Jump to content

Parathëniet e Nostradamusit/7

Nga Wikibooks

TENTIMET E DESHIFRIMIT TË DATAVE TË NGJARJEVE TE PARATHËNIET E NOSTRADAMUSIT


Faqe 6
faqe
- 7 -

Faqe 8
Suksesi i parë që nga ana e studiuesve të tij i deshifrimit të mundshëm të datave të sakta të disa ngjarjeve të mëdha të parathëna prej Nostradamusi, ishte ajo e zbulimit të metodës për gjetjen e viteve të fillimit të luftërave botërore. Por, ky sistem vazhdoi të mbetet si mundësi reale vetëm gjer në vitin 1998, kur vetvetiu demantohet saktësia e tij.

Ja si dukej procedura e këtij sistemi: Lufta e Burbonit në Afrikë ka mbaruar në vitin 1902. Nëse këtij viti i shtohet shuma e numrave të po këtij viti, të shkruara vertikalisht nga shifra e fundit, rezultati i llogarisë do të ishte 1914. Pra, viti i fillimit të Luftës së Parë Botërore.

1 9 0 2
1
9
0
2

1 9 1 4

Nëse tani marrim vitin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, me metodën e njëjtë, do ta fitojmë fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

1 9 1 4
1
9
1
4

1 9 3 9

Vitin e fllimit të mundshëm të Luftës së Tretë Botërore duhet llogaritur kështu: mblidhen dy numrat e fundit nga viti fillimit të Luftës së Parë Botërore, dy numrat e fundit nga viti i fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shifra e tërë vitit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore (14 + 39 + 1945 = 1998). Përfitohet shuma 1998, viti i fillimit të Luftës së Tretë Botërore, e cila fatlumësisht nuk ka ndodhur.

Njera prej mundësive të parathënies dhe çelsit të deshifrimit të datave të sakta të ngjarjeve të cilën e përshkruan edhe vetë Nostradamusi, është sistemi i quajtur “VARRI I ROMAKUT TË MADH” Arabët në kohët e vjetra vrojtimin e fatit e bënin përmes peskëndëshit magjik, i cili përbëhej edhe nga tabela e pyetjeve dhe përgjigjeve të formuluara më parë. Sigurisht ky peskëndësh magjik, Nostradamusit i ka shërbyer gjatë përpilimit të sistemit të “VARRIT TË ROMAKUT TË MADH”, që fitohej me ndihmën e fjalës “F L O R A M P A T R E

Diferenca qëndron vetëm aty se pesëkëndëshi arab kishte vetëm një rreth, kurse tek Nostradamusi kishte më shumë rrathë, prej të cilëve në njerën prej tyre ishin të shënuara numrat romakë prej 1 deri më 12; në rrethin tjetër fjala FLORAM PATRE; ndërsa në mesin e peskëndëshit, fytyra e Romakut të madh . Kur të shënohet fjala FLORAM PATRE në rrethin e caktuar me distancë të njëjtë të shkronjave, duke i bashkuar vokalet, fitohet pesëkëndëshi i duhur i cili në botën e okultizmit dhe te Nostradamusi është i njohur si “VARRI I ROMAKUT TË MADH".

Pas kësaj procedure, në rrathët tjerë radhiten planetet të sistemuara në sferën e Universit sipas llogarisë dhe principit të caktuar. Në këtë mënyrë fitohet çelësi me anë të të cilit zgjidhen shumë ngjarje dhe data të renditjes kronologjike të tyre.

Kjo është metoda orgjinale e Nostradamusit e cila dallohet nga metodat e ngjashme që përdoreshin prej astrologëve tjerë, të regjistruara në librat mistike të Egjiptit dhe Persisë. Edhe pse procedura e këtij sistemi deridiku dihet, detajet e shumta konkrete as që mund të supozohen. Prandaj, ajo si tërësi, edhe më tej mbetet fshehtësi dhe enigmë, e cila, ndoshta, kurrë nuk do të zbulohet.

Disa elemente në orientimin e sdudiusve të ardhshëm të parathënieve të tij që të arijnë eventualisht në ndonjë rezultat konkret, dhe që keqpërdoruesit e mundshëm të mos kenë qasje në to, në ceturien VI, kuatrani 100, shkruante:

(Orgj. Lat.)

Quid legend horsce versu, mature censunto
Profanum vulgus et iscium ne atterecato:
Omneskue Astrologi Blenni, Barbari procul sunto
Qui aliter facit, is rite sacer esto.

(Prkthim)

Le të dinë të numrojnë ata që i lexojnë këto vargje.Aty nuk ka asgjë që mund ta tërheq të padishmin, botën (njeriun) e thjeshtë, astrologun dhe barbarin. Le të jetë e mallkuar çdo gjë (që s’ka të bëjë me numra).


Faqe 6
faqe
- 7 -

Faqe 8