Parathëniet e Nostradamusit/9
PARATHËNIET E NOSTRADAMUSIT GJATË SHEKUJVE | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Të gjitha parathënjet e shkruara të Nostradamusit dhe ato të regjistruara prej biografëve të vet si kuriozitete nga jeta e përditshme e tij, për shkaqe teorike dhe nevoja tona praktike të kuptimit të tyre, do t’i klasifikojmë në:
Namin për aftësitë parathënëse të Nostradamusit e ngrit pikërisht parathënia e mënyrës tragjike të vdekjes së mbretit më 1559, gjatë një dyluftimi në turneun ceremonial, të parathënë katër vite më parë, para se të ndodhte vetë ngjarja. Kjo edhe konsiderohet si parathënia e parë e suksesshme deri sa ishte i gjallë autori. Disa, si realizimin e parathënies së parë të Nostradmusit deri sa ishte i gjallë, e konsiderojnë atë me derrkuc të fisnikut DE FLORENVIL nga Bar-Diku. Edhe pse ky shënim biografik nga bashkëkohësit e tij mund të jetë i saktë, mendoj se vergjet e shkruara nga vetë autori janë gjurma më meritore të një dëshmie materiale, prandaj edhe unë i bashka-ngjitem mendimit se mu parathënia e vdekjes tragjike të Henrit II duhet marrë si fillim i aktivitetit të tij të pasur nga parathënësi i madh. Ja se si e ka përshkruar Nostradamusi këtë dyluftim:
Njëkohësisht, me sukses e parathot edhe fatin e vrasësit të tij Montogomerit :
Dhe me të vërtetë, Montogomeri, i cili tragjikisht e mbyti mbretin gjatë dyluftimit në një turne ceremonial, jetën e mbaron nën torrturat më të ashpra, sipas gjykimit të Parlamentit, më 1574. II. Në parathëniet që janë realizuar pas vdekjes së parathënësit, përfshihen:
Pas këtyre vijnë ngjarjet që do të jenë objekt i shtjellimit tonë më të gjerë dhe që duhet konsideruar si ngjarje me rëndësi të veçantë shoqërore në ndikimin e vazhdimësisë së rrjedhave të mëtejme të historisë së përgjithshme njerëzore. Këto ngjarje janë:
Nga i gjithë visari i parathënieve të shkruara të Nostra-damusit, pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me fatin e Francës dhe sunduesve të saj gjatë një periudhe të gjatë historike. Kjo është plotësisht e kuptueshme, sepse edhe vetë parathënësi u lind në Francë dhe preokupimi i tij më i madh për këtë shtet dhe ardhmë-rinë e saj, ka qenë i natyrshëm. Franca që nga kohe e Nostradamusit, gjegjësisht fillimit të parathënieve të tij, kishte një histori të bujshme. Përveç ndërrimeve të shpeshta spektakulare të sunduesve në poste mbretërore, të përcjellur me përplot komplote dhe kurthe nga më të ndryshmet, mjaftë ngjarje tjera me rëndësi kanë shënuar një fillim të ri të një historie të gjithë Evropës dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Në këtë kontekst kurrsesi nuk mund të anashkalohej Revolucioni Francez dhe koha e lavdishme e pushtimeve të mëdha të Napolonit. Parathënia e këtyre ngjarjeve karakterizohet me një qartësi të theksuar , duke qenë, pa dyshim, njëra prej shkaqeve themelore që Nostradamusi të lartësohet dhe të jetë në qendër të vëmendjes për tërë botën. Revolucioni Fracez, i njohur si Revolucioni Borgjez Francez, ka fillur në vitin 1789 dhe ka përfunduar më 1794. Vetë ngjarja e Revolucionit ishte një kthesë e madhe historike, ku për herë të parë shënojnë fitore forcat antifeudale në rrëzimin e sundimit shekullor të sistemit shoqëror feudalist dhe ardhja e kapitalizmit si sistem i ri i sundimit dhe i organizimit. Parimisht për herë të parë zhduket pushteti absolut i mbretit dhe vihen themelet e para të organizimit shtetëror të tipit të monarkisë parlamentare me kushte-tutën si akt më të lartë konstituiv. Revolucioni Francez zhvillohet në kohën e pushtetit të mbretit Luigji XVI të Francës (1774-1792), i cili, për kohën e vet, nuk qe i aftë për t’i zgjidhur problemet financiare të buxhetit shtetëror, duke rënduar më tepër mbi supet edhe ashtu të varfra të shtresave të gjera popullore. Revolucioni në përgjithësi dhe sundimi i mbretit Luigji XVI deri në vdekjen tragjike të tij (janar 1793), kanë qenë një kaptinë e rëndësishme në parathëniet e Nostradamusit. Aq ishte i qartë në këto përshkrime, saqë edhe data e saktë e fillimit të Revolucionit, nuk i shmanget stilit të tij dominant në mjegullimin e ngjarjeve. Shumë nga këto parathënie janë të përfshira në letrën drejtuar të birit Cezarit, dhe diçka më pak përmenden edhe në letrën drejtuar Henrit II.
Mbreti, si kundërpërgjigje ndaj shpalljes së Kuvendit Popullor nga revolucionarët, më 12 qershor 1789 rrethon Parisin. Duke u gjetur në këtë situatë, revolucionarët formojnë komitetin12 anëtarësh të Shpëtimit Kombëtar dhe i shpallin luftë forcave mbretërore. Sulmohen depot e municionit dhe bie Burgu i famshëm i Parisit “Bastila”. Fillon një kryengritje e madhe dhe e përgjakshme, e paparë në historinë e Francës. Për të kuqtë e parë që do t’i shfarosin të tjerët, mendohet për konfliktin në mes të jakobinëve dhe zhirordinëve, nga e cila jakobinët dalin si fitimtarë duke ndërmarrë më pas një terror të paparë, që njihet në histori si “terrori jakobin”. Për dymbëdhjetë të kuq që do të hyjnë në një nënkulm, alu-dohet në 12 anëtarët e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar. Në një kuatran që kishte të bënte me burgosjen e mbretit Luigji XVI i cili gjatë ikjes nga përndjekja e kryengritësve, me tradhti, zihet në një mal afër qytetit Varen. Zënia dhe burgosja e tij shkaktoi si pasojë një valë të paparë të burgosjeve, dënimeve me gijotinë dhe vrasjeve tjera të mëdha që pasuan.
Thuhej se tradhtia për zënien e mbretit ishte bërë nga një tregtar i quajtur SOLSA, gjë që ky emër edhe përmendet në një kuatran të Nostradamusit:
Pas kapjes së mbertit në Varen, ai transportohet në Paris. Rrugës, dikush nga masa e ngazëllyer, ia vë në kokë kurorën revo-lucionare të të kuqëve si simbolikë nënçmuese që shprehte kurorë-zimin e tij të fundit. Na është e njohur edhe rrethana tjetër që prshkruhet në vargun e tretë. Jakobinët për të bërë presion në shpalljen e mbretit si tra-dhëtar, e drejtojnë masën e tërbuar të popullit. Të gjendur para një trysnie të pashmangshme, Parlamenti vendos me 500 vota për që mbreti të shpallet tradhëtar dhe njëkohësisht të dënohet me vdekje. Kontributi i madh në këtë drejtim, ishte edhe tradhëtia e ministrit të tij ushtarak të mbrojtjes, i quajtur Narbon. Mbreti Luigji XVI në përgjithësi përshkruhet si shumë zemër-mirë, por me një mangësi të shprehur; gjatë vendimeve vendimtare, binte shpesh nën ndikimin e gruas së vetë, Marija Antonetas.
Luigji XVI në shtator të vitit 1792 dënohet me heqje koke në Gilotinë, të cilën ngjarje Nostradamusi e parathoshte kështu:
Përveç Revolucionit Francez si dhe dënimit të Luigjit XVI, Nostradamusi në parathëniet e veta ka përshkruar edhe vazhdimësinë e ngjarjeve të tjera që ndërlidhen, bie fjala:me fatin e bshkëshortes Maria Antoneta, motrës Elizabeta, e cila po ashtu dënohet me Gilotinë (1794), e shumë detaje të tjera, që në këtë kontekst për ne nuk do të ishin aq të rëndësishme.
Një personalitet aq i rëndësishëm i historisë së gjithmbarshme të Francës dhe një strateg i madh ushtarak i të gjitha kohëve, siç ishte Napoloni, ka qenë e pamundur që të mos jetë preokupim serioz i Nostradamusit. Ja siç përshkruhet Napoloni para afro 300 viteve nga Nostra-damisi:
Marëdhënjet e Napolonit me Papën dhe kishën në përgjithësi kanë qenë tejet të acaruara. Në kohën e sundimit të tij, Papa Pije VII ishte i përndjekur, por, më vonë nën presione të qarqeve të caktuara dhe të opinionit, në mes tij dhe Vatikanit lidhet marrëveshja e dyan-shme për tolerancën, e njohur si Konkordak. Për këtë qëndrim të ashpër të Napolonit ndaj kishës në përgji-thësi, është përshkruar shumë mirë në vargun e mësipërm: “I keq për priftin nga djalli më i zi” Për paqen, gjegjësisht Konkordatin e lidhur të Napoleonit me Papën, dihej se ka qenë e inponuar dhe aspak e nënshkruar nga vullneti i lirë i tyre. Në kuatranin që pason më tej, thuhet:
Për pësimin e Napolonit në luftë me Rusinë, dhe qëndrimi më-vonshëm të Papës, thuhet:
Nga shumë aftësi të jashtëzakonshme , Napoloni ka disponuar me shkathtësinë e pamohueshme të elokuencës në të folur, duke pasur mundësi për ta bindur çdo kë për të gjitha qëllimet e veta. Kjo aftësi shprehej në dhënien e komandave të prera ushtarake, të cilat fasci-nonin edhe vetë ekzekutuesit e saj.
Nostradamusi në parathëniet e veta gjithmonë Napolonin e quante SOKOL, si metaforë që personifikonte grabitqarin, sepse AI, kudo që paraqitej, grabiste pushtetin, lavdërinë dhe fitoret. Ja edhe kuatrani tjetër mbi pësimin e Napolonit me ushtrinë Pruso - Angleze në Vartelloe :
Që ti kemi këto vargje më të qarta, duhet sqaruar se Nostra-damusi në të gjitha centuriet dhe kuatranet e veta Anglinë e quan si leopard, Rusinë ujkonjë, Francën si gjel, etj. Napolonin gjithmonë e ka quajtur sokol, por vetëm në këtë varg atë e quan si shqiponjë, duke e parathënë kështu fundin e ngritjes së madhe të tij. Ja e dhe parathënia e dorëzimit dhe deportimin të tij në ishullin Elbi nga ana e anglezëve:
I nxitur nga apetitet gjermanomadhe, anekson Austrinë (Anschluss) dhe Çekosllovakinë, duke filluar kështu të përmbushen realizimet e aspiratave të kësaj ideologjie të prezentuara në librin e mirënjohur të Hitlerit (“Mein Kampf”) “Lufta ime” (1925), për t’u shndëruar më vonë në një luftë të madhe botërore. Nga parathëniet si më të qartësuara të Nostradamusit, konsi-derohen edhe vargjet rreth paraqitjes e kësaj ideologjie shkatërimtare. Prijsin dhe udhëheqësin e kësaj ideologjie, Nostradamusi e emërton si “HISTER” (gabim i vogël që mund t’i falet). Kështu e sheh Nostradamusi ardhjen e Hitlerit në pushtet:
Pa gabime! Hitleri nuk u lind në Gjermani, por në Austri (nga fisi german). Kurse zonja apo dama zyrtare, siçe quan Nostradamusi Republikën e Vajmarit, atëbotë, nuk ishte e aftë t’i zgjidhë problemet egzistuese ekonomike, politike, si dhe kontraditat tjera të Gjermanisë së posadalë nga Lufta e Parë Botërore, prandaj këtë gjendje, në të cilën ishte zhytur Gjermania, shumë mirë e shfrytzoi ideologjia naciste e Hitlerit, për marrjen e pushtetit. Ja një përshkrim, të thuash poetik, të paraqitjes së ideologjisë naciste në skenën politike të shoqërisë së atë-hershme:
Nuk ka koment! Përshëndetja naciste ka qenë me dorë të zgjatur përpara.
Shkaktarin e fillimit të kësaj lufte me përmasa të gjera botërore, Nostradamusi e parathoshte kështu:
Dihet mirë se Hitleri përmes ideologjisë fashiste dhe miteve të vjetra për madhërinë e racës së pastër ariane, e fut Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore, duke predikuar se gjermanët janë populli i dërguar nga Zoti për të sunduar me tërë botën. Vargu i tretë ka të bëjë me besimin se para fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pas tejkalimit të krizës së madhe ekonomike, në Gjermani ka mbretëruar bindja se çdo gjë ishte e qetë dhe e kthjellët. Arma vdekjepruese në dorën e majtë duhet të jenë kaqushat Sovjetike. Ato në betejat e Luftës së Dytë Botërore luajtën një rol të madh në shkatërrimin e makinerisë shumë të përsosur ushtarake hitleriane. Kështu mendojnë disa komentatorë të Nostradamusit, por, ne, nëse analizojmë këto vargje nga këndi i realitetit tonë ballkanik, kuptimi i tyre më i afrtë do të ishte se ato kanë të bëjë me Serbinë, shkataren e shumë luftërave me pasoja të papara në Ballkan. Këto luftëra vëllavrasëse dhe shkatërrimtare, me elemete të gjenocidit dhe pastrimit etnik, ideologu i saj psikopat i mbështeste në mitet e vjetra mbi popullin serb si popull hyjnor. Edhe vargu i tretë mund të komentohet në këtë kontekst. Asnjë rrethanë ekonomike dhe politike në atë kohë nuk shkonte në favor të mundësisë së fillimit të një lufte me pasoja kaq të mëdha materiale dhe njerëzore. Kush ka mundur, pra, të priste një luftë shkatërrimtare në trojet e Jugosllavisë, kur çdo gjë atëbotë ishte e qetë? Arma në dorën e majtë, ka mundësi që ta nënkuptojë anën e majtë të globit, pra shetet e Perendimit (SHBA-të me aleatët e saj). Roli i tyre në planin diplomatik dhe ushtarak (rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe bombardimet e Serbisë), do të jetë shkatërrimtare dhe vdekjepruese për Serbinë. Nga historia na është e njohur se Italia dhe Gjermania kanë qenë shtete që gjithmonë kishin pretendime serioze të dominimit mbi tërë botën. Këto pretendime të këtyre shteteve kanë qenë edhe shkaktare për fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Nostradamusi, që në shkekullin XVI, në veprat e tij parathë-nëse përmend vendin Teshin. Dihet se rreth këtij vendi përherë ka pasur konflikte në mes të Polonisë dhe Çeko-sllovakisë. Teshini, gjatë zgjidhjes së çështjes së Sudenit, i ka takuar Polonisë. Pikërisht ky vend i njëjtë do të jetë shkaktare e sulmit të Gjermanisë mbi Poloninë, dhe kjo ngjarje në histori zyrtarisht do të konsiderohet si dita e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Nga vargjet në vijim do të shohim se cili popull do të jetë shkatar i kësaj lufte të madhe shkatërrimtare:
Polonia në Luftën e Dytë Botrore përshkruhet në këtë kontekst:
Polonia njëkohësisht ka qenë mbretëri dhe republikë dhe ka pasur popullsi të përzier: një pjesë katolike, kurse pjesa tjetër ishte e besimit ortodoks. Bombardimet dhe shkatërrimet masovike të qyteteve në këtë luftë përshkruhen kështu:
Të pakta janë qytetet që në Luftën e Dytë Botërore kanë pësuar shkatërrime kaq të mëdha sikurseVarshava, prandaj nuk ka dyshim se këto vargje i dedikohen pikërisht këtij qyteti.
Me “karkaleca” që do të arrijnë nga qielli, mendohet për aeroplanët bombardues. Edhe miqësia e madhe e Hitlerit dhe Musolinit, dalë nga aleanca e përbashkët ideologjike dhe ushtarake, nuk kanë qenë jashtë syrit të mprehtë vrojtues të Nostradamusit:
Më sipër cekëm vetëm disa vargje të cilat edhe laikun e zakon-shëm qartazi do ta bindnin se Lufta e Dytë Botërore është parathënë nga Nostradamusi. Për këtë ngjarje të madhe dhe vendimtare për historinë njerëzore, ka ende kuatrane me detaje tjera, që ndoshta do të ishte e udhës të përmenden, por ne në këtë prezentim do të kënaqemi si të mjaftueshme vetëm me këto.
Na është e njohur se filozofia komuniste, e quajtur MARKSIZËM, sendërtohet nga ideologu dhe inspiruesi kryesor i saj Karl Marksi, i cili kishte prejardhje Gjermane. Po ashtu dihet mirë se ideologjia e komunizmit kurrë nuk ka ardhur në pushtet në gjirin gjerman, por këtë rrugë, siç thuhet edhe në kuatranin e sipër cekur, do ta ndjekin vëllezërit tjerë: Rusia dhe shtetet tjera të mëvonshme socialiste. Shkatërrimin definitiv të kësaj ideologjie dhe të sistemit shtetëror socialist, Nostradamusi e ndërlidh me një term “BORIS”, e që deri në kohën e fundit ishte e pakuptueshme nga shumë komentues të tij. Pas viteve të tetëdhjeta, më kishte rënë në dorë një videokasetë me dokumentar për parathëniet e Nostradamusit. Ende e kam në mbresa analistin amerikan të parathënieve të tij mbi mundësinë e shkatërrimit të ideologjisë komuniste në Evropë, duke ndërlidhur ate si tregues orientues me këtë nocion “Boris”. Analisti nga videokaseta, atëbotë, këtë term si kohezion të mundëshm gjeografik e lidhte me një lumë të vogël në kufi në mes të BRSS-së dhe Rumunisë. Ky lumë “Boris”, komentohej si “vija e kuqe”, deri ku do të arrihet rrënimi i sistemeve socialiste të shteteve evropiane. Tani, pas disa viteve, na është e qartë se emri “BORIS” ka të bëjë me personalitetin e liderit Rus Boris Jelcin.
Intimisht besoja se diçka patjetër duhet të ekzistojë dhe hasa në një broshurë të një analisti serb i prarathënieve të Nosradamusit. Në fillim të këtij libri, hasa menjëherë në dy vargjet e cituara ku thuhej:
Këto vargje komentatori serb komentonte si parathënje e mundshme e luftës së madhe dhe fitores ushtarake serbe në Luftën e Parë Botërore. Simboli “V” për të ende nuk ishte i qartë, por ai e ndërlidhte këtë duke konstatuar se në këtë luftë fitimtare për Serbinë kanë qenë të kyçura 5 shtete evropiane. Nëse ndalemi në këto vargje dhe ato për një çast i lidhim me ngjarjet në Kosovë, do të shohim se simboli “V” – FITORE, është simboli dhjetëvjeçar i rezistencës sonë kombëtare kundër satrapit Millosheviq dhe regjimit të Serbis në përgjithësi. Njëkohësisht mund të komentohet si numër 5 (romake) që do të nënkuptonte 5 shtete dominante në bombardimet e NATO-s mbi Serbinë, si dhe ndarjen e Kosovës në pesë regjione të mbikqyrjes së këtyre shteteve (Amerika, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania).
Vargu i parë i këtij kuatrani mund të komentohet se Serbia ka qenë shkaktare e shumë luftërave dhe konflikteve në Ballkan dhe pas tyre edhe më e madhe pritet. Sikur të mos ishte i qartë vargu i dytë shumë pak ky kuatran do t’u dedikohej ngjarjeve në Kosovë, po aty ku thuhet se “makineria kolosale do ta përtërijë shekullin“, nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s në Kosovë kanë ndodhur në fund të shekullit XX dhe pas vitit 1999 përtrihet shekulli dhe mileniumi i ri. Për dy vargje tjera të këtij kuatrani mbase nuk ka nevojë për koment.
Edhe ky kuatran, besoj, nuk ka nevojë për një koment të thellë. Dihet se me pastrimin etnik të kryer nga Serbia në Kosovë, nuk është parë një dhemshuri aq e madhe në botë. Dihet se kush janë ata që dhanë dhe do të detyrohen në mëshirë. E çka të themi për vargun e fundit të këtij kuatrani: ”Të vuajtur, të zbathur, të uritur dhe lakuriq, do të lëvizin dhe kalojnë shumë male dhe bregore në befasinë e gjithë botës.” Kuatrani tjetër i cili më ngacmoi për ndonjë parathënie të mundshme edhe pas bombardimeve dhe situatës në Kosovë, ishte ai në ceturien e parë, kutrani i 32-të:
Besoj se do të pajtoheni edhe ju, por unë këtë kuatran në interpretim të lirë,“si mbretëri e fuqishme” i kisha nënkuptuar Kombet e Bashkuara dhe bazën e pushtetit të saj në formë të Administratës së përkohëshme e vendosur në Kosovë. Pra, në një krahinë të vogë, provincë e parëndësishme deri më dje. Gjithmonë, kur bëhej fjalë për mundësinë e parathënies së ngjarjeve në Kosovë nga ana e Nostradamusit, nga bashkëbisedues të mi ballafaqohesha me pyteje dhe dyshime nga më të shpeshtat:
Nostradamusi ka qenë njohës gjenial i historisë së popujve të botës, e veçanërisht të Evropës, së cilës i përkiste edhe vetë. Nga kjo histori e saj e bujshme, shumë mirë ka ditur për civilizimin e lashtë pellazg, ilir si dhe për pasardhësit e këtyre civilizimeve dhe rolin e tyre në historin e gjithëmbarshme të Evropës. Ai, ka jetuar një shekull pas luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeut. Popullariteti i madh i këtij heroi si shpëtimtar i dëpërtimt osman në kërthizën e Evropës krishtere të Perendimit, nuk kanë qenë larg mençurisë së tij gjeniale. Po ashtu, ai ka njohur, luftën e madhe të aleancës së bashkuar në Betejën e Kosovës dhe pasojat e humbjes së saj për dëpërtimin e më-vonshëm të turqve në Ballkan dhe më gjerë. Ai, pra, ka ditur mjaft nga historia dhe parathëniet e veta kanë qenë si vazhdimësi e kësaj historie. Këto ngjarje nuk janë të zakonshme dhe pa gjurma në rrejdhën e mëtejme të zhvillimeve të mëdha në truallin e Evropës dhe asaj botërore në përgjithësi. Prandaj, në këtë kontekst duhej shikuar edhe ato të Kosovës.
Së fundi, këto pyetje dhe shumë të tjera që njëkohësisht janë edhe përgjigje, do t’i përmbledhim në një konstatim të nivelit të vetë dyshimeve të bëra: :;Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova! :;Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës,të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj. Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezentoj edhe një strofë të qarët parathënës për shqiptarët. Në ceturiumin e katërt, kuatrani 98, thuhet:
Ky kuatran ka të bëjë me dëpërtimin shqiptar në Romë dhe deri në brigjet e Monakos. Langresi (Langr) është qyteti në lindje të Francës dhe shtrihet në brigjet e lumit “Marna”. Se për çfarë depërtimi të shqiptarëve në këto vise është fjala, t’ ju them të drejtën nuk kam asnjë vizion të qartë konkret, edhe pse shumë më ka preokupuar kjo parathënie decidive e tij Asociacioni, në fillim, më shkoi tek ekzodi i madh i shqipëtarëve klandestinë në brigjet e Italisë, por edhe ky vlerësim sigurisht nuk do ta kënaqte kuptimin përmbajtësor të kësaj strofe, sepse ndeshet menjëherë me kuptimin e vargjeve tjera që pasojnë, edhe pse këto ekzode kanë përfunduar shpesh me viktima të mëdha njerëzore. Studiuesi i famshëm Francez i parathënieve të Nostradamusit, Jean Charles Pikon, në veprën e vet “Profetizimet e Nostradamusit”, këtë kuatran e komenton si mundësi eventuale që shqiptarët të jenë aleatë të ndonjë fuqie të madhe invaduese që do të ngjaj më vonë, bie fjala të arabëve ose me ndonjë “mbretëri” tjetër të fortë ushtarake. Në vazhdim do ta kemi edhe një kuatran të Nostradamusit ku qartë përmenden shqiptarët. Njëjtë edhe këtë kutran do ta kemi vështir ta komentojmë ose atë ta lidhim me ndonjë ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën . Ceturiumi i pestë, kuatrani 91:
Sërish, nëse i kthehemi studiuesit dhe komentuesit, Charles Pikon, këtë kuatran e radhit në grupin e vargjeve jashtëkronologjike. Vargu i fundit, pa dyshim, sqaron se përveç shqiptarëve në këtë “kalorësi të lehtë” do të jenë edhe popuj, shtete ose persona me shenja të horoskopit, luani dhe ujori, e ndoshta ngjarja e parathënë mund të ndodhë në periodën e sundimit të Marsit dhe planetit Saturn.Natyrisht, ky konstatim duhej mbetur në suazat e supozimeve logjike dhe njohurisë së pakontestueshme se Nostradamusi periodat, vendngjarjet dhe personalitetet e caktuara i kamuflon me shenja të ndryshme të horoskopit. Për deshifrimin e mundshëm të këtyre vargjeve në kuatrane konkrete parathënëse për shqiptarët, na duhej një përkushtim edhe më i madh. Edhe pse strofat e cituara janë tërësi e mëvetësishme sipas renditjes që pason, ato duhet përpunur më tej në drejtim të kërkimit të lidhshmërive me kuatranet tjera të ndonjë ceturiumi .
Sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 në binjaket e Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju-Jork dhe atij të Pentagonit në Uashington, pa dyshim, kanë ngjallur një indinjatë të arsyeshme të tërë opinionit botëror demokratik. Përveç indinjatës dhe dhembshurisë së madhe për viktimat e pafajshme, pas kësaj ngjarjeje katastrofale, është paraqitur një dukuri shumë specifike që ka të bëjë me interesimin e madh të shumë individëve, besa edhe të institucioneve të ndryshme anekënd botës, për parathëniet e mundshme të Nostradamusit për këtë sulm. Kërkesat për veprat e tij janë marramendëse dhe zbrazin libraritë e mëdha botërore. Ato mbushin faqet e shumë revistave dhe gazetave me hipoteza dhe supozime eventuale. Në këtë situatë, edhe pse tejet aktuale, logjikisht do të na parashtrohen edhe disa pyetje: mos vallë, agonia e befasisë dhe kurioziteti i përhershëm i qenies së njeriut për ta njohur ardhmërinë i shtyn shumë medie të jenë senzacionaliste për të përfituar edhe nga kjo tragjedi? Mos është vallë preokupimi ynë i madh momental i interesimit shkaktar që çdo ngjashmëri me këtë ngjarje ta komentojmë në këtë kontekst? Duke shfletuar nëpër faqet e internetit, vargjet më të shpeshta që prezantohen si mundësi e lidhshmërisë së parathënieve të Nostradamusit me këtë tragjedi janë:
Edhe vargu tjetër na asocionon në këtë ngjarje tragjike:
Ka mundësi që këto vargje të kenë të bëjnë me sulmin terrorist të 11 shtatorit, por edhe pse përmenden dy vëllezër, duhet të kemi kujdes se Nostradamusi në mënyrë figurative kamuflon shumë përshkrime, prandaj dy vëllezër mund të jenë dy shtete, dy ideologji, dy sundues etj. Vargjet që pasojnë e që i hasa në disa gazeta, ka mundësi të jenë edhe si një përsëritje e gabimit të huazuar nga ndonjë medium tjetër simotër. T'ju them të drejtën, këto vargje shumë të afërta me ngjarjen në fjalë, nuk kam mundur t'i has në asnjë material rreth Nostradamusit me të cilat disponoja momentalisht. Por, assesi nuk do të thotë se nuk ka mundësi të ekzistojnë:
Gjithmonë, kur disa ngjarje ndodhin në botë dhe për to gjurmohet në parathëniet e Nostradamusit, mendimi im është se vazhdimisht duhet pasur kujdes. Jo vetëm kujdes, por dhe durim! Sa për kuriozitet, t'ju parashtroj një të dhënë: vetëm në Francë janë shkruar mbi 400 vepra dhe studime për Nostradamusin, ku shumë autorë në to parashtrojnë mendime dhe vlerësime nga këndi i vetëvështrimit personal, e mos të flasim për prezantime të ndryshme në formë të dokumentarëve, filmave artistikë, analizave gazetareske përplot me elemente senzacionaliste, etj. Edhe pse shumë kuatrane dhe vargje në fillim duken se kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete të ndodhisë së përjetuar, patjetër duhet vazhduar të vrojtohen me vëmendje edhe pasojat e mundshme të ngjarjes që është në rrjedhë e sipër. Nostradamusi është tejet enigmatik dhe i zhdërvjellët në shkathtësinë e rruajtjes së qartësisë së menjë-hershme të kuptimeve të veta, pa lidhshmërinë e tyre me pasojën, e cila do të ishte në vazhdimësi. Edhe nëse eventualisht do të ekzistonte kjo lidhshmëri, nuk do të kemi rastin që një kuatran-strofë të lidhet si kuptim i ngjarjes në vazhdim me strofën tjetër. Ky është stili i manipulimit dhe çelësi i renditjes së ngjarjeve të parathëna, që është ende enigmë dhe duhet zbuluar në të ardhmen. Nëse sulmet terroriste në Nju-Jork dhe Uashington në të ardhmen do të kenë ndkim vendimtar në shkaktimin e ndonjë lufte të madhe ose ndonjë tragjedie tjetër, tek atëherë para nesh do të qartësohen edhe vargjet tjera dhe do të bindemi se ai kishte të drejtë. Është më se e vërtetë se Nosradamusi në shumë vende përmend binjaket, qytetin e madh, qytetin e Perendisë, zogjët e metalit, karkaleca nga qielli që lëshojnë zjarr, shkatërrimet dhe luftërat me përmasa të mëdha hapësinore, por në asnjë vend nuk i ndan si Luftë të Parë Botërore, të Dytë e kështu me radhë. Termi «BINJAKËT» që përmendet në disa kuatrane të tij, duhet kuptuarsi shenja të horoskopit të cilat sundojnë në një periudhë kohore, sepse Nostradamusi duke i parathënë ngjarjet, shumicën prej tyre i kategorizon në kohon e sundimit të shenjave të caktuara, siç janë: shigjetari, binjakët, ujori etj. Shatërrimet e qyteteve dhe godinave të mëdha parashihen në shumë vende. E njëjta është edhe me zogjët nga metali që lëshojnë zjarr dhe shaktojnë katastrofa njerëzore dhe materiale. Të gjitha këto veç kanë ndodhur: Lufta e Parë Botërore, Lufta e dytë Botërore, luftërat e shumta lokale, shkatërrimet e mëdha të qyteteve dhe metropoleve etj. Sulmi ka ndohur në Qendrën Tregtare Botërore në Nju-Jork dhe në Qendrën ushtarake komanduese të SHBA-ve në Uashington, dhe pasojat e saja ishin të mëdha.Tani vëmendjen duhet orientuar tek shumë prathënie të tjera që duhet të ndodhin dhe në mënyrë asociative ka mundësi që të lidhen me këtë ngjarje...
Mbarimi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI, sipas kategorizimit kohor nga vetë Nostradamusi, përfshihen në kohën e përfundimit të erës së sundimit të Hënës, pra viti 2000, dhe perioda e vazhdimit të ndikimit të planetit të Marsit, gjer më vitin 2170, kur kemi një seri të parathënieve ngjarjesh tejet të rëndësishme për tërë njerëzimin. Pas një konflikti të madh në Evropë, në këtë etapë, Nostradamusi ka paraparë lindjen e dy fuqive të mëdha. Këtu plotësisht, tanimë, na është e qartë, se ky konflikt ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore, nga e cila dolën dy superfuqi: SHBA-të dhe BRSS-ja. Konkretisht, dy aleanca të forta ushtarake: Pakti «NATO» dhe ai i Varshavës. Këtyre dy superfuqive të forta ushtarake, ekonomike dhe politike edhe gjeografikisht u ka locuar vendin e tyre: njëra, thotë parathënësi, do të jetë në Lindje dhe e quan «Sllavia», kurse tjetra do të jetë «Perendimi Anglez», nënkuptohet në Perëndim. Perendimi Anglez, sipas tij, do të jetë një shtet i pasur dhe i fuqishëm botëror (SHBA-të dhe të gjitha anëtaret tjera të NATO-s). Këto dy fuqi, siç përshkruhen, do ta ndajnë botën në dy gjysma të ndikimit. Njërën e emërton si « e kuqe», kurse fuqinë tjetër si «botë e re».
Këtë realitet tanimë e kemi: ndarjen e globit në mes të dy kolosëve, apo, siç thuhet nga vetë autori në përkthimi bukval, në dy xhina (SHBA dhe ish - BRSS) . Perëndimi dhe bota e re do të jenë të zhvilluara dhe të përparuara- «madhështia», kuse «e kuqja» do të shndërohet në shumicë populluese, sepse dihet se pas Luftës së Dytë Botërore shumë shtete të reja, nga sistemet e mëparshme të sundimit, kalojnë masovikisht në socialite. Në fillim do të ketë paqe dhe harmoni, por kjo nuk do të zgjasë gjatë. Pas kësaj qetësie të shkurtër duhet të fillojnë kryengritjet në shumë shtete evropiane socialiste të cilat, siç thuhet «do ta dridhin nga themelet Sllavinë» Fillet e para të këtij konflikti, parathuhen të jenë nga Hungaria, dhe pastaj si vazhdimësi, edhe në shtetet tjera që e përbëjnë kampin socialist. Mos kemi të bëjmë, vallë, këtu edhe me luftën në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë? Kur analizoja me vëmendje një broshurë për parathëniet e Nostradamusit, të botuar në vitin 1984, nga ana e një autori serb të Jugosllavisë së atehershme Federative, hasa në komentin mbi parathëniet e Nostradamusit, për kryengritjet dhe shkatërrimet brenda shteteve të Sllavisë. Këtë koment, autori i saj, sigurisht nën ndikimin e vetë cenzurës socialiste të regjimit të atershëm, e bënte tërthorazi, pa hyrë më gjerësisht në detajet e tjera. Atëbotë, Evropa ishte ende e ndarë në shtete të forta nacionale. Gjermania nuk qe e bashkuar, prandaj as që ka mundur dikush ta shoh në ëndërr, siç thotë populli, e lere më ta shkruajë ose ta thotë publikisht këtë mundësi. Nuk ka dyshim! Shtetet socialiste ishin stabile dhe unike rreth bërthamës së tyre - Bashkimit Sovjetik. Dita më ditë familja e madhe socialiste pasurohej me kalimin e shumë shteteve të reja në radhët e tyre.Pra, socializmi ishte në dëpërtim e sipër... por...fillon të realizohej ajo që patjetër duhej të ndodhte. Në vitin 1956, rendi i vjen së pari Hungarisë:
Më 23.11.1956, nga pakënaqësia gjithëpopullore demonstratat e mëdha në Budapest shndërohen në kryengritje popullore. Imre Nagj kthehet në pushtet. Shpall neutralitetin e Hungarisë nga BRSS dhe Pakti i Varshavës duke kërkuar ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Në të njëjtën kohë, Janosh Kadar, formon Qeverinë Puntore - Fshatare të Sundimit, dhe në bazë të konventave të Paktit të Varshavës, fton trupat Sovjetike për intervenim. Intervenimi qe i përgjakshëm dhe pasojat e saja ishin tejet të mëdha të dëmeve si nga aspekti njerëzor, ashtu edhe material. Si vazhdimësi ... rendi do ti vijë edhe Rumunisë:
... dhe kështu, një pas një, të gjitha shteteve tjera socialiste, gjer tek shkatërrimi i vetë bërthamës amë, Bashkimit Sovjetik. Hungaria ishte njëra prej viktimave edhe gjatë viteve të 68-ta të protestave gjithëpopullore antisovjetike të bllokut socialist, të përfshir në Aleancën e Paktit të Varshavës. Është interesante parathënia e ngritjes së shpejtë të një shteti në Mesdhe. Se për cilin shtet është fjala, nuk dihet. Sipas të gjitha gjasave ky shtet duhet të jetë Italia, Turqia, ose Egjipti. Më tej, Nostradamusi parathotë se Evropa bashkëkohore, për t'i eliminuar kontradiktat e veta të vjetra ndërshtetërore dhe ndëretnike, do të shkojë kah bashkimi përmes formave të ndryshme të integri-meve. Kur vjen gjer tek ky bashkim, atëherë qendra e saj duhet të jetë Zvicra. A nuk i kanë sot selitë e tyre në Gjenevë shumë asociacione Evropiane dhe botërore? Evropën e bashkuar, politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, pa kufi dhe me monedhën unike, ne e kemi sot, prandaj asgjë nuk është befasuese për një konstatim të tillë. Në kontekst të parathënieve të Nostradamusit gjithnjë më është i qartë vizioni se edhe Kosova do të jetë shtet i pavarur, por jo edhe në plotkuptimin e fjalës. Ngushtimi i pavarësisë së saj ka gjasë të jetë e kushtëzuar, sikur bie fjala, në formë të ndonjë integrimi Ballkanik si pjesë e tërësishme e Evropës së integruar. Frikohem se në këtë integrim eventual gjithë - ballkanik mund të jetë edhe Serbia!?. Merrëni me mend, sikur këto parathënie të Nostradamusit t'i lexoni në një kohë, para 18-20 vitesh? Sa do të ishin ato të pabesueshme dhe qesharake? Ende nuk është e qartë parathënia se Franca do të ndahet në tri pjesë? Nuk është e kuptueshme se në çfarë ndarje mendohej? Parathuhet se ato njësi do të jenë krahina me sistem të veçantë politik. Në parathëniet e Nostradamusit përmendet edhe një nocion në formë të «SHEKULLIT TË PAZAKONSHËM». Këtu nuk kemi të bëjmë me një sundim, me një mbretëri, me një revolucion, gjegjësisht me një rrethanë të izoluar, por me një shekull të tërë. Sa i përket këtij shkeulli, ai parathotë:
Vitet pesëqindetetëdhjeta janë shifrat gjithmonë të kalkuluara të datave me metoda ende të pasqaruara të kamuflimit të qartësisë së tyre nga Nostradamusi. Në vargun ku betohet «tri qiej mos pafsha» mendohet në sferat qiellore të tri planetave: Saturnit, Venerës dhe të Marsit. Për pesë mbretëri që do të sundojnë botën, besoj se mendojmë njëjtë?
Të gjitha parathëniet e cekura dhe të realizuara gjer më tani, nuk mbeten me kaq.Ato shkojnë më tej dhe gjatë kohës së sundimit të planetit Mars, parashihet të zhvillohen edhe 7o luftëra tjera katastro-fale. Sundimi i planetit Mars fillon nga data 17 qershor 1772 gjer më 17 prill 2170. Nga një llogaritje e bërë prej hulumtuesve të tij, gjeri më vitin 1969, nëse numërohen të gjitha luftërat e bëra koloniale, prej revolucioneve dhe mbretërive, luftërat amerikane, turke, ruse dhe ato aziatike, janë realizuar gjithsej diku rreth 50 sosh, prandaj deri në vitin 2170 priten të realizohen edhe më tepër se 20 luftëra. Për ngjarjet që do të pasojnë pas vitit 2000, si mundësi e relalizimit të tyre, do të përmendim ato më themelore dhe shumë qartë të parathëna nga Nostradamusi, e këto janë:
Mendohet në uranin dhe energjinë bërthamore.
Tejet e kjartë dhe konkrete. Satelitet dhe anijet kozmike, me përsosshmërin teknike dhe saktësisë planifikuese të misioneve orbitare, do ta befasojnë edhe vetë udhëheqësit e shteteve ku u konstruktuan ato.
Njeriu i parë në Kosmos si dhe arritja e tij në Hënë:
Jam shumë i bindur se ky kuatran ka të bëjë me pushtimin e vasionës dhe Universit nga njeriu. Me hapjen e shumë qendrave orbitare dhe mundësia e vizitave të zakonshme turistike nga toka. Për qendrat orbitrare në vasion, ato janë realizuar si hap i parë i përbashkët amerikano-sovjetik, kuse sa i përket vizitave turistike, këso ide dhe planifikime kemi konkretisht, andaj edhe nuk është larg mendësh realizimi i afërt i tyre. Njeriu, pra, do ta pushtojë edhe hapësirën kozmike.E tërë kjo do të ndikojë që në mes të rivalëve të sundojë paqja dhe harmonia.
Faktikisht, këto parathënie kanë filluar të realizohen që në shekullin e kaluar, me vazhdimësinë e ruajtur edhe në të ardhmen. Se sa luajnë rol të dëshmuar paraja dhe pasuria, shikuar jo vetëm përgjithësisht në botë, por edhe në jetën tonë të përditshme, në familje, dhe në çdo raport konkret shoqëror dhe kudo që të jesh, na është e qartë që të gjithëve. Këtë periodë të mirëqenies materiale, luksit amoralitetit dhe të shpenzimeve të mëdha, Nostradamusi e parathotë kështu:
Vazhdon:
Vrapimi pas parasë dhe pasurimit do të shkatojnë amoralitetin, zhvillimin e prostitucionit dhe degradimin e tërësishëm të personalitetit të njeriut dhe shoqërisë së gjerë në përgjithësi. A nuk kemi shembuj drastikë nga praktika jonë e hidhur që vetë prindërit t'i dërgojnë vajzat e tyre për prostitucion? Fatkeqësisht mjaft! E, ç'është edhe më e keqja, edhe te ... ne shqiptarët. Për këtë shkak do të kemi edhe shumë martesa që do të shkatërrohen në emër të lirisë dhe moralit të ri të posakrijuar nga kjo gjendje. Kjo liri na është e njohur si revolucion seksual, që ishte karakteristikë e shekullit XX.
Në dy vargjet e fundit shihet stili poetik në përdorimin e metaforës gjatë përshkrimit të dominimit të planetit të Venerës dhe turbullimin e tërë Sistemit djellor. Ndikimi i Venerës në astrologji nënkupton dashurinë, luksin, aventurat, ahengjet dhe kënaqjen e nevojave epshore. Sistemi diellor simbolizon kthjelltësinë, bardhësinë dhe pastërtinë morale. Në këtë periodë, parathënësi parasheh edhe dukurinë e shprehur të humbjes së vlerave të mirëfillta intelektuale, ashtuqë individët që i kanë këto aftësi dhe shërbehen me to, do të jenë pa respekt dhe të nënçmuar. Këtë e tregon qartë kuatrani në vazhdim:
Por, fatlumsisht, kjo periodë nuk do të zgjasë gjatë, edhe pse nuk parathuhet sakt sa. Pas saj :
Pra, kjo mirëqenie materiale do të tretet nga lufta, ku as për pagimin e pagave të ushtarëve nuk do të ketë para. Këtë duhet kuptuar si paga për shpenzime të mëdha ushtarake të luftës. Në vargun e fundit, ku përshkruhet rritja e draprit të hënës, mendohet në hanën e re e cila duke u rritur shkon kah Hëna e plotë. E Hëna e plotë me ndikimin e forcës magnetike të saj, shkakton edhe shqetësime psikike në mendjen e e njeriut, prandaj në këtë periodë të gjitha veprimet janë agresive dhe konfliktuoze. Edhe kjo formë është njera prej metaforave të Nostradamusit, që heset shumë dhe shpesh në parathëniet e tij.
Në shtjellimin tonë të mëtejshëm nuk do t'i marrim si shembuj këto vargje të përgjithëshme, por disa konkrete me karakteristikat e shprehura të veçantërisë së tyre, siç janë, kohëzgjatja e gjatë kohore e përcjellë me temparatura të larta, me të cilat ende nuk është ballafaquar njerëzimi gjer më tani. Apelet e shumë shoqatave ekologjike në botë për dëmtimin e pandërprerë të shtresës së ozonit në mbështjellësin tokësor mund të jenë mjaftë indikative si një vërejtje serioze për të ardhmen. Këtë thatësirë Nostradamusi e parathot kështu:
Thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artifi-ciale, duhet të jetë si rezultat i të ariturave shkencore në lëmin e detarisë. Ja se si e përshkruan këtë:
Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave të pastajme artificiale, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:
Gjatë përmbytjes, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Kur kalojnë të gjitha këtovuajtjet, sipas Nostradamusit, njerë-zimi shpëtimin e vetë duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit. Uria e madhe me përmasa të gjera që do t'i kanoset njerëzimit, nuk është objekt i parathënies vetëm i Nostradamusit, por edhe shumë e shumë parathënësve të tjerë, që nga kohët biblike. Kjo parathënie duhet të na brengos, sepse ka mundësi që të realizohet shumë afër, dhe ate, jo në kontest të ritjes anorme të popullatës si rezultat i natalitetit , por, në mes tjerash, nga përdorimi dhe përhapja e mjeteve të shumta radioaktive dhe kimike, ndotja e pashfrenuar e ajrit nga ndotësit e ndryshëm, etj. Të gjitha këto ndikojnë në shkatërrimin e pjellshmërisë dhe, njkohësisht, janë shkaktarë të mundshëm të urisë së madhe në të ardhmen. A nuk janë prezente gjithnjë lajmet për zhdukjen e shumë peshqve në disa lumenj të infektuar? A nuk shkatërrohen me të madhe në emër të ndërtimeve të pa planifikuara hapësinore hektarë të tërë të tokave pjellore? Sa janë bengosëse protestat e shumta të shoqatave të ndryshme ekologjike në botë për hedhjen e pakontrolluar të mbeturinave nga mjetet radioaktive? Sa është e ndotur atmosfera nga automjetet e ndryshme dhe ndotësit e tjerë kimikë të ajrit? Pse të dyshohet, atëherë, për parathënien e Nostradamusit?
Urinë e madhe nuk do ta anashkalojë as shtetet e pasura të Evropës.
Nga kjo uri e mundshme do të pasojnë shpërnguljet e mëdha njerëzish në kërkim të shpëtimit të mundshëm. Pra, as porti më nuk do të mund t'i pranojë anijet me njerëz që do të zbarkohen në vrapim të shpresës së fundit, duke shkaktuar lemeri të tmershme dhe moskonsideratën e ndjenjës më të vogël humane ndaj krijesës së njëjtë- njeri:
Ky personalitet përshkruhet kështu:
Le t'i prezentojmë disa vargje dhe strofa ku shihet mundësia e një invadimi arab:
Pastaj,
Këto vargje sigurisht kanë të bëjnë me dëpërtimin Islam kah Italia, pasi që përmendet Deti Adriatik. Mëtej:
Pushtimi i Spanjës nga invadimi Islam parathuhet kështu:
Këtij invadimi do ti paraprinte, në rend të parë, shkatërrimi i shtetit të Izraelit:
Me termin Sinagoga nënkuptohet shteti i sotëm i Izraelit. Gjatë përgatitjes së këtij botimi (prill 2002), nga lejmet ditore që merrja, Lindja e Mesme ishte e trazuar nga luftimet serioze izraelito-palestineze.Viktimat e sulmeve terroriste të vetëvrasësve palestinezë dhe hakmarrja izraelite kundër këtyre sulmeve , kanë qenë në fokus të mediave botërore.Rezidenca e liderit palestionez, Jaser Arafat, ishte e rrethuar dhe e sulmuar nga forcat speciale izraelite, e në anën tjetër, kudo në botë, organizoheshin protesta të mëdha antisemitiste. Shtetet arabe, në kontakte diplomatike gjithnjë e më tepër shprehnin përkrahjen e tyre për popullin palestinez dhe haptazi arsyetonin sulmet «terroriste» vetëvrasëse si metoda të lejueshme të luftës kundër pushtimit. Avganistani u sulmua dhe «terroristët taliban» u eliminuan nga pushteti.Por, lideri dhe frymzuesi i tyre më i madh Osama Bin Laden, është ende gjallë dhe pergatitet për sulme edhe më të ashpra kundër SHBA-ve dhe shteteve evropiane. Kërcënimet e Irakut nga aleatët perendimorë për sulm të mundshëm në emër të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, janë të hapta dhe pritej vetëm të kryhet faza pergatitore strategjike ushtarake dhe ajo e senzibilizimit paraprak të opinionit , në mënyrë që të pranohet në arenën ndërkombëtare, pasi të ndodh një sulm i tillë. Iraku, përmes deklaratave të liderit të vet, Sadam Hyseini, nën mbështetjen e përkrahjes së gjithë popullit irakian, është kategorik se do të qëndrojnë deri në fund të këtij sulmi dhe nuk do t'i dorëzohen, siç thuhet, inperializmit amerikan dhe aleatëve të tyre që ka si qëllim të vetëm, shkatërrimin e botës islame. Çdo të ndodhte, nëse pas këtij sulmi, forcat e bashkuara të Perendimit, edhe pse momentalisht të fortë ushtarakisht, të pësojnë disfatë, kur dihen aspiratat e pakontestueshme të Sadam Hysenit për dominim gjithëarab? Mos do të jetë, vallë, mu ky personalitet i cili përshkruhet në ato vargje të cituar më lart të Nostradamusit, se ai do të «vijë, i keq, i ashpër dhe i paskrupullt, duke e tiranizuar Mesopotaminë...??!» Në analizë të lirë, etapat e depërtimit të «Mbretërisë Arabe» Nostradamusi e parathotë kështu: Do të filloj nga Palestina, Mesopotamia, dhe Arabia Saudite, përmes tërë Afrikës Veriore, prej Egjiptit e gjer në Maroko. Më tej zgjërimi do të vazhdojë përmes Gadishullit Pirinej, Apenin dhe Ballkanik. Se sa do të zgjasë dhe kur do të fillojë ky invadim, nuk dihet sktësisht edhe pse disa studiues mundohen ta deshifrojnë kohën e mundshme të fillimit të saj. Edhe një kuatran tejet i qartë:
Me lumin në këto vargje ka mundësi të nënkuptohet Deti mesdhe.D.m.th invadimi do të fillonte nga një breg, ndërmjet lumit (detit) që ndan bregun tjetër të saj. Shpëtimin nga sundimi arab dhe invadimi Islam e sheh nga:
Nëse i vrojtojmë dhe i analizojmë këto dhe shumë vargje të tjera me vëmendje, mund të hasim në dy supozime logjike: 1. I tërë ky invadim i përshkruar dhe parathënë qartë , veç ka ndodhur më parë dhe ajo na është e njohur nga historia; 2. Supozimi tjetër, paksa më brengosës, do të ishte se mjaft të dhëna të tjera përshkruese dhe situata momentale në shtete të tanishme arabe, më tepër flasin se një invadim i tillë ende nuk ka ndodhur dhe pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Edhe dominimi e kulturës arabe, të përshkruar nga Nostra-damusi, kishte ndodhur në këtë periodë. Na është e njohur mirë përkthimi i 1001 netëve, që shkaktoi pasion të madh tek shkrimtarët dhe letërsia evropiane e asaj kohe. Rrallë mund të gjendej ndonjë shkrimtar i shekullit XVIII që nuk ishte nën ndikimin e letërsisë dhe kulturës persiane. Ja si përshkruhet një ndikim në planin kulturor të invadimit arab dhe Islamit tek krijuesit evropianë:
Edhe një konstatim që shpie në favor të hipotezës se invadimi arab në fakt veç ka filluar. Evropa e sotme dhe metropolet e saj dita më ditë mbushen me banorë azilantë arabë të fesë muslimane nga Lindja, dhe kudo është prezente ndikimi i tyre i madh. Qyteti më i madh musliman konsiderohet Parisi. Kush ka mudur të paramendojë se në qendrat më të mëdha të krishterizmit evropian do të ngriten xhamitë nga ato më të përsosura dhe me arkitekturë më bashkëkohore? A nuk është dukuri e shpeshtë që shumë personalitete të shquara të jetës kulturore, ekonomike, politike dhe shkencore të botës, të ashtuquajtur bashkëkohorë, masovikisht pranojnë Islamin si fe të tyre? Kjo brengosje veç ka filluar në Evropën e sotme.
Nostradamusi ka edhe shumë gabime në parathëniet e veta, e ne le të shpresojmë se gabimi i tij më i madh do të jetë pikërisht ky.
Fillimin e invadimit të racës së verdhë, Nostradamusi e lidhë me paraqitjen e peshkut përbindësh në brigjet e Detit Adriatik. Ky armik pritet të paraqitet në kohën e sundimit të hënës. Raca e verdhë do ta pushtojë tërë Evropën, duke rrënuar në tërësi civilizimin krishter. Gjatë luftërave me racën e verdhë, parathuhet se do të vijë gjer tek kataklizmat e mëdha , shirat dhe vërshimet e papara, stuhitë e ngrohta që do t'i djegin fushat dhe bregoret. Çdo gjë do të shndërohet në tym , zjarr dhe hi. Ushtria e aziatve thuhet se do të jetë e madhe numerikisht dhe e armatosur me arrmët më të sofistikuara, me flotën tejet të përsosur detare dhe ajrore. Drejtimi i këtij sulmi duhet të fillojë nga Kina, nëpër Indokinë, Indi, Iran, Avganistan, Kurdistan dhe tërë Gadishullin Persik. Si vazhdimësi, do të pushtohet Greqia dhe Turqi, pastaj përmes Mezdheut do të depërtohet në Detin Adratik, ku parashihen të zhvilohen luftëra të ashpra. Këto luftëra aq do të jenë të përgjakshme saqë do të skuqet deti nga gjaku i derdhur. Pas këtij invadimi, një fuqi, që do të paraqitet në shenjën e peshojës, ende e panjohur, do t'i ndihmojë Evropës të çlirohet nga sundimi i racës së verdhë . Karakteristike përë këtë periodë, sipas Nostradamusit, do të jetë sundimi i gjatë i një antikrishti. Fundi i sundimit të racës së verdhë do të vijë kur:
Në luftën kundër racës së verdhë do të integrohen të gjitha fuqtë e mëdha të kohës përmes një aleance të ndërsjellë, dhe pas kësaj periode të mundimshme,do të vijë gjer tek çlirimi i plotë i popujve.
|