Jump to content

Nosterdami - para shekullit të ri/2

Nga Wikibooks

kjo është një gjë për të cilën vlen siç thotë Ymer Prizreni, Njohuritë e jashtme janë për botën, kurse njohuritë e brendshme janë për Zotin.

Po edhe përkundër kësaj rregulle, ky njeri, kjo mendje ja arriti që të gjejë një mënyrë depërtuese e të tregonte se dinte diçka për ndryshimet që e prisnin njerëzimin. Nosterdami, përshkruan situata, të cilat pjesërisht përputhen me ngjarje të vërteta në histori që nga ditët e tij. Me parashikimet e tij lë një ndjenë të pamjeve dramatike dhe shumë të "gjalla" të një shoqërie e cila pëson ndryshime të mëdha. Disa nga këto pamje në mendja jonë i përpunon si pamje me elemente të teknologjisë së shekullit XX. Janë këto sulme ajrore, bombardime fluturime jashtëtokësore. Mirëpo në secilin vargjet, versët e thëniet të tij, ka ndërtuar kode kështu që nuk mund të shihet vazhdueshmëria e tyre. Është shumë e vështirë të jepet një mendim i prerë, është një detyrë e ngjashme si të tregohen përmasat dhe format e objekteve të futura në një hapësirë të kufizua e në të cilën mund të shikohet vetëm nëpërmjet pasqyre me thjerrëza deformuese. Kjo mjeshtri e ngrit atë shkallë sa që në të vërtet të ketë ndikim në kthimin e planetit nga ana e errët e saj në dritë brenda një dite. Por ana e errët e mjeshtrit është pa aftësia e përcjelljes së njohurive për gjeneratat që pasuan menjëherë pas tij. Ky problem për ne është i kuptueshëm. Si ta kapte mendja e gjeneratës së tij, që pas 400 viteve njeriu do të shkelte dheun e hënës.

Duket se parashikimet e tij i janë drejtuar gjeneratave të ditëve tona. Gjeneratave që do të kapërcejnë pikëpremjen e shekujve.

Si mund të i shpjegonte ai gjeneratave që do të lindnin 400 vite pas tij, se e ardhmja mund të parashikohet?

Së pari, parashikimet e tij do ti shkruante të koduara brenda vargjeve me disa imtësiara që do të ngacmonin kureshtjen e gjeneratës pas gjeneratës ashtu që kur të vije koha, parashikimet e koduara të deshifrohen.

Duhet të ketë parallogaritur që kjo do të ndodhë apo së paka ka shpresuar se do të ndodhë sepse ai këtë e thotë para parashikimeve të tij.

Po, çka e shtyri të flakte shënimet e tij? Ishin ato xehe e parashikimeve të tij, xehe e vargjeve me të cilat magjepsi gjeneratë pas gjenerate lexuesit? Çka sakrifikoji Nosterdami për "Zjarrin e Vullkanit"? Ato u zhduken, por si të dimë ne, si ta gjejmë çfarë përmbajtje kishin ato? Janë këto pyetje që i mundojnë shumë kureshtarë e të magjepsur nga vargjet e tij.

Disa mendojnë se duhet të përmblidhen thënie tij ashtu siç i ka shpërndarë ai. Për këtë nevojite një metodë e shpërbërjes e tillë që të mbeten përmbajtja e ç’veshur e parashikimeve e cila mund të lexohet çartë në gjuhen e ditëve tona.

Duke zbërthyer vargjet e tij nga ky këndvështrim, d.m.th ri kthimi në fillim, nëse keni durim, do të shikojmë çka do del.

Por si do që të jetë, parashikimet e vërteta, ato të mëdhatë nuk i bënë një person edhe po të jetë gjeni, së paku koha se kur ndodhin vendosin njerëzit e vegjël si unë e ti.

Ka mendime e studime të pa numërueshme mbi parashikimet që qarkullojnë në ditët tona por aq më shumë ka pasur në të kalueren. Por siç është me parashikimet e motit po ashtu është edhe me parashikimet e së ardhmes së njeriut. Ka metoda të ndryshme të parashikimit të motit, dhe vetë ne jemi dëshmitar se nëpërmjet mekanizmave të krijuara nga njeriu pjesërisht .


< 1
faqe
- 2 -

3 >