Mesele/7

Nga Wikibooks
Berisha

Ish mbytë njiherë njêni n'lum e ishin tubue do gjind, tue u orvatë me ia nxjerrë kufomën. Lypën goxha giatë, po kurrqysh s'mujshin me i râ n'fije. Kapërcen n'atê nji plak e i pvetë njata dashamirë, se çka ishin tue lypë. I diftojnë këta plakut, qi ish mbytë nji bashkudhtar e qi s'po mund ia gjeshin kufomën. Kujtohet plaku e pvetë: "Çfarë fisit ka kênë i shkreti?" - këta gjegjen, qi kish pas kênë Berishë. "Po ku bash ka sharrue?" - pvetë plaku. Gjindja i diftojnë me gisht mâ përpjetë e i thonë, qi po e lypshin teposhtë, se "lumi i rrëmbyeshëm e do ta ketë bajtë". - "Jo", u thotë plaku, "lypne përpjetë, se berishët janë aq kryefortë, sa edhe t'dekun veç t'kundërtën e bâjnë." Edhe njimênd kufomën e gjetën nja njiqind kâmbë përpjetë vêndit, ku kish sharrue i ngrâti.


< 6
faqe
- 7 -

8 >