Jump to content

Mesele/8

Nga Wikibooks
Si e zjodhi mreti Sadriazemin e ri

Kish pase deke Sadriazemi, e mreti dojke m'e gjete ni Sadriazerat t'meqem me ja zane venin, i thirri 12 ylemate ma t'dishmit n'krejt yl-qen e vet e po do' me i pa vete se kush ä' ma i meçem e ma i zoti. Jau caktoi ni ditë se kür me ardhë. Po vinë ylemaja njä ka njä. Mreti dojke me i provue edhe u dha urdhën hyzmeqarëve qi rrishin te dera me e marr ni sahan pak t'flliqt, m'e mlue, e ylemate me i shti mrena ka njä ka njä. Kur t'hinë mrena, me e shplue ata t'flliqt e me u thane: „Urdhni i mretit äsht me e kerkue pak".

Ylemate ja nisen me ren e po vine. Kur hishin n'dere, e kerkojshin. Ka pak t'flliqt me gisht, me e çue n'ven urdhnin e mretit, edhe hypshin nalt n'oden e tij. Mrena hinë nimdhete ylema. Kur erdh i dymdheti, po i thote hyzmeqari

- Urdhni i mretit äsht me e kerkue pak ata t'flliqt para se me u ngjite n'ode t'tij.

Ky s'desht kurrqysh e bertiti

- Qysh kujton mreti qi une e ha t'flliqtit? Per ksi urdhnash s'e-njof per mret!—
- Po edhe ata nimdhete ylemate tjere e kane kerkue ka pak para se me hi tu mreti, — i thane hyzmeqaret.
- Sa per t'flliqt boll kam n'shpi teme, e s'kishna ardhe ktu te mreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirre mreti per naj pune-t'meqme e t'madhe.

Hyzmeqari e pa qi ky s'po merr edhe e lamjroi mretin. Mreti dha urdhnin me e lidhe e me e shti n'burg. Atyne nimdhete ylemave qi i kish n'ode u dha ka 'i cigare e u tha

„Veq kam qef me ju pa e me ju ngjof'te".

Edhe dikur i percuell. Kur dulen nimdhete ylemate, mreti dha urdheii me i lidhe e me i mshele n'burg. At'here çoi e e i thirri atá t'dymdhetin. Po i thote me fjale t'shtira

- A ti je ai qi s'e çove n'ven urdhnin tem a? A e din shka t'gjan?

Ky ylemaja i tha

- Per qasi urdhni t'gabueshem nuk t'njof per mret. Une kam men-due se na ke thirre per naj pune t'megme e t'madhe, se per me hanger t'flliqt, me pase dashte, kishna hanger tu shpija e s'kishna ardhe tu ti.

Mreti e pa qi ish guximtar e i drejte, e nrroi ftyren e ja nisi e po kesh. U gue, e muer ngryke edhe i tha

- Ti do t'bähesh Sadriazem se kam ymyt se veç ti munesh me e majite t'paqt, tuj ba pune t'mira e me drejtsi, pa u flliqe, ashtu si nuk u flliqe per me e que n'ven urdhnin tem qi s'ish me ven.

Kta e bani Sadriazem e nimdhete ylemate tjere i kalbi haps.


< 7
faqe
- 8 -

9 >