- individët e kërkuar përfshiheshin udhëheqës të shquar politikë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, dhe biznesmenë të suksesshëm. Së treti ishin vrasjet për hakmarrje: disa masakra u kryen pasi UÇK-ja kish shkaktuar viktima ndër forcat serbe e jugosllave.
- Ndonëse kanë filluar të dalin shifra të besueshme, numri i të vdekurve në Kosovë gjatë luftës mbetet gjithsesi i panjohur dhe është shndërruar në një argument të një debati jo të vogël. Nëpërmjet hulumtimeve të veta, Human Rights Watch dokumentoi 3,453 ekzekutime nga ana e forcave qeveritare serbe e jugosllave, por ky numër është vendosmërisht më i vogël se sa numri i vërtetë, sepse bazohet mbi vetëm 577 intervista ( dhe këta të intervistuar nuk janë zgjedhur në mënyrë të tillë, që të lejojnë një ekstrapolim të të dhënave për gjithë Kosovën). Në të njëjtën kohë, numri sigurisht nuk është aq i madh, sa është lënë të kuptohet gjatë luftës nga zyrtarë të qeverive perëndimore e të NATO-s, kur është aluduar edhe për 100,000 të vdekur.
- Deri më korrik të vitit 2001, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi kish zhvarrosur afërsisht 4,300 kufoma, për të cilat është besuar se janë viktima të masakrave të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Kjo shifër është sigurisht më e vogël se sa totali i të vrarëve nga trupat qeveritare. Ç’është më e rëndësishmja, ka dëshmi të padiskutueshme, sipas të cilave janë dhunuar varret e janë zhvendosur kufoma nga ana e trupave serbe e jugosllave, gjë që është konfirmuar në verën e vitit 2001 edhe nga qeveria serbe post-Milosheviç. Human Rights Watch dokumentoi përpjekje për të fshehur apo për të rivarrosur kufoma në Tërrnje, Gjakovë, Izbicë, Rezallë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Suharekë, Sllovinjë, Poklek, Kotlinë dhe Pastasel. Përveç kësaj, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 3,525 persona, përfshirë serbë etnikë, rezultojnë të humbur nga konflikti.
- Analiza statistikore e kryer nga Human Rights Watch dhe nga Fondacioni Amerikan për Përparimin në Shkencë (AAAS) nxjerrin në pah mënyra ekzekutimesh, që flasin për natyrën sistematike të fushatës qeveritare. Fjala vjen, në paraqitjen grafike të ekzekutimeve jashtë gjyqësore në kohë, bien në sy tri momente, siç mund të shihet në grafikun 5 të kapitullit mbi Analizën Statistikore të Dhunimeve. Grafiku, përsa kohë Human Rights Watch nuk bëri një zgjedhje të studiuar të të
|