Nosterdami - para shekullit të ri/3
mund të ndikohet në disa dukuri natyrore, por prapë se prapë edhe nëse ne kemi mundësin e shpërndarjes së një reje kjo nuk do të thotë se ne jemi ne gjendje të parashikojmë se ku dhe kur do të bie shi, pikat e shiut vetë vendosi kur të bien në tokë. Edhe nëse ne sot kemi mekanizma për të parashikuar se tërmetet, shpërthimet e vullkaneve apo nesër krijomë mekanizma që pjesërisht të ndikojmë në to prapë se prapë thërmiat e dheut, gurët e vegjël vendosin se kur dhe ku do të ndodhë. Kjo nuk duhet parë as si aftësi as si dobësi e njeriut por si veti të mos themi ligj i cili e ka përcjellur në shtazë të krijimit të tij. Truri i njeriut nuk ka bartës d.m.th material mbi të cilin mund të regjistrohen informacionet e të gjitha lëvizjeve ndikuese në dukurit natyrore. Bie fjala nuk ka hapësirë dhe materie në ndonjë kokë të vetme të njeriut në të cilën mund të futeshin të gjitha ato të dhëna dhe të përpunohen ashtu që të japin rezultate të sakta për vendin dhe kohën. Dhe po të ekzistonte një formë e cila do të krijonte këtë mundësi do kishte problem me aktualizimin e të dhënave.
Kur të merren parasysh vëllimi i elementeve, vëllimi i të dhënave mbi to dhe ndryshimet që ndodhin brenda kohës, rrjedhë që parashikimet janë pika ekstreme nëpër të cilën mund të kalojë një dukuri e ngjashme me një dukuri të ndodhur më parë e cila është studiuar dhe të dhënat janë regjistruar. Këtë njeriu fillon ta bëjë si fëmijë, ai i regjistron dukurit dhe ato që i nevojiten i regjistron në trurin e tij ashtu që kur paraqiten rrethana dhe nevoja të ngjashme ai është në "dijeni se çka do të ndodhë". Në fakt si fëmijë në bazë të parashikimeve fillon të veprojë me objektet dhe natyrën përreth tij dhe në bazë të tyre krijon logjiken e vetë mbi natyrën e cila zakonisht është e ngjashme me fëmijët tjerë që gjenden në rrethana të njëjta. Shumica e fëmijëve i nënshtrohen trysnisë së logjikës së rrethit dhe në trurin e tyre pa i provuar një dukuri të caktuar i fusin të dhëna dhe reagojnë në rrethana që ju duken të ngjashme me atë dukuri. Bie fjala kur fëmija pa vetëdije nga dora e të rriturit tenton të fluturojë, i rrituri nuk e lëshon nga duart. Për deri sa i rrituri e parashikon piken ekstreme d.m.th përplasjen e fëmijës me tokën fëmija parashikon qëllimin e tij. Me kalimin e kohës dhe regjistrimit të shumë parashikimeve në trurin e fëmijës kemi të bëjmë me një të rritur i cili në rrethana të ngjashme do të vepron në mënyrë të ngjashme. Kjo do të ndodhë pa marr parasysh shkallën e inteligjencës së tyre. Mos reagimi i tillë do të ishte përjashtim i normales d.m.th mos regjistrim në trurin e të rriturit parashikime të caktuar. Por edhe përkundër asaj që i rrituri e parashikon që nëse fëmija lëshohet nga duar do të përplaset në vendin dhe në kohën e caktuar me tokën, parashikimet e tij janë të përafërta dhe të bazuara nga kombinimi i parashikimeve të regjistruara në tru. Aftësia e parashikimeve mund të ushtrohet ndërsa aftësia e kombinimit të parashikimeve është ajo që e bënë qenien e gjallë njeri. Aftësinë e parashikimeve e ka secili organizëm i gjallë. Edhe aftësinë e kombinimit të parashikimeve e kanë një numër i madh i gjallesave. Për këtë arsye në historinë e njerëzimit personat të cilët merren me zhvillimin e aftësisë së kombinimit të parashikimeve merren si gjeni, profet, e emërtime tjera. Përderisa një individ i ditëve tona është në gjendje të parashikojë një dukuri që ndodhë brenda të themi minutave, një individ i viteve të themi 1500 nuk e ka pasur të zhvilluar këtë aftësi. Brezi kohorë dhe hapësinor i parashikimeve të individit të viteve 1500, nëse nuk është i regjistruar 100% në trurin e individit të ditëve tona, ai së paku 60-70% është regjistruar. Për të vërtetuar këtë, është shumë lehtë. Një individ i viteve 1500 do t'a kishte vështirë të parashikojë se një makinë me shpejtësi 100 km në orë do të kalojë pranë tij në afërsi prej 1m dhe trupi i tij do të mbetet i pa prekur nga makina. Parashikimi i tij do të ishte përplasja e tij me makinën dhe nga frika ose do ta lëshonte zemra ose do ta merrte ikjen e pa kontrolluar. Pse do të ndodhte kjo? Individit të viteve 1500 i mungojnë shumë parashikime të cilat individi i ditëve tona i ka regjistruar si fëmijë. Por që të dy individët kanë pika të përbashkëta të parashikimit dhe në bazë të këtyre pikave ekstreme veprojnë d.m.th marrin vendim si të veprojnë me rrethanat. Një pikë ekstreme në këtë rast është besueshmëria në parashikimet e regjistruara. Kjo pikë ekstreme është çelës të cilën e mbajnë në dorë studiuesit e aftësive të kombinimit të parashikimeve. Ndërsa sa i përket parashikimeve mbi dukurit
< 2 |
faqe - 3 - |
4 > |