Jump to content

Parathëniet e Nostradamusit/8

Nga Wikibooks

PËRFSHIRJA KOHORE E PARATHËNIEVE TË NOSTRADAMUSIT


Faqe 7
faqe
- 8 -

Faqe 9
Të gjitha parathëniet e veta të botuara, Nostradamusi i ka prezentuar si të ndara në faza kohore në formë të erës, etapës , periodës, vitit muait dhe ditës. Gjatë këtyre cikleve kohore, sundojnë ndikemet e ndryshme të planetëve të caktuar të sitemit tonë diellor, gjegjësisht prfshihen në njerat prej 12 shenjave të Horoskopit. P.sh. era e sundimit të Hënës do të fillojë 5020 para lindjes së Krishtit dhe do të mbarojë në vitin 1999. Pastaj, perioda e dominimit të planetit të Marsit do të fillojë prej 1789 e gjer më vitin 2173; vitin dhe muajin e kategorizonte në shenjën e shigjetarit, peshojës, ujorit e kështu me radhë. Në shenja të horoskopit, përveç periodave, viteve dhe muajve të caktuara, ai i definonte edhe shtetet, regjionet dhe, kuptohet personalitetet e caktuara si perzonazhe kryesore të ngjarieve të ndryshme. Kjo dukuri nuk është aspak e rastësishme, sepse, në rend të parë, Nostradamusi ishte astrolog i famshëm dhe përpilues i horoskopit më të kompletuar gjer më tani, i njohur si «Horoskopi i Nostradamusit» dhe, sikurse e pranonte edhe vetë, të gjitha të dhënat e arritura i mbështeste në llograitë e lëvizjeve të yjeve, planetëve dhe trupave tjerë qjellorë.

Në letrën drejtuar Henrit II, Nostradamuesi paraqet llogarinë e vet kohore që nga paraqitja e Adamit, si paraardhësi ynë i parë, e gjer tek lindja e Krishtit:

Fjalitë 12,13,14
" Le të më fal madhëria e juaj mbretërore që e ftoj Zotin si dëshmitar, se në këtë mesazh nuk tentoj të shkruaj asgjë që do t’i kundërvihej besimit të vërtetë krishterë, nëse do të mundohem t’i barazoj llogaritë astronomike sipas dijenisë sime: sepse koha e paraardhësve tanë që na kanë paraprirë ishte ashtu, duke ju nënshtruar bindjeve të logjikës së shëndoshë, se njeriu i par, Adami, ka qenë para Noes për njëmijë e dyqind e dyzet e dy vite, duke mos llogaritur këtu vitet që i kanë marrë injoruesit e Perëndisë, siç ishte Varoni, por bazuar rreptësishtë në Librin e shenjtë dhe në dobësitë e mendjes sime gjatë llogaritjeve astronomike.

Pas Noes, gjegjësisht pas përmbytjes së përgjithshme, ka ardhur Abrahami, pas rreth njëmijë e tetëdhjetë viteve, i cili ishte astrolog i lartë, e sipas disave ka konstruktuar kalendarin e parë. Pas tij ka ardhur Mojsiu, përafërsish pesëqind e gjashtëdhjetë, ose gjashtëmbëdhjetë vite, kurse ndërmjet kohës së Mojsiut dhe Davidit ka qenë pesëqind e shtatëdhjetë vite, ose ashtu diçka.

Pastaj ndërmjet kohës së Davidit dhe shpëtimtarit tonë Jezuit, i lindur nga virgjëresha, ka qenë njëmijë e treqind e pesëdhjetë vite (dikush mund të ketë vërejtje se kjo llogari nuk është e saktë, sepse nuk përputhet me atë të Euzebios)”.

Sipas kësaj llogarie, prej njeriut të parë Adamit gjer tek Krishti, kanë kaluar 4757 vite.

Në pasusin tjetër të po kësaj letre (fjalitë: 12, 13, 14) ai e demanton vetveten duke konstatuar se prej njeriut të parë, Adamit, e gjer tek Krishti, kanë kaluar 4173 vite.

Diferencë jo aq e vogël prej 620 vitesh.

Pse e ka bërë këtë, dhe ku është shkaku i qëllimshëm apo i rastësishëm i gabimit të tij, as sot e kësaj dite nuk është e qartë. Ka mundësi kjo të jetë njëra prej metodave të tij të shpeshta të mjegullimit të kuptimeve të ndryshme, që hasen mjaft gjatë para-thënieve të tij?

Sipas Nostradamusit, që nga lindja e Krishtit e gjer tek përfundimi kohor i parathënieve të tij, do të kalojnë 3797 vite, gjegjësisht prej krijimit të njeriut të parë, Adamit, dhe shpërbërjes së botës, duhet të kalojnë 7970 vite.

Ai më tej thekson se Era e dominimit të Hënës ka filluar 5020 vite para Krishtit dhe se sundimi i saj do të zgjasë gjer në vitin 7020. Kështu, nëse zbritet viti 7020 prej 5020, do ta kemi vitin 2000 pas lindjes së Krishtit.

Në llogaritë e veta, parashtron disa shifra të cilat kur të mblidhen dhe zbriten, sipas metodës së caktuar, përfitohen vitet që do të jenë të rëndësishme për historinë njerëzore. Disa prej këtyre viteve janë: 1789, 1914, 1936, 1999 ...

Me kalimin e Erës së sundimit të Hënës, Nostradamusi para-thotë ndodhjen e shumë katastrofave e skamjeve si dhe luftërave të ashpra ndërmjet racave dhe religjioneve.

Ngjarja më e rëndësishme sipas Nostradamusit, e cila do të ndodhë pas Erës së sundimit të Hënës, është çrregullimi i mundshëm i sistemit tonë diellor, ashtu që pasardhësit tanë nuk do të kenë rastin që t’i shohin disa planete që i kemi sot. Disa yje do t’i afrohen tokës aq, sa numri i tyre do të na duket shumë më tepër se sa që janë sot. Edhe Hëna do t’i afrohet shumë tokës, e kjo do të ndikojë në paraqitjen e baticave dhe zbaticave të ujit, vërshimeve të papara, termeteve dhe erupcione vullkanike.

Njëkohësisht do të ndodhë ndërrimi i qendrës së gravitacionit të Sistemit Diellor, që do të shkaktohet nga një paraqitje e trupit të ri qiellor, gjegjësisht e një mjegulline kozmike, ose ndryshe të njëfarë nebuloze planetare.

Klima do të ndërrohet në tërë botën. Andaj, si pasojë e këtij ndryshimi, do të kemi dukurinë e shpërnguljeve të mëdha të popu-llatës. Këto shpërngulje të mëdha do të jenë shkaktarë të mungesave të ushqimit dhe gjësendeve tjera elementare për jetën e njeriut.

Si duket, Toka do ta humb baraspeshën e vet dhe do të zhytet në errësirë të madhe. Do të pasojnë vërshimet e mëdha. Prandaj, përveç të reshurave të pandërprera, nga qielli do të bien edhe gurë të zjarrtë.

Pas të gjitha ngjarjeve të cekura që duhet të ndodhin nëpër të gjitha anët e planetit tonë, shumë pak njerëz do të kenë fat të shpë-tojnë.

Pas të gjitha këtyre vuajtjeve do të pasojë një periodë të gjatë e sundimit të Diellit, që do të zgjasë gjer në përfundimin e tërë-sishëm të parathënieve të Nostradamusit


Faqe 7
faqe
- 8 -

Faqe 9