Jump to content

Mrekullitë e Kur'anit II/3

Nga Wikibooks

LIGJËRIME RRETH SURES KEHF (SHPELLA)


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
Kur flasim, për Kur’ani Kerimin dhe kuptimet e tij, sygjeroj që, në të shumten e rasteve, të jemi shumë të vëmendshëm, në Urtësitë e disa ajeteve, gjatë leximit. Ndodh, shpesh, që leximin t’a kemi sipërfaqësor dhe, kështu, na kalojnë shumë gjëra të rëndësishme pa i vërejtur. I kalojmë ato, pa i parë, edhe pse jemi urdhëruar të jemi të kujdesshëm për të.

Kjo, nuk do të thotë se, Kur’ani, në vetvete përmban shumë kuptime. Disa dijetarë, për t’a mbrojtur atë, në koherencë, ose duke u munduar t’i vërtetojnë mrekullitë e Kur’anit, mundohen të gjejnë ngjashmëri, ose lidhje, ndërmjet disa teorive shkencore, të cilat ia verbojnë sytë njerëzve, dhe disa prej ajeteve të Kur’ani Kerimit.

Rreziku qëndron tek teoria shkencore, ajo, në vete, mund të bartë vërtetësinë gjithashtu edhe mosvërtetësinë e saj. Çfarë do të bëhej sikur, ajo teori shkencore, të bierë poshtë pas një kohe? Disa dijetarë të tjerë, sjellin argumente të tjera dhe vërtetojnë se ajo nuk ishte teori e vërtetë. Cili do të ishte qëndrimi jonë? Nuk duhet që, në asnjë mënyrë, të përshpejtojmë në vendime, gjithsesi të jemi larg emocioneve, kur të hulumtojmë, ajetet Kur’anore, të cilat mundet t’i përshtaten teorive shkencore bashkëkohore, ose t’u përngjajnë atyre.

Atë që desha t’a potencoj, është se Kur’ani Kerim, është libër fe-tar e asesi shkencor, ose dituri tokësore. Kur’ani nuk na shpjegon teoritë teknike, e as rregullat medicinale, etj., por All-llahu i Lartësuar, që në fillim të këtij libri, pra, në fillim të kaptinës të sures el Bekare, na tregoi qëllimin:

“Elif – Lam – Mim. Ky është libri, në të cilin, nuk ka asnjë dyshim, është udhëzues për Muttekinët (ata, që i frikohen All-llahut dhe ata, që janë të devotshëm). Të cilët, besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej saj, që Ne ju kemi dhënë, ata japin (zeqatin-sadakën dhe japin lëmoshë, etj.)”

Pra, në fillim të kësaj sureje, si dhe, në fillim të Kur’anit, All-llahu i Lartësuar, na bëri me dije, se ky libër, është për përudhje të atyre që e besuan.

Konsideroj se, kjo ishte një hyrje, pa të cilën nuk ia vlente, para se të fillonim ligjërimet rreth sures Kehf (shpella).

Ata të cilët studiojnë Kur’ani Kerimin, duhet gjithsesi të mbështeten në fjalët e All-llahut të Lartësuar. Ai, ka sjellë fjali në ajete, që janë shumë të fshehura. Prandaj, nuk duhet të nxitojmë dhe t’i ka-lojmë ato ajete, shkel e shko. Nëse, sot do të flas për sinjalet e sures Kehf, kjo na jep të kuptojmë se, këtu duhet të jemi të vëmendshëm dhe shumë preciz. Para se të fillojmë fjalimin rreth disa ajeteve të sures Kehf, ne do të përqëndrohemi pak rreth emërtimit të kësaj sureje. Emri saj është Kehf – Shpella. Ç’kuptojmë pra me fjalën shpellë? Ajo është një vrimë, ose një hyrje e futur në mal – kodër. Dëshira All-llahut xh.sh., ishte të kemi shumë shpella, për t’i parë ato, për t’i ndier e për t’i dëshmuar ato.

Pra, shpella na ishte një vrimë, e futur në mal. Duke qenë jashtë shpellës, a do të dije se ç’ka brenda në të? Përgjigja do të ishte: jo. Gjithesesi, së pari, duhet të futesh brenda, e pastaj të fillosh hulum-timet dhe, në fund, të dalësh me rezultatet përfundimtare të asaj shpelle. Pra, së pari, ishte emri i kësaj sureje, që nuk duhej t’a kalonim, ashtu thënë, shkel e shko. All-llahu xh.sh., bëri shumë shpe¬lla kuptimore. Gjërat, të cilat na fshihen nga realiteti ynë, në gjithësi dhe univers, gjithashtu ngjarjet e Musasë a.s.me Hizrin[1] ,ose me njeriun, të cilit All-llahu i kishte dhënë dituri. Është fillimi i një tregimi, qëllimi i së cilit është që, ne, mos t’i anashkalojmë gjërat. Përmbytja e anijes, e cila ishte në duart e të vobektëve, ishte një vepër e shëmtuar, nëse do të gjykonim nga pamja e jashtme. Realiteti ishte krejtësisht ndryshe, ajo u shpëtoi, atyre, anijen nga uzurpimi i mbretit tiran i kohës së tyre. Ashtu si ishte edhe vrasja e fëmijës, por, në kuptim e gjërë, ishte përkujdesje dhe mbrojtje e prindërve të tij të mirë, duke ju dhuruar një fëmijë tjetër të pastër e të mirë. Ata, u mbrojtën ngase ishin të mirë, se përndryshe, ai do t’i bënte të dilnin nga feja. Ashtu si dhe riparimin e murit, që ia bëri popullit të një fshati. Ata të dy, kishin kërkuar ushqim nga fshatarët, por ata refuzuan t’ju japin ushqim këtyre dy udhëtarëve të huaj e të uritur. Këto veprime, nuk i pranon logjika e shëndoshë, por ja, që ai e bëri atë, për shkak se e dinte që muri i përkiste disa jetimëve, ati i të cilëve u kishte fshehur atyre nje thesar para se të vdiste. Ai e riparoi murin, që fshatarët mos t’ua merrnin thesarin atyre. Ky ri-parim, do të qëndronte derisa jetimët të rriteshin, e pastaj ata vetë t’a nxirrnin atë thesar. Sikur të shkatërrohej muri, në kohën kur jetimët ishin të vegjël, do të dilte në shesh thesari dhe do t’ua mer-rnin atë.

Për këtë do të flas më gjërësisht. Këto ajete nuk mundemi t’i shpjegojmë me kaq rreshta të shkurtër. Me këtë desha të sinjalizoj se, kjo sure është e një rëndësie të veçantë. Dëshira e All-llahut xh.sh ishte që të zbulojë, në këtë sure, disa nga vërtetësitë e fshetësirave për ne. Mendja e njeriut, vetë, nuk do të arrinte t’i kup-tojë ato. Po ashtu, dëshira e Tij, ishte që, ne, mos t’i anshkalojmë gjërat, duke i gjykuar ato s’i të dëmshme për ne e, në realitet, ështe e kundërta e saj.

Referencat
  1. Hizri, në arabisht është Khidr. Emri i një njeriu, i cili është theksuar në Kur’an, si Njeri i Mirë dhe shumë i ditur, i cili vazhdimish i shprehte falen-derim All-llahut, për atë dituri, që ia kishte dhënë.

Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4