Jump to content

Nosterdami - para shekullit të ri/1

Nga Wikibooks

Pasi që ky burrë, të cilin bota do ta quan Nosterdam, ishte pjekur dhe ishte në dijeni që ja kishte arritur të krijonte librin e parashikimeve më të rëndësishme, punë e cila e ndoqi dekada të tëra të jetës së tij, ai vendosi të mbledhë gjitha shënimet, librat, dokumentet, copat e copëzat e letrave në të cilat kishte shkruar dhe të i flakë në shkrumb e hi.

Në parathënien e veprës së tij shkruante se ai ishte ra fli për Vullkanin. Regjistrat e tij u dogjën me një flakë shumë më të ndritshme se flaka e dokumenteve të zakonshme të kohës. Ishte një flakë që e ndriçojë shtëpinë tij si të ishte ajo një shkritore metalesh.

Në këto letra gjendeshin kopje të dorëshkrimeve e të librave të ruajtura me shekuj. Ishin këto shënime kishte të dhëna për metodat rituale të sqarimit të parashikimeve. Nga frika se mund të binin në dorë të gabuar, ai i dogji edhe këto shënime.

Po të ishte numër i vogël i librave dhe dokumenteve me siguri që flaka nuk do të ishte e tillë siç e përshkruante Nosterdami. Ndoshta, parashikimet që ai i la të shkruara në vargjet katër rreshta nuk janë parashikimet e vërteta. Ndoshta letrat me shënime që i dogji ishin parashikimet e vërteta të vjetra nga të cilat ai i nxori ato që la në këtë formë që ne sot ne i njohim. Ai ishte një mistik si shumë të tjerë dhe ndoshta me qëllim dëshironte të tërhiqte vëmendjen në djegien e shënimeve. Norsterdami nuk ishte një njeri i cili hiqte dorë nga figurat simbolike. Këtë e vërteton më së miri doravetë në parathënien e veprës së tij. Ai lë të kuptohet se parashikimet e tija të më hershme i kishte përmbledhur dhe i kishte shkruar të koduara ashtu që të ju parandalonte moshatarëve të tij dhe gjeneratave të ardhshme njohuri të shumta për ndryshimin e botës së tyre. Ai thoshte se ndryshimet do të jenë aq të dukshme sa që mendja e këtyre njerëzve, parashikimet e tij nuk do t'i kuptonte. Si do që të jetë ky parashikim është i vërtetë.

Po edhe për mendjen e njeriut të ditëve tona është po aq e vështirë të kuptohet se çfarë ndryshime kanë ndodhur që nga koha e Nosterdamit. Për të kuptuar këto ndryshime duhet ditur që mendja e njeriut që ka jetuar 1200 vite më parë do ta kishte kuptuar Nosterdamin shumë mirë. Është kjo koha që nga shumica nga ne e njohim si koha e rilindjes, koha e renesancës në anët e Evropës, koha kur akrepat e orës pas një errësire disa shekullore filluan të lëvizin. Ishte koha kur "ra perdja" për shumë popuj të Evropës. Në mendjen e pjesëtarëve të këtyre popujve zuri vend matematika dhe astronomia e Greqisë së lashtë. Është koha që në mendjen e evropianit të ditëve tona ka hyrë si koha e rilindjes në të cilën i gjejnë rrënjët e tyre. Thjeshtë kohë në të cilën kafshët dhe rrota ishin të vetmet mjete transportuese.

Mirëpo një menje e njeriut të asaj kohe t'i tregohej se çfarë ndryshime do të ndodhin brenda 400 viteve do të ishte si t'i tregoje një njeriut të ditëve tona se brenda pak kohësh do të jetojë në një sistem tjetër ylli që gjendet në valët e qeta të galaksis sonë. Ajo mendje e njeriut të para rilindjes nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se është e mundshme të kalohet një udhë brenda disa orësh kur ai vetë për atë udhë, me këmbë të tij, ka humbur së paku 1 muaj të jetës së tij. E lërë më të i tregohen fotografi të ngjarjeve që ndodhin mijëra kilometra larg vendin nga ku i shikon. Të i tregohet se njerëzimi brenda 60 viteve ka arritur të fluturojë dhe se këmba e njeriut ka shkelur në hënë. Dhe për ta çmendur plotësisht atë mendje të i tregohet se me një të prekur të një pulle, mund të bëhet shkrumb e hi i tërë katundi i tij, e tërë hapësira që ajo mendje ka regjistruar nga sytë në jetën e tij.

Për të kapur gjendjen e këtij njeriu, duhet parafytyruar se truri i Nosterdamit, fotografi nga përditshmëria jonë e sotshme i ka pa në shtëpinë e tij. Kjo do të thotë të pranosh çmendurin, të pranosh të leqitesh jo vetëm nga rrethi i ngushtë por edhe nga tërë shoqëria apo të pranosh që


Kopertina
faqe
- 1 -

2 >