Mrekullitë e Kur'anit/Kur’ani mrekulli e vazhdueshme

Nga Wikibooks

KUR’ANI MREKULLI E VAZHDUESHME

Mrekullia e Kur’anit ndryshon dukshëm nga mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm. Mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm, ishin mrekulli që shfaqeshin në moment. Ato shfaqeshin në prezencën e popullit, për të bindur popullin se ata janë të dërguarit e All-llahut. Ai që i shikonte ato mrekulli, do t’i besonte, kurse ai i cili nuk i dëshmonte ato, do të varej prej tij pasi të in-formohej për mënyrën e ndodhisë. Sikur edhe ne të mos i dëgjonim nga Kur’ani, do të kishim thënë se ato mund të mos kishin ndodhur ose janë gjepura.
Mrekullitë të cilat shfaqeshin në prezencën e popullit ishin bindëse. Por, ata të cilët nuk i kishin parë, mund t’i besonin si të atilla, sepse ato nuk reprizoheshin herën tjetër.Ka zëra që thonë se me zhvillimin e shkencës

Sado të ndryshojnë format e jetës, mrekullia mbetet mrekulli në mënyrën e vet.

ato mund edhe të zbulohen. Këto thënie janë të pa sakta, sepse mrekullia mbetet mrekulli, deri në ditën e kijametit. Mbase dikush, dikur mund të thotë se unë e hap detin, por, edhe sikur të ndodhte kjo, nuk do ta kishte efektin e mrekullisë, sepse mrekullia mbetet mrekulli. Por, në një gjë jam i bindur. Asnjë njeri nuk mundet që me një goditje ta ndajë detin. Dikush mund të thotë se Isai a.s. i shëronte të lebrosurit, të zgjebosurit etj. Edhe tani ne i shërojmë këto sëmundje. Mirëpo, mrekullia mbetet mrekulli, në vet faktin se nuk do të mundet askush t’i shërojë këto sëmundje vetëm me një të prekur ose duke shenjëzuar, përveq Isait a.s. Dikush mund të konstatojë, se sot brenda një dite mund të shkohet disa herë nga Mekka në Jerusalem. Por, edhe këtyre u themi se nuk mund të shkohet në mënyrën siç shkoi Muhammedi s.a.v.s. pa aeroplan, duke mos e llogaritur shkuarjen e tij në qiellin e shtatë. Sado të ndryshojnë format e jetës, mrekullia mbetet mrekulli në mënyrën e vet. Ajo do të konsiderohet mrekulli në vetë llojin e shfaqjes së saj. Nuk ka dituri njerëzore, dhe as që do ketë, që ta zbulojë këtë lloj të mrekullisë, ajo do të mbetet mrekulli.
Nga ajo që kemi dëgjuar për mrekullitë e mëparme, konstatojmë se vërtetë janë vepra të All-llahut, ngase veprat e All-llahut mbarojnë menjëherë pasi që ato të shfaqen, p.sh. hapja e detit dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, pasi të shfrytëzohet ajo kohë. Zjarri ndryshoi cilësinë e vet për një moment, për Ibrahimin a.s. dhe, më pas u kthye në gjendjen e mëparshme. Kurse mrekullia e Muhammedit s.a.v.s. është një nga cilësitë e All-llahut, e ajo është të folurit e Tij dhe kjo do të mbetet gjithmonë, kjo cilësi do të vazhdojë së ekzistuari deri në pafundësi .

Mrekullia nuk i nënshtrohet rregullave të logjikës së njeriut. Ajo, duhet të tregohet ashtu siç ishte dhe siç u përcoll nga Kur’ani.

Të dërguarit e All-llahut dallohen sipas përkrahjes së tyre me mrekulli ose veçoheshin me ndonjë shenjë. Ato dallohen nga mrekullitë e njerëzve, ngase All-llahu iu mundësoi që vepra e tyre t’i gjasojë mrekullisë së kohës së vet. All-llahu bën që i dobëti të bëhet i fortë, të pa mposhturin e bën të mposhtet, ate që është i pa aftë e aftëson, p.sh. mrekullia e betejës me elefantë7.– All-llahu bëri që shpendët e quajtur Ebabil, të sulmojnë ushtrinë dhe elefantët me guralecë dhe t’i shkatërrojnë. Një krijesë kaq e vogël të jetë vdekjeprurëse kundrejt elefantëve, ishte e pa besueshme. Por, ja që kjo ishte një mrekulli e All-llahut, që i tronditi edhe ata njerëz të cilët nuk e kishin parë këtë mrekulli, por vetëm e kishin dëgjuar. Tani kemi disa shkencëtarë që thonë se ato shpezë kishin me vete disa mikrobe që ishin vdekjeprurëse për ushtrinë dhe elefantët. Kjo thënie e këtyre dijetarëve nuk ka bazë shkencore dhe kohore. Ata dëshirojnë të krijojnë amulli në popull, me qëllim që të ulet madhështia e mrekullisë. Një gjë është e qartë, mrekullia mbetet mrekulli. Mrekullia nuk i nënshtrohet rregullave të logjikës së njeriut. Ajo, duhet të tregohet ashtu siç ishte dhe siç u përcoll nga Kur’ani. Kjo ngjarje ndodhi në vitin e lindjes së Muhammedit s.a.v.s. Kur’ani na e përshkruan ngjarjen pas 40 viteve. Sikur të mos ishte ashtu siç e përshkruan Kur’ani, atëherë do ta përgënjeshtronin jobesimtarët e kohës, të cilët e kishin përjetuar ngjarjen dhe ishin dëshmitarë të gjallë. Ata e vërtetuan atë ndodhi. Kjo ngjarje na vërteton madhështinë e mrekullisë, së bashku me forcën dhe dëshirën e All-llahut. Atij që Ai dëshiron t’ia japë mrekullinë, i jep fuqi dhe mundësi. U jep forcë zogjve për t’i mundur elafantat edhe pse kjo gjë është në kundërshtim të plotë me logjikën njerëzore. I mundësoi Musait që t’i mundë magjistarët, si dhe t’i jep forcë për t’a ndarë detin. Poashtu, i mundësoi edhe Isait t’i shërojë të sëmurit, si dhe t’i ngjallë të vdekurit. Të gjitha këto ishin me emrin e All-llahut.
Mrekullia e Zotit ndryshon dukshëm nga mrekullitë (magjitë) e njer¬ëzve. Nëse një njeriu të dobët i thuhet që të bartë një peshë të cilën nuk mund ta bartë, tjetri nuk mund t’ia japë fuqinë e vet atij, por, do ta bartë peshën në vend të tij. Sado që të ecë përpara shkenca, njeriu nuk mund t’i japë fuqi të jashtëzakonshme tjetrit, por, ai mundet vetëm ta ndihmojë nga jashtë. I vetmi që mundet të bëjë këtë, është All-llahu i Lartësuar. Të dobëtin Ai e bën të fortë, sepse Ai është absolut. Gjithmonë kur e vëren se një i dobët e mund te fortin, dije se kjo është dhuratë e All-llahut. Në rastin kur Ibrahimi a.s. kërkoi nga All-llahu që ta bindë se si i ngjallë të vdekurit, All-llahu i tha: “A nuk më beson !?”. “Jo por të më qetësohet zemra”, ia ktheu Ibrahimi a.s. Atëherë, All-llahu i tha merre një shpend dhe copëtoje atë dhe pjesët e tyre shpërndaji nëpër skajet e qytetit. Atëherë kur para tij erdhi çdo pjesë e trupit të shpendit dhe të njëjtat u ngjitën, shpendi u kthye në gjendjen e mëparme. Pra, Ibrahimi a.s. u lut për këtë, pra, All-llahu dëshiroi dhe urdhëroi dhe ajo u bë në çast. Mrekullia e All-llahut dallon shumë nga mrekullitë e njerëzimit dhe ate do ta shohim në temat tjera të ardhshme.