruar fenë e mëparshme, kanë qënë pak të lidhur me fenë e tyre.


Sikur të mund të gjenim diçka më shumë se ato ankesa, përgjithësisht të papërcaktuara, mbi "despotizmin turk", do të mund të caktonim se a ka pasur arsye të mjaftueshme për kthim me dhunë në fenë Islame, por dëshmitë e versioneve gojore nuk duket se lehtë do të sigurojnë një rezultat të tillë. Tradita e keqe e perandorisë Osmane si shitja e pozitave provinciale atij që jep më shumë, pastaj mospërcaktueshmëria e zgjatjes së këtyre pozitave, në rastet më të shpeshta do të kurorëzohej me atë që nëpunësit, të cilët i përvetësonin, përpiqeshin me të gjitha mjetet e mundshme me anën e shantazhit, me të holla të bëjnë kapital sa më të madh. Mirëpo, është e njohur se kjo barrë e rëndë ka qënë ngarkesë jo vetëm për të krishterët, por në të njëjtën masë edhe për muslimanët (23). E vërteta është se, për nëpunësin e pangopur dhe të padrejtë, sigurisht më lehtë ka qënë t'i bëjë dhunë të krishterit se muslimanit, e në mënyrë të veçantë atyre të krishterëve për të cilët është dyshuar se kanë qënë në shërbime tradhëtuese (spiunazh) me Venedikun dhe shtete të tjera të krishtera ose pjesëmarrës në komplote të ndryshme kryengritëse.


Edhe sikur të ishte gjendja e tillë, nuk mund të dyshohet në ndikimin që e bënte veprimtaria e kujdesshme për Islamin para një hierarkie të tillë apatike kishtare. Sikur Islami të kishte më shumë hoxhallarë në Shqipëri, duke folur për çeshtjet fetare, Marko Bizi lavdëron sinqeritetin, bujarinë dhe miqësinë e tyre - kjo do të shkaktonte progres të rrufeshëm në të (24). Priftërinjtë e krishterë shumica ishin të padijshëm. Nëse dikush prej tyre ka ditur të lexojë, më shumë kan lexuar përmendësh se nga libri. Ata aq pak ishin të udhëzuar në detyrën e tyre fetare, sa që shumë prej tyre as lutjen e eremisë nuk e kanë ditur ta recitojnë përmendësh (25). Edhe pse disa kanë ditur t'i citojnë lutjet me rastin e shërbimit të përbashkët, të cilat tradicionalisht ishin caktuar të citohën në gjuhën latine, megjithatë ka qënë vështirë të hasësh midis tyre në të atillë, të cilët e kuptonin këtë gjuhë. Ata nuk kanë pasur dije tjetër mbi esencat e fesë së tyre, veç disa të dhënave të përcaktuara, të cilat kishin mbështetje në traditën gojore (26). Autori i përmendur mendon se për keto të meta përgjegjes jane ata që kanë qenë ne pozitat peshkopate. Ai, ata i konsideron gjithashtu përgjegjes edhe per numrin e pamjaftueshmëm të priftërinjve, për mosdijen e atyre që ishin në detyrat shpirtërore, për jetën dhe vdekjen e shumë krishterëve, të cilët nuk e kishin mësuar "Fenë", për "renegatitë" që ndodhin çdokund. Ai pandeh se atje do të zhduket krishtërimi nëse kësaj nuk i gjendet ilaçi (28). Në këtë rast është dhënë me vlerë të përmendet se shqiptarë nuk ishin sikur ata ortodoksë në pjesët e tjera të perandorise Turke, të cilët qenë rojtarët e vetëdijes dhe aspiratës nacionale. Ndonesë edhe ndër priftërinjtë tjerë ordoks ka pasur të padijshëm, megjithatë ata me përkushtim e kanë ruajtur detyrën e besnikërise ndaj krishterimit, i cili është baza e jetës nacionale si për shembull tek Grekët (29). Te shqiptarët, përkundrazi ndjenjat kombëtare janë plotesisht të ndara prej besimeve fetare. Për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj Turqëve, ata ishin të bindur, e kjo vjen nga besnikëria qe kishin ndaj frymës se vjetër feudale, se duhet tu nënshrtohen urdhërave të tyre meqë ata janë zotërinj të vendit (30).


Midis priftërise dhe popullësisë nuk kishte marrëdhënie miqësore. Këtë e vërteton një rast i çuditshëm i konverzionit "Në kohët e vjetra, dersia e gjithë shqipëria ishte krishtere, në Shkodër gjendej një fotografi e Marisë. Në mauzole ku ishte e vendosur kjo fotografi, vinin me mijëra njerëz nga të gjitha viset, sillnin dhurata luteshin me modesti dhe me pikëllimet e tyre kërkonin shërim. Për diçka ndodhi një armiqësi ndërmjet popullësisë dhe priftërisë. Një ditë u futën kolektivisht në kishë dhe deklaruan se në qoftëse priftërinjtë nuk i plotësojnë dëshirat e tyre të gjithë të bashkuar do ta braktisini Jezusin dhe do të përqafonin Muhamedin. Pasi priftëria mbeti këmbëngulësisht prapa vendimit të saj, qoftë mirë apo keq, populli rrëmbeu nga dyert çdo gjë që kishte, kurorat dhe fihurat e krishtit dhe të dhirërua nërpërkëmbën ato, pastaj shkuan menjërë tek xhamia më e aftër, ku i imami i priste si musliman të vërtet (30a).


Për shkak të moskujdesisë dhe mosshqetësueshmërise së priftërisë krishtere, filluan shumë shpërdorime dhe çrregullime në shoqrinë krishtere. Një prej këtyre dukurive të kundërta me rregullat kishtare që edhe martesat civile, e cila behej pa lutjne zyrtare dhe lejen e prifit, kjo duket se ështe afërt me ligjin fetar Islam. Në mënyrë që kësaj ti jepej fund, bashkëshortët përjashtoheshin nga bashkësia përderisa nuk fillon të vepronin sipas kanuneve kishtare dhe riteve bazë (31).


Rrethanat shoqërore të shekullit XXII dhe fatorë të tjerë, të cilët i përmendëm më lartë, sollën mjaft rezultate: Numri i popullatës krishtere filloi shumë shpejt te bjerë. Gjatë periudhës prej 30 vjetësh, e cila konsiderohet e shkurter për popullin e vogel d.m.th. prej 1620 deri më 1650 (1030 deri më 1060h) tregohet se 300 mijë shqipëtare e përqafuan Islamin (32). Ne tërë dioqezën e Tivarit, në vitin 1624 kishte vetëm 2000 katolik. Në vetë qytetin kishte mbetur vetëm një kishë dhe para mbarimit të atij shekulli ajo kishte ardhë në atë gjendje sa nuk shfrytëzohej për shërbimin kishtar krishter, sepse në qytet kishin mbetur vetëm dy familje të krishtera (33). Pak më vonë, në vitin 1651 (1062h) marrë në përgjithësi, shumicën e popullësisë së krishterë të kësaj trve e përbenin gratë. Dalëngadalë gjendaj e krishterimit gjithnjë vinte duke u keqësuar. Numri i banorëve katolik bie, ata janë gati dyfish më pak në proporcion me pjesen tjetër. Të krishterët meshkuj masivisht e braktisinin krishterimin dhe e përqafonin Islamin (34), kurse 100 vjet më parë, të krishterë ka pasur djetë herë më shumë se musliman (35). Të krishterët e arqipeshkvisë së Durrësit numerikisht kishin rënë përgjysmë (36). Te krishterët e dioqezës së Krujës për 30 vjet me rradhë përqafuan Islamin (37). Priftëria më e ulët, në njërën anë masës ua lexonte meshën, në anën tjetër shikonte se si njerëzit një nga një deklaronin kthimin e tyre ne Islam. Rezultat i kësaj është që fëmijët e tyre ishin të humbur përgjithmone (38). Edhe priftërinjtë e fshatit se si prindërit krishterë i martonin vjazat e tyre me musliman, ndanin kungatë të tyre grave, kështu që kjo gjendje, me gjithë mallkimet e priftërinjëve më të lartë, vazhdonte me dëshirën e prifit (40). Shumica e priftërinjëve më të ultë ishin vënë në dyhsim për shkak të jetës jonormale. Rrallë shkonin në ritin e rrethimit, madje në banesa posaqërisht të caktuara për priftërinj përgaditeshin gosti. I shitnin pasuritë e kishës i braktisnin detyrat e tyre shpirtërore dhe tërhiqeshin në periferi. Kur merrje vesh për ata të cilët mund të thirreshin në përgjegjësi për gjendjen e tille, këta strehoheshin në gjrin e turqëve (41). Edhe françeskanët e arsimuar, të cilët u dërguan që t'i plotësojnë nevojat shpirtërore të popullit, nuk mbetën prapa në konflikte dhe përçarje, të cilat shpesh arrinin deri në gjyq, e kjo ndodhte me hidhërimin e popullit, i cili si shkak vinte mospërfilljën e detyrave (42). Famullia vetëm një herë ka mundur të shohë fytyrën e ipeshkvit gjatë tridhjetë vjetëve, ndërsa atje kanë banuar rreth 6000 të krishterë (43). Madje kishte famulli në të cilat për 40 vjet nuk ishte parë asnjë prift. Më në fund u qenë dërguar katër françeskanë që të merrnin masat e duhura kundër kësaj gjendjeje. Këta në raportet e tyre zyrtare, të drejtuara qendrës shpirtërore, njoftonin se nuk kanë pasur kurrfarë pëngesash nga ana turke gjatë vizitës së këtyre viseve dhe kryerjës së misionit të tyre (44). Peshkopi i Shkodrës, i cili ishte despot dhe në sytë e priftërisë së nënshtruar edhe në sytë e popullt, përpiqej që me ndihmën e turqve të mbetej në atë pozitë (45).


Prelatët kishtarë në famullitë e tyre tubonin, kuptohet sipas fermanit të mbretit, të ardhura nga populli (46). Arqipeshkvi në Tivar, i cili ka qënë në atë pozitë midis viteve 1599 dhe 1607, merrte haraç dy aspra nga çdo familje e krishterë; për çdo të parën martesë nga 12, në rastin e dytë 24, ndërsa në rastin e katërt 40 aspra. Për tubimin e këtij haraçi në të gjitha famullitë, në rast nevoje, u drejtoheshin eprorëve turq për ndihmë (47).


Brenda gjithë Shqipërisë nuk kishte asnjë shkollë e krishterë (48). Edhe vetë priftërinjtë nuk dinin mirë të shkruanin e të lexonin. C'është e vërteta, disa prej tyre dërgoheshin në Itali për studime, por shkuarja e tyre në atë vend ishte me pasoja, sepse ata duke u përshtatur atje me një jetë më komode nuk ktheheshin më në atdhe. Derisa priftëria ishte në një padituri kaq të madhe dhe derisa ishte kështu e pakujdesshme për kryerjën e detyrave, nuk është për t'u çuditur se masa nuk dinte as parimet themelore të fesë. Pranda, për shkak të shpërdorimeve dhe korrupsionit, u bë - sipas fjalëve të një prifti më të lartë të asaj kohe - "plaçkitja më e madhe e kopshtit hyjnor" (49). Shumë të krishterë me vite jetonin në konkubinat, e nganjëherë aplikonin edhe metodën e poligamisë (50). Përkunder këtyre rrethanave, priftërinjtë i pranonin njerëzit e këtillë në kungatë (51). Në pikëpamje të poligamisë të krishterët dhe muslimanët aq shumë ishin përzier, saqë muslimanët merreshin për kumbarë me rastin e pagëzimit të fëmijëve dhe në mënyrë të veçantë fëmijët muslimanë, sipas besimit të vjetër të gabuar, i mësonin për t'u pagëzuar (52). Ja kështu ka qenë gjendja e kishës së krishterë në Shqipëri në fund të shekullit XVII. Madje edhe shkaku më i vogël ka mjaftuar për ndërrimin e fesë. Edhe nënshtrimi i katolikëve, të cilët në këtë shekull u çuan në kryengritje, është një prej faktorëve të mjaftueshëm për forcimin e simpatisë ndaj Islamit dhe largimit nga kisha. Kryengritja për të cilën aludohet këtu është ajo të cilën e çoi arqipeshkvi i Tivarit, Gjergji, i cili gjendej në atë pozitë shpirtërore midis viteve 1635 dhe 1644. Gjergji me ndihmën e peshkopit në Durrës, Shkodër dhe Allsone, përpiqej t'i çonte në kryengritje krerët e krishterë kunder pushtetit Turk dhe t'i bindte ata që t'i bashkangjiteshin Venedikut (Mletasëve). Pasi atëherë Republika Mletase ishte në armëpushim me Turqinë, për realizimin e kësaj kryengritje u dha rasti në vitin 1645 (1055 H.), kur filloi lufta midis turqve dhe Venedikut. Venedikasit u përpoqën ta kthejnë Tivarin, të cilin para pushtimit Turk treqindë vjet e kishte mbajtur në duart e veta, por kjo tentativ nuk pati sukses. Shqiptarët e krishterë, meqë ishin pajtuar me armiqtë e Turqisë dhe u ndihmonin fshehtazi atyre, kishin merituar dënimin që për pasojë pati humbjen e privilegjeve të tyre të mëparshme. Ndërsa ortodoksët, të cilët kishin frikë se mos vëndosej përsëri pushteti Venedikas dhe për këtë arsye duke i mbetur besnikë Turqisë, fituan privilegje dhe lavdërime të veçanta. Me këtë rast shumë katolikë përqafuan Islamin ose iu bashkangjitën kishës lindore. Eshtë karakteristike bashkëngjitja e tyre kishës lindore. Kjo tregon se anëtarëve të një populli nuk u është bërë dhunë për shkak se kanë qënë të krishterë, as nuk është përdorue dhuna për t'i kthyer në Islam. Katolikët, të cilët e kishin përqafuar Islamin, e kishin ndërruar fenë që të shpëtonin nga pozita e keqe në të cilën kishin rënë për shkak të mossuksesit të ndermarrjeve të tyre rebeluese. Këta do të mund të arrinin të njëjtin qëllim sikur t'i bashkangjiteshin kishës lindore, prestigji i së cilës në Tivar edhe më shumë ishte rritur. Ky veprim d.m.th. kalimi i tyre në Islam, argumenton se ata kanë qënë shumë pak lojalë ndaj krishtërimit. E njëjta vërejtje vlen edhe për ata të krishterë të shumtë, të cilët e kanë përqafuar Islamin në vitet e mëpasme. Zmajeviçi shkruan se këta e kanë ndërruar fenë, në mënyrë që të shpëtojnë nga haraçi, por sikur e shpjeguam më lartë, duket se ka shumë pak gjasa që këtë e kanë bërë me dhunë. Një kryengritje tjetër u shfaq në vitin 1646. iniciatori i kryengritjes ka qënë arqipeshkvi Jozef Bonaldo. Ai bëri marrëveshje të fshehtë me aristokratët e Tivarit, Shkodrës dhe vendeve të tjera që t'u hapin dyert e qyteteve të tyre venedikasve, por megjithatë as këtë herë nuk u realizua qëllimi i kryengritësve. Ushtria Turke e shtypi kryengritjën, dhe atë me ndihmën e asaj pjese të popullatës së krishterë e cila kishte qënë kundër kryengritjes. Shumë shqiptarë, ndikimi i të cilëve ishte i rrezikshëm, u dërguan në brëndësi të Turqisë. Rreth tremijë kaluan në truallin venedikas. Të tjerët i kapi frika dhe për moslojalitetin e tyre qenë të detyruar të paguajnë gjobë të caktuar për të rriturit (53).


Eshtë e mjerueshme ajo që autorët e krishterë flasin që shqiptarët janë detyruar ta ndërrojnë fenë (54) me presione të dhunës e haraçe të paligjshme. Për këtë shpesh përdorin shprehje të përsëritura (tautologjike). Këta autor nuk na japin të dhëna se a janë të argumentuara akuzat e tyre apo jo. Zmajeviçi, shpjegimet e veta mbi konvertimin e 2000 njerëzve, i filloi me të numëruarit e tatimit dhe taksave të tjera, me të cilat kanë qënë të ngarkuar të krishterët, por e parnon se edhe muslimanët i kanë dhënë të njëjtat tatime, përveç tatimit përsonal (tatim për krye). Ai shkruan se ky tatim përsonal ka qënë 6 talira në vit për meshkujt (55), ndërsa shpjegimet e veta i përfundon kështu: "Populli që goditur me këto tatime në vendin më të ndjeshëm, d.m.th. në interesin e kësaj bote. Të marrurit para sysh të këtij interesi vjen nga nevoja apo instingti i jashtëzakonshëm natyror, kështu që këta 2000 njerëz, të cilët braktisën fenë e tyre që të shpëtojnë nga haraçi, kanë pasur të drejtë t'i përballojnë vuajtjet (56). Në citatet e këtij autori thuhet se shumë kanë kaluar në Islam për të shpëtuar nga haraçi, por megjithatë, nuk shihet asnjë argument mbi mospërballimin e këtij tatimi, të cilët e paguanin katolikët e që do t'i detyronte ta ndërronin fenë.


Nuk mund të pritet në raportet e një prifti shpjegime mbi punën e veprimtarinë e muslimanëve për fitimin e kthimtarëve të krishterë. Vetëm në një krahinë për shkak të kontaktit me Turqit (muslimanët) shihet aluzioni në atë "që i ka përfshirë e keqja e pabesimtarëve". Njëkohësisht në mënyrë të veçantë theksohet arsyeja se këta janë larguar nga krishtërimi që të mund të martohën me turkesha (57). S'ka dyshim se këtu ka qënë mjaft i fuqishëm ndikimi Islam. Gjithashtu ka aluzione se të krishterët i janë shtruar rrezikut të ndërrimit të fesë për shkak të mungesës së udhëheqësve fetarë, priftërinjve në vendet e quajtura Biskashi dhe Bazi, në të cilat jetonin rrëth 1000 banorë të përzier (58).


Zmajeviçi thekson se në krye të një familjeje aristokrate, me banim në afersi të Tivarit, kanë qënë dy vëllezër dhe se ata, më të madhin, e lutnin kushërinjtë e tij muslimanë të atij vendi, të ndërrojë fenë. Në fillim përmënd se më i vogli kishte prirje për profesion priftëror. Meqë Turqit e konsideronin familjen e tij me ndikim, si prift pati mundësi t'u bëjë shumë shërbime të krishterëve edhe pse nuk ishte i pasur (59). Me siguri edhe këto famijle dëshmojnë se muslimanët nuk janë sjellur keq me të krishterët - për shkak të krishtërimit të tyre, më perjashtim të rasteve kur krishterët janë treguar të dëmshëm politikisht. Zmajeviçi është shqiptar me prejardhje. Në dallim nga ipeshkvët e tjerë nuk ndejti në truallin venedikas, por u kthye në atdhe dhe atje jetoi (60).


Derisa ishte atje, jo vetëm që u porit mirë nga ana e nëpunësisë turke, por edhe nga ana e pashës më të madh në Shqipëri. Pasha i dha vend nderi në divanin e tij dhe, përveç kësaj, ku e vizitonte, e përcillte deri tek dera (61). "ky barbar, i cili nuk i ngjante turkut, veç të krishterit bujar", ky pasha musliman dha urshër, me lutjen e ipeshkvit që t'u kthehën tatimi i marrë për vitin e ardhshëm banorëve të përzier të të katër qytezave (62), dhe me këtë tregoi mirëkuptim për gjendjën materiale të të krishterëve. Nëse është sjellë keq me ndonjë prift, kjo në rastet më të shpeshta ka qënë për shkak të dyshimit të ndonjë nxitjeje dhe korespodence tradhëtuese me armikun e Turqisë. Udhëtimet e shpeshta të priftërinjëve në Itali me arsye i kanë dhënë vend këtij dyshimi, përndryshe duket se nuk kanë arsye të vërteta ankesat e priftërinjëve për sjelljen e keqe të muslimanëve me ta. Zmajeviçi thotë se madje edhe klisarët e vegjël gëzonin dashurinë dhe respektin më të madh të parisë më të lartë turke (63). I njëjti shembull është parë edhe në Bosnje në famullinë e Zenicës. Një prift, i cili në shekullin XVIII ka qenë atje, për shkak të shoqërimit të ngushtëq me muslimanët shkaktoi dyshim se synon të përqafojë Islamin, dhe pikërishtë për këtë peshkopi i tij i autorizuar, nën mbikqyrje e dergoi në Romë (64). Kthimet e shumta në historinë e Shqipërisë, të cilat kanë ndodhur në shekullin XVII, nuk vërehën në kohën e mëvonshme. Mirëpo, edhe sotë e kësaj dite ndodhin raste të veçanta të konvertimit. Epërsia numërike e muslimanëve në pjesën e toskërisë, në Shqipërinë Jugore, ka çuar deri në cungimin e interesit të popullatës së krishterë. Kara-muratet (tradhëtarët e zi) të cilët përbënin një bashkësi prej tridhjetë fshatrash në rrethin e Pogmjanit, deri në shekullin XVII gjendëshin në krishterizëm. Pasi nuk kishte fuqi të mjaftueshme që t'u kundërviheshin sulmeve të fqinjeve të tyre muslimanë, popullatës së Leskovikut, u tubuan në kishë dhe filluan t'i lusnin shpirtrat e të shenjtëve të krishterë që t'i shpetonin. U betuan se do të agjërojnë derisa t'u vijë ndihma shpirtërore, më së largëti deri në Pashkë. Më në fund erdhën Pashkët, ndërsa mrekullia e pritur nuk ndodhi. Për këtë u zemëruan dhe duke braktisur krishtërimin, përqafuan Islamin, pastaj meniherë pas kthimit të tyre, duke kapur armët, u sulën kundër armiqve të tyre të vjetër, i vranë dhe i plaçkitën pasuritë e tyre (65). Duket se feja e përbashkët nuk ka mundur të ndikojë nq çeshtjën e gjakmarrjes ndër fiset shqiptare. Madje deri në shekullin XIX shumë fshatra dhe fise për arsye të pa rëndësishme e ndërronin fenë. Disa fise të krishterë e përqafuan Islamin, sepse prifti, i cili ishte atje në shërbim fetar, insistonte që në kohë të pa përshtatshme shumë herë të shkonin në lutjën e përbashkët (66).


Në kohët e mëvonshme llogaritet se ka një milion musliman në Shqipëri, ndërsa të krishterë gjysma, vetëm se ky numër nuk është aq i sigurtë. I tërë fisi i Mirditës ishte katolik. Këta i dhanë betimin sulltanit që asnjë musliman nuk guxon të vëndoset në teritorin e tyre, por ithtarët të këtyre dy religjioneve ka gati në të gjitha viset e tjera. Mund të thuhet se gati gjithë Shqipëria e Mesme është muslimane. Muslimanët në shqipërinë veriore paraqesin mbi 60 % të popullatës së atjeshme. Sa i përket popullatës së krishterë, me përqindje janë më shumë në shqipërinë jugore, veçonarishtë në pjesën kufitare me Greqinë.[2][3][4]

Referencat
  1. Autor Thomas Arnold
  2. Përktheu: Muhidin Ahmeti
  3. Marrë nga: Thomas Arnold, Povijest Islama - historijski tokovi misije Botimi i Sarajevë, 1989.
  4. Marrë nga Horizonti.Com

Parathënje
faqe
- 1 -

Faqe 3