Mrekullitë e Kur'anit II/4
Ç’KUPTOJMË ME FJALËN SHPELLË | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Shpella, për të cilën Kur’ani Kerim tregon këtë ngjarje, është një shpellë, që ka ekzistuar në të vërtetë. Në të hynë disa besimtarë. Kjo shpellë, atyre, iu shërbeu për t’u fshehur, ngase kishin ikur, për arsye se ishin besimtarë. Frikësoheshin mos t’i shkatërronin fizikisht pushtetarët mizorë të asaj kohe. Këtu, do të ligjëroj për tri gjëra, të cilat do t’a sqarojnë kuptimin. Këto, tri gjëra, ishin të panjohura në kohën së revelimit ose zbritjes së Kur’anit Kerimit. All-llahu, këtë di-turi, ia shpalosi mendjes së njeriut, pas revelimit të Kur’anit.
Tregimi i Lekës së Madh – sunduesit të dy mbretërivve (lindjes dhe perendimit). Në këtë ligjërim, tema e diskutimit, nuk është rreth vetë Lekës, e të tregojmë se kush ishte personaliteti tij. Kur’ani, nuk ka për qëllim të përcaktojë tregime rreth personaliteteve. Përcaktimi i vetë personit, ndodh që t’a prishë rëndësinë e ngjarjes, si dhe, nëse për shembull, orvatemi të flasim rreth personave, që ishin në shpellë, ose kush ishte faraoni i Musasë, ose kush ishte Karuni, e të tjerë nga personalitet e theksuara në Kur’an. Atëherë, me siguri, do të humbej realiteti për të cilën, All-llahu dëshiron të na tregojë. Këta persona, në histori, përmenden në shumë vende, si dhe në shumë periudha kohore. Shpeshherë, këto tregime, dalin të kundërta, në periudha te ndryshme kohore. Ajo varet nga koha dhe mënyra e përhapjes së propagandës, gjithashtu bëhen edhe përshtatje të fjalëve që qarkullojnë, ose ashtu si i pëlqen ndonjë klani t’a tregojë vetë ngjarjen, ose të tregojnë kohën dhe vendin e ndodhjes, si dhe ku gjenden. Kur All-llahu na sjell shembuj, për ata, të cilët nuk e besuan Atë, psh. gruan e Nuhut a.s. ose gruan e Lutit, All-llahu nuk ka për qël-lim vetëm këto gra, qëllimi është për të gjitha gratë, që i tradhtojnë burrat e tyre të mirë. Ose, shembullin e gruas së faraonit, me të ka për qëllim të gjitha gratë e mira, që burrat e tyre janë pabesimtarë. Për të gjitha ngjarjet, që përsëriten gjatë historisë, emrat e tyre nuk janë përcaktuar. Kurse ngjarjet, që nuk përsëriten, emrat e tyre janë përcaktuar, si p.sh. ngjarja e Merjemes. Për këtë arsye, All-llahu i Lartësuar, thotë: “dhe Merjemja, e bija e Umranit”, e përcaktoi emrin, ngase ajo ngjarje nuk përsëritet. Tregimi i ngjarjeve në Kur’ani Kerim, nuk nënkuton se ajo ngjarje përfundon, me përfundimin e ngjarjes së atij personi. Pra, kur ne flasim për Dhulkarnejnin (sunduesin e dy mbretërive-lindjes dhe perendimit[1]), flasim për njeriun, i cili kishte dhunti, nga All-llahu xh.sh., për çdo gjë, prandaj e udhëzoi për rrugëtim, e këtu nuk është fjala rreth personit, se kush në të vërtetë ishtë Dhulkarne-jni, ose gjërat më pak të rëndësishme. Të gjitha këto, tek ne, nuk çojnë peshë. Tani, të shohim një ajet shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me Dhulkarnejnin. All-llahu thotë: “Derisa arriti në lindjen e diellit (aty ku dukej se po lindte, ose më saktë, deri tek populli më i largët, në lindje, që përjetonte vuajtjet e parisë së tyre), vërejti se, ai lindte tek një popull, që Ne nuk iu kishim dhënë atyre mbulesë nën të (diellin)”[2]. Këtë tregim, do t’a ndërpresim këtu, sepse kemi për qëllim diçka tjetër. Në këtë ajet Kur’anor, All-llahu i Lartësuar, nuk përmend asgjë tjetër, përveçse Dhulkarnejnin, i cili kishte arritur tek një po¬pull, të cilëve nuk iu kishte dhënë All-llahu mbulesë, në mes tyre dhe diellit. Shumë njerëz, lexojnë ajetin pa vërejtur asgjë. Mendja e njeriut duhet pak të ndalet në këtë ajet dhe të pyesë. Çfarë na mëson ky ajet? Nëse lodhemi së menduari pak, vërejmë se All-llahu na para-lajmëron se, atje diku larg, është një popull, të cilëve nuk iu ka dhënë mbulesë, midis tyre dhe diellit. Çfarë kuptojmë nga kjo? Cili është qëllimi i All-llahut xh.sh., të na tregojë se, atyre nuk u ka dhënë mbulesë poshtë diellit? A thua, nënkupton që ajo tokë të jetë e rrafshtë, pa drunj për t’u strehuar ose mbuluar nga dielli? A thua nënkupton se, ata nuk kanë shtëpi banimi për t’u strehuar nga di-elli? Apo, mos vallë, ata janë lakuriq e nuk kanë rroba për t’u mbuluar. Të gjitha këto konstatime, do t’i shkonin ndërmend njeriut. Por, realisht thënë, që të gjitha këto, nuk parakuptojnë të jenë mbulesë e njeriut nga dielli. Dielli është prezent, kur ata do të dalin nga shtëpitë e tyre, gjithashtu do të jetë prezent, kur ata do të dalin prej hijeve të lisave, etj. Të gjitha këto, nuk nënkuptojë mbulesën ndaj diellit. Pra, kush do të konsiderohej mbulesë e diellit, dhe ajo që e bën atë të humbë, ose të shkojë? Ajo është nata, pra, terri. Nata është ajo që mbulon diellin. Gjatë natës, nuk shihen rrezet e tij, në asnjë vend. Atë nuk e sheh në cilindo pozicion të jesh, si nga lartë, po ashtu edhe në rrugë, etj. Atë nuk e sheh, sepse është i fshehur nga ti, me terr. Pra, duhet të ndalojmë vetëm pak. All-llahu i Lartësuar, në një nga ajetet e mëparshme, kishte sjellë disa rregulla, të cilat i nevojiteshin për të qarkulluar në tokë, duke thënë se, duhet t’i përmbahemi shkaqeve, të cilat vinin nga All-llahu, të pëlqyera për ne. Pastaj ajetet e tjera, kur Dhulrarnëjni arriti në mes dy digave, aty ai takoi një popull, si dhe dy të tjerë, ata Jexhuxhë dhe Mex-huxhë. Ishin popuj prapshtanë.[3] Por tani, kemi të bëjmë me ajetin, i cili thotë: “Derisa arriti në lindjen e diellit (atu ku dukej se po lindte, ose më saktë, deri tek populli më i largët në lindje, që përjetonte vuajtjet e parisë së tyre), vërejti se, ai lindte tek një popull, që, Ne, nuk iu kishim dhënë atyre mbulesë nën të (diellin)”. Tani, All-llahu i Lartësuar, nuk ka përqëllim të tregojë veprën e Dhulkarnejnit, por qëllimi është të tregojë diçka shumë të rëndësishme, përderisa, me kaq precizitet, Kur’ani e përcjell secilën shkronjë në të. Duhet të jetë kështu, sepse All-llahu i Lartësuar, dëshiroi të na tregojë, në këtë ajet, diçka. Pra, cila është ajo Urtësi e fshehur, në këtë ajet? Shumë njerëz, kur i lexojnë këto ajete nuk thellohen, por ato i kalojnë shkel edhe shko. Duhet t’a dimë se All-llahu, sikur që kishte angazhuar me detyrë, Dhulkarnejnin, pas perëndimit të diellit, e kishte angazhuar, gjithashtu, edhe atëherë, kur kishte arritur edhe tek popujt, që kishin ngritur digën. Por kësaj radhe, nuk kishte angazhim[4] . Nuk ka dyshim se, qëllimi i All-llahut, këtu, është të na tregojë se Leka i Madh, kishte arritur në një pjesë të tokës, ku nuk perëndonte dielli, për një kohë të gjatë. Është një vend, jo i zakonshëm për ne, që njohim lindjen dhe perëndimin. Dielli lind dhe një kohë të gjatë nuk perëndon dhe kështu nuk ka kush e mbulon atë. Sot, na janë të njohura vende, në të cilat nuk perëndon dielli për 6 muaj. Ai vend është poli veriut, si dhe poli jugut të tokës. All-llahu, sikur do të na thotë se, keni vende, në të cilat rregullat, me të cilat përballemi gjatë ditës dhe natës, diku në këtë ruzull, nuk vlejnë, sepse dielli, atje, lind dhe për një kohë shumë të gjatë, nuk perëndon. | ||||
Referencat | ||||
| ||||
|