- shkatërrimi i pronave të civilëve ishin gjithashtu një dukuri e rëndomtë në komunat jugperëndimore të Gjakovës, Rrahovecit dhe Suharekës, ku shumë fshatra mbështetën për një kohë të gjatë kryengritjen. Gjashtëdhjetë e pesë përqind e dhunimeve të dokumentuara nga "Human Rights Watch" ndodhën në pesë komunat e përmendura më sipër (shih Figurën 2 në kapitullin Analiza Statistikore e Dhunimeve).
- Shpjegimet e abuzimeve në komuna të tjera janë më të komplikuara, e për këtë arsye, nuk arrijnë qartësisht tek e vërteta. Komunat e Pejës e Lipjanit, të cilët janë të banuara në mënyrë të konsiderueshme edhe nga popullsi serbe, na ballafaquan me dëbimin në masë të shqiptarëve etnikë, ndërsa vrasjet ishin më të lokalizuara, si fjala vjen në fshatrat e Sllovit, Ribarit, Lubeniqit, Qyshkut dhe në qytetin e Pejës. Ndonëse UÇK-ja ishte aktive në komunën e Pejës dhe e pranishme aty-këtu në perëndim të komunës së Lipjanit gjatë vitit 1998 e gjatë muajve të parë të vitit 1999, ka pak apo aspak dëshmi që flasin për lidhje të UÇK-së me disa prej fshatrave, ku ndodhën masakra. Vrasjet ishin një dukuri e zakonshme, ishin pjesë e operacioneve, në të cilat merrnin pjesë ushtarë, policë e paraushtarakë, e që synonin të terrorizonin popullsinë e ta shtrëngonin atë të linte Kosovën.
- Fjala vjen, pati një prani të papërfillshme të UÇK-së gjatë vitit 1998 dhe muajve të parë të vitit 1999 në komunën veriperëndimore të Istogut, etnikisht të përzier. Megjithatë, në këtë komunë u vunë re dëbimet në masë të banorëve shqiptarë në drejtim të Malit të Zi, të cilat erdhën pas djegies e plaçkitjes së shtëpive të tyre. Istogu ishte gjithashtu skenë e një prej ngjarjeve më të përgjakshme të luftës, kur forcat serbe vranë më shumë se nëntëdhjetë shqiptarë etnikë në burgun e Dubravës më 1 maj 1999, dy ditë pasi goditjet ajrore të NATO-s kishin sjellë vdekjen e nëntëmbëdhjetë të burgosurve.
- Dëbimi i dhunshëm ishte i mirë-organizuar, gjë që na bën të mendojmë se gjithçka ka qenë e planifikuar që më përpara. Fshatrat në zonat strategjike u spastruan, në mënyrë që të siguroheshin linja komunikimi e kontrolli të pjesës kufitare. Zonat që mbështesnin UÇK-në, por edhe zonat ku nuk kish prani të UÇK-së, u bënë pre e sulmeve të përbashkëta të policëve, ushtarëve e paraushtarakëve. Qytete të mëdhenj u spastruan duke përdorur autobuza, trena, dhe karvanë të gjatë me zetora u shoqëruan
|