Jump to content

NËN PUSHTETIN E URDHRAVE/6

Nga Wikibooks
në drejtim të kufirit. Refugjatët u shtrënguan të merrnin arratinë apo u transportuan drejt kufirit sipas një programi dëbimesh e deportimesh, i cili ishte i kooordinuar dhe i mirorganizuar.
      Human Rights Watch dokumentoi gjithashtu praktikën e zakonshme të “spastrimit prej identitetit”: refugjatëve të dëbuar për në Shqipëri, përpara se të lejoheshin të kalonin kufirin, shpesh u merreshin dokumentet e tyre të identifikimit apo detyroheshin të shkulnin patentën e drejtimit që ish e inkorporuar në makinë apo zetor. Përpara se të arrnin në kufi, shumë shqiptarëve iu shkatërruan dokumentat personale, gjë që të bën të mendosh se qeveria po përpiqej të bllokonte rikthimin e tyre.
      Dëbimi në masë i shqiptarëve të Kosovës mund të ketë shërbyer për disa qëllime. Së pari, mund të ketë synuar ndryshimin e strukturës demografike të Kosovës – një politikë kjo e përmendur nga politikanë nacionalistë ekstremistë të të gjitha kohërave. Ndryshimet demografike mund të çonin në një ndarje eventuale të krahinës në dy pjesë, një për serbët e një për shqiptarët. Së dyti, mund të ketë synuar destabilizimin e vendeve fqinjë, Shqipërisë e Maqedonisë. Së fundi, mund të ketë synuar shpërqëndrimin e NATO-s, duke e detyruar këtë të fundit të harxhonte energji e mjete në vendet fqinjë, gjë që do të vështirësonte një pushtim nga toka të Kosovës, ose të paktën do ta bënte NATO-n më pak të vendosur në aksionet e veta. Nëse qëllimi ka qenë dekurajimi e përçarja e komunitetit ndërkombëtar, dështimi afërmendsh ka qënë i plotë, pasi pamjet e refugjatëve vetëm sa provokuan zemërimin e opinionit publik dhe rritën kërkesën për t’u hedhur në veprim.
      Masakrat e qëllimshme e të pamotivuara nga asnjë ligj mbi civilë – ekzekutime jashtë gjyqësore – përbënin një element kyç të fushatës së “spastrimit etnik”. Në të gjithë krahinën, civilë të cilët nuk ishin luftëtarë, përfshirë gra e fëmijë, u vranë nga policia serbe, nga ushtarët e Ushtrisë Jugosllave dhe nga forcat paraushtarake në stilin e ekzekutimeve arbitrare.
      Në përgjithësi, masakrat motivoheshin në tri mënyra. Së pari, t’i hapej rruga “spastrimit etnik” nëpërmjet kërcënimit e frikës. Së dyti, të vriteshin individë të dyshuar si luftëtarë apo si simpatizantë të UÇK-së, dhë në këtë pikë është e qartë vështirësia e identifikimit të personave të duhur. Tek

< 5
faqe
- 6 -

7 >